LIVE UPDATES
Bota

Fitorja e Melonit/ Lubonja: Nativiste! Ka akuzuar Sorosin se po bën zhvendosje etnike! Italianët i dhanë një mësim klasës së vjetër

Lubonja tha se Meloni është "radikale" sa i përket çështjeve të tilla si: Martesa LGBTQ dhe se ajo është një kundërshtare e fortë e ideve të George Soros.

28 Shtator 2022, 22:33 Nga e.k
Fitorja e Melonit/ Lubonja: Nativiste! Ka akuzuar Sorosin se po bën
Fatos Lubonja

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar fitoren e Georgia Melonit në Itali deklaroi se arsyeja e ardhjes së saj në pushtet, ka qenë lodhja e italianëve nga klasa dominuese.

Duke folur në emisionin "Open", ai u shpreh se nuk pret që të ketë një ndryshim në Itali, as në aspektin ekonomik, me ardhjen e Melonit në krye të shtetit, por se ajo që sheh pozitive, është mësimi që iu dha klasës dominuese në Itali me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Lubonja tha se Meloni është "radikale" sa i përket çështjeve të tilla si: Martesa LGBTQ dhe se ajo është një kundërshtare e fortë e ideve të George Soros.

“Mendimi im është se siç tha edhe për 5 Stelle që fitoi me 33 përqind para 4 vitesh, nëse do kërkojmë diçka të përbashkët është të qenit parti antisistem. Fitorja i dedikohet lodhjes së italianëve nga klasa dominonte politike. Ajo që tha Leonard Berberi është e vërtetë që kanë shkuar votues të 5 Stelle tek Melone sepse janë pjesa më anti sistem e votuesve të Ialisë. 5 Stelle zhgënjeu se u fut brenda sistemit e ra, edhe Lega. Futja ishte në qeverinë Draghi, që paraqitej si përfaqësues i bankave, i klasës dominonte. Pyetja është nëse Melone do të jetë kaq anti sistem. Deklaratat e saj deri në zgjedhje kanë ndryshuar në radikalizëm, ka qenë kundra Sorosit sepse ishte anti liberale lidhur me emigracionit. Ka akuzuar se po bën zhvendosje etnike po përzë italianët e po sjell emigrantë të huaj. Të drejtat sociale e civile, Meloni është kundra kryesisht nuk ka ndjeshmëri ndaj të drejtave sociale sepse është e djathtë, por është jo haptazi kundër, me një gjuhë të moderuar ndaj martesave të komunitetit LGBTQ. Mund të konsiderohet edhe pak nativiste. mendoj që do të thithet nga sistemi, ka qenë pjesë e sistemit. Në anën ekonomike nuk do të ndryshoje asgjë ", tha Lubonja.

Sa i përket çështjes së shumëpërfolur se Meloni nuk ka një diplomë universitare, Lubonja u shpreh se një gjë e tillë nuk është diskutuar kurrë në debatet politike që ajo ka zhvilluar. Ai u ndal dhe njëherë në faktin se fitorja e saj lidhet vetëm me faktin se italianët sipas tij janë të lodhur nga klasa e vjetër politike.

“Në Itali kjo nuk është bërë armë e opozitës. Unë i kam ndjekur debatet dhe nuk është përmendur thuajse fare. Talenti politik është një gjë tjetër… Nuk është në Perëndim ky problem. Tek ne është më shumë sepse duam formën por përmbajtjen nuk e shohim. Për mua ka fituar sidomos që nuk hyri në qeverinë Draghi. Vota që ka marrë kjo është votë ndëshkuese. Italianët ndëshkojnë. 50% e italianë janë kundra luftës. Një pjesë ia dhanë votën asaj edhe si votë ndëshkimi për klasën tjetër dhe demokracia e ka këtë. Italia ka qenë një sistem ku PD e famshme ka qeverisur duke qenë në minorancë 10 vjet. Pra Meloni duke qëndruar opozitë mori simpatinë e të gjithë atyre që ishin të lodhur. Ishte triumf i një sistemi neoliberal ku edhe e majta u dorëzua pas Luftës së Ftohtë dhe shkoi djathtas, në Itali veçanërisht. Njerëzit e majtë më radikalë, janë shumë të pakënaqur dhe kur fitoi ‘Pesë Yjet’, fitoi radikalët e majtë. Pra ka një fenomen në botë i bashkon Melonin, Le Penin. Melonin nuk e konsideroj antisistem dhe Meloni në programin e saj ekonomik është kundër asistencës, sepse është liberale, nuk është as e djathtë sociale”, tha më tej Lubonja.

Rezultatet treguan se koalicioni i ri-djathtas fitoi rreth 44% të votave parlamentare, me Vëllezërit e Melonit të Italisë që morën rreth 26%. Partnerët e saj të koalicionit ndanë pjesën e mbetur, me Ligën anti-emigrante të Matteo Salvinit që fitoi gati 9% dhe Forza Italia më e moderuar e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi merr rreth 8%. Një e treta e mandateve u ndahen zonave zgjedhore një-deputetësh të parë, ndërsa dy të tretat e tjera vijnë nga listat e partive proporcionale. Por votuesit nuk mund të ndajnë votën e tyre, për shembull, duke zgjedhur një kandidat të zonës qendrore dhe një listë proporcionale të majtë. Pra, votimi me një anëtarë është një tregues i fortë i mbështetjes së çdo koalicioni në një zonë të caktuar.

georgia meloni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet