Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mediat gjermane bëjnë të ditur se përleshjet çuan në përdorimin e mjeteve të forta, përfshi karrige dhe tavolina, dhe disa tifozë dhe të paktën një oficer policie mbetën me plagë të rënda në kokë.
GJERMANI- Një përplasje e dhunshme ka ndodhur ditën e djeshme mes serbëve dhe anglezëve. Siç raportohet një tifoz i Anglisë dhe shtatë serbë po përballen me akuza penale dhe ndalime të hyrjes në stadium gjatë Euro2024. Ndërsa policia gjermane ka thënë se dhuna në qendër të Gelsenkirchen, në Gjermaninë perëndimore, shpërtheu pasi tifozët anglezë kishin kërkuar të hynin në një restorant të mbushur plot me mbështetës të Serbisë. Po ashtu një tifoz anglez u trajtua në spital dhe iu ndalua për të ndjekur ndeshjen në Arena AufSchalke me kapacitet 50,000 persona.
Mediat gjermane bëjnë të ditur se përleshjet çuan në përdorimin e mjeteve të forta, përfshi karrige dhe tavolina, dhe disa tifozë dhe të paktën një oficer policie mbetën me plagë të rënda në kokë. Megjithatë policia tha se sjellja e tifozëve të Anglisë ishte e shkëlqyer. Ndërkohë në një konferencë shtypi në Gelsenkirchen, Peter Both, shefi i policisë, tha se nuk ishte e qartë se kush e provokoi dhunën, por se tetë burra do të përballeshin me procedim penal.
“Grupi i tifozëve serb ishte tashmë në restorant dhe padyshim hëngri atje dhe më pas një grup më i madh i tifozëve anglezë u përpoqën të futeshin në këtë restorant. Dhe kjo është pikërisht ajo që ndezi mosmarrëveshjen. Ajo që nuk mund të themi tani, natyrisht, në retrospektivë, është se serbët refuzuan hyrjen e anglezëve apo anglezët i provokuan serbët? Sigurisht, kjo vështirë se mund të zbardhet më pas. Fakti është se kur kanë tentuar të hyjnë në pijetore ka pasur një sherr të menjëhershëm fizik. Më pas bëmë disa ndalime. Kemi kryer gjithsej rreth 50 kontrolle identiteti. Ne morëm tetë tifozë në paraburgim para ndeshjes, të cilët më pas nuk ishin në gjendje ta shikonin ndeshjen," tha shefi i policisë.
joe biden dhe donald trump SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e shpërthimit të një lufte t...
Jens Stoltenberg MOSKA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e ...
Jens Stoltenberg RUSI- NATO-ja është angazhuar në bisedime për të vendosur më shumë armë bërthamore në gj...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se është e rëndësishme që një vendim të merret shpejt...
fotot ilustruese TEKSAS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Teksas pas disa të shtënave me armë nga një i ri. Bë...
Rexhep Tajip Erdogan PALESTINË- Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan bota duhet të marrë masa kundër Izraelit. Përmes nj&eum...
Foto ilustruese ITALIA- Mbrëmjen e djeshme në detin Jon, 100 milje në jug-lindje të bregut të Kalabrisë, një varkë ...
fotot ilustruese ITALI- Një 52-vjeçar është arrestuar në Itali në ditën e parë të lirisë pas 22 vi...
Foto ilustruese SHBA- Ushtria amerikane thotë se grupe të mëdha dronësh dhe robotësh mund të menaxhohen nga një person i...
RUSI- Eksperti ushtarak rus Igor Korotchenko ka thënë kohët e fundit në televizionin shtetëror se Kremlini planifikon të sulmoj&...