LIVE UPDATES
Bota

Florida, shteti me rritjen më të shpejtë të popullsisë në Amerikë

Sipas të dhënave nga Byroja amerikane e Regjistrimit më shumë se 700 mijë njerëz u shpërngulën në këtë shtet midis prillit të vitit 2020 dhe korrikut të vitit 2022, gjatë pandemisë COVID-19. Ishte koha kur shumë punonjës që vijonin punën në distancë mund të jetonin ku të dëshironin.

18 Mars 2023, 23:01 Nga k.m.
Florida, shteti me rritjen më të shpejtë të popullsisë
Foto ilustruese

Si asnjëherë më parë, Florida po përballet me një numër të madh të banorëve që shpërngulen për të jetuar në këtë shtet. Sipas Byrosë amerikane të Regjistrimit, Florida është bërë shteti me rritjen më të shpejtë të popullsisë në Amerikë, duke arritur në 22 milionë banorë.

Nëse i pyet njerëzit pse janë zhvendosur në Florida, pothuajse të gjithë kanë të njëjtën përgjigje.

“Sepse e urrej të ftohtin. Të gjithë i duan rrezet e diellit dhe palmat”, thotë Kathy Bonini, e cila është zhvendosur nga Pensilvania.

“Kemi mot me diell, ndaj ne themi që jemi ‘Shteti i Diellit’”, thotë Nancy Sikes-Kline, kryetare e Bashkisë St. Augustine, në Florida.

“Prindërit e mi kanë lindur në Karaibe, ndaj janë mësuar me motin e ngrohtë. Ata u lodhën nga moti i ftohtë në Boston”, thotë Kevin Pierre.

Por nuk është vetëm moti i ngrohtë që e ka bërë këtë shtet kaq tërheqës. Ekonomisti Sean Snaith tregon se në Florida mund të gjesh një punë shumë shpejt. Dhe një tjetër fakt është se ndryshe nga shumica e shteteve amerikane, Florida nuk ka tatim mbi të ardhurat shtetërore.

“Në varësi të vendit nga po lëvizin njerëzit, kjo mund të jetë një shtesë prej 10% në pagën aktuale dhe që më parë shkonte për të paguar taksat shtetërore”, thotë Sean Snaith, Profesor i Ekonomisë në Universitetin “Centra”.

Sipas të dhënave nga Byroja amerikane e Regjistrimit më shumë se 700 mijë njerëz u shpërngulën në këtë shtet midis prillit të vitit 2020 dhe korrikut të vitit 2022, gjatë pandemisë COVID-19. Ishte koha kur shumë punonjës që vijonin punën në distancë mund të jetonin ku të dëshironin.

Të dhënat tregojnë se shumica e njerëzve që u zhvendosën në Florida ishin nga shhtete si Nju Jorku, Xhorxhia, Ohajo, Pensilvania dhe Kalifornia.

“Ishte koha për t’u larguar nga Kalifornia ndërsa zjarret dhe kostoja e lartë të jetesës u bënë të papërballushme. Këtu taksat janë më të ulëta dhe padyshim kostoja e jetesës është shumë tërheqëse, si dhe ke mundësi për rritje”, thotë Aaron Dan që u zhvendos në Florida gjatë pandemisë.

“Këtu jeta është me e qetë. Në veri, të gjithë janë me nxitim gjatë gjithë kohës”, thotë Kathy Bonini, e zhvendosur në Florida nga Pensilvania.

Ka dhe nga ata që shkojnë në Flordia nga jashtë kufijve të Shteteve të Bashkuara.

“Kemi pasur shumë migrime ndërkombëtare në shtet nga disa vende. Nuk janë vetëm një apo dy vende, është Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut, Karaibet”.

Sharon Wooten, është një agjente e pasurive të paluajtshme e cila ka lindur dhe është rritur në Florida. Me kalimin e viteve ajo ka parë që të priten pemët e portokalleve për t’i lënë vendin ndërtimeve të shtëpive.

“Ka ndryshuar shumë. Toka bujqësore është zhdukur,”- thotë ajo.

Wooten thotë se ajo është pro ndryshimeve, por të bëhen sipas rregullave.

“Mendoj se nëse kujdesemi për burimet tona natyrore dhe nuk zhvillohemi shumë shpejt, është në rregull. Duhet të mendojmë për ato që do të vijnë. Planet e mira të zhvillimit sjellin mundësi për njerëzit”, thotë ajo.

Ekonomisti Snaith shikon anën pozitive të rritjes së popullsisë.

“Çdo familje e re që zhvendoset në Florida ka nevojë për një vend për të jetuar. Ata kanë nevojë për të gjitha gjërat që i duhen një konsumatori . Pra, e dini, rritja e popullsisë është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është rritja ekonomike”, thotë ai./VOA

florida

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit