LIVE UPDATES
Bota

"Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“, publikohen pamjet e para të zonave ku lindin yjet e galaktikave

Observatori Vera Rubin do të nisë gjatë këtij viti projektin e tij kryesor, Legacy Survey of Space and Time (LSST). Për një një dekadë çdo ditë do të bëhen skanime shumë të sakta të qiellit të natës.

8 Korrik 2025, 10:12 Nga M.B
"Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“,
Imazhe nga mjegullnaja galaktike Vrigo filmuar nga kamera e Obeservatorit Vera Rubin

SHBA- Sipas faqes zyrtare të observatorit, teleskopi dhe kamera "do të realizojnë imazhe të detajuara të qiellit në hemisferën jugore për 10 vjet, duke mbuluar të gjithë qiellin çdo pak net dhe duke krijuar një regjistrim super të gjerë, me rezolucion ultra të lartë, në formën e një filmi kohor - filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave.”

Imazhe me qartësi të paprecedentë

Me kamerën më të madhe në botë, janë publikuar së fundmi pamjet e para të zonave ku lindin yjet e galaktikave. Observatori Vera Rubin mund të zbulojë edhe ndryshimet më të vogla në qiell, duke e bërë atë një mjet ideal për zbulimin e asteroideve. Observatori Vera Rubin në Kili ka publikuar imazhet e para të skenave brenda Rrugës sonë të Qumështit (Kashta e Kumtrit), si edhe të galaktikave të largëta, duke treguar objekte të largëta me një qartësi të paprecedentë.

Observatori i financuar nga SHBA-ja, i vendosur në majën e Cerro Pachón në Kilin qendror, ku qielli i natës është veçanërisht i kthjellët dhe pa ndotje, është i pajisur me kamerën dixhitale më të madhe në botë dhe një teleskop me diametër 8.4 metra.

Ndër pamjet e para të publikuara ishte një foto e përbërë e mjegullnajës Trifid dhe mjegullnajës Lagoon, e realizuar gjatë një periudhe prej shtatë orësh. Të dyja këto mjegullnaja, që janë vende ku lindin yjet, ndodhen brenda galaktikës sonë, por janë disa mijëra vite dritë larg, dhe imazhi tregon detaje që nuk janë parë kurrë më parë.

Një tjetër imazh tregonte Grupin e Virgjëreshës (Virgo Cluster), i cili përfshin deri në 2000 galaktika. Observatori, i cili ka qenë në ndërtim për 20 vjet, do të nisë projektin e tij kryesor — Legacy Survey of Space and Time (LSST) — gjatë këtij viti. Në këtë projekt do të realizohen skanime shumë të sakta të qiellit të natës çdo ditë për një dekadë.

Ndër të tjera, observatori po vlerësohet për aftësinë e tij për të ndjekur asteroidët dhe për të zbuluar objekte ndëryjore që kalojnë përmes sistemit tonë diellor.

Observatori është një nismë e përbashkët e Fondacionit Kombëtar të Shkencës së SHBA-së dhe Departamentit të Energjisë, dhe mban emrin e astronomes pioniere amerikane Vera C. Rubin (1928–2016).

Kërkimet e Rubin mbi shpejtësinë e rrotullimit të galaktikave dhanë dëshminë e parë bindëse për ekzistencën e së ashtuquajturës materie e errët, e cila mendohet se mund të jetë një faktor që mban galaktikat të bashkuara, pavarësisht lëvizjes së tyre të shpejtë rrotulluese, që përndryshe do t'i shpërbënte ato./ DW

observatori vera rubin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet