LIVE UPDATES
Bota

Fermerët drejt humbjes, Analiza: Qumështi vendor mbetet pa treg

Sipas tyre, problemi kryesor qëndron te mungesa e blerjes së qumështit të freskët nga kompanitë përpunuese, të cilat, siç thonë, po e ulin kërkesën, për shkak të rritjes së importit dhe përdorimit të produkteve zëvendësuese, si vaji i palmës dhe qumështi pluhur.

28 Prill 2026, 09:05 Nga E. D

Fermerët drejt humbjes, Analiza: Qumështi vendor mbetet pa treg

KOSOVË- Në fermat e Kosovës, qumështi prodhohet, por gjithnjë e më shpesh mbetet pa u shitur. Fermerët paralajmërojnë se, nëse trendi vazhdon, do të detyrohen ta hedhin prodhimin.

Sipas tyre, problemi kryesor qëndron te mungesa e blerjes së qumështit të freskët nga kompanitë përpunuese, të cilat, siç thonë, po e ulin kërkesën, për shkak të rritjes së importit dhe përdorimit të produkteve zëvendësuese, si vaji i palmës dhe qumështi pluhur.

Përpunuesit, në anën tjetër, argumentojnë se tregu është i mbingarkuar me produkte të importuara me çmime më të ulëta gjë që, sipas tyre, e vështirëson absorbimin e qumështit vendor.

Konsumi i lartë, por treg i paqëndrueshëm

Produktet e qumështit si djathi, jogurti, kosi, ajka dhe kaçkavalli mbeten ndër më të konsumuarat në Kosovë. Sipas Raportit të Gjelbër të Ministrisë së Bujqësisë, në vitin 2024, konsumi për kokë banori i këtyre produkteve arriti në rreth 228 kilogramë në vit, apo mesatarisht rreth 600 gramë në ditë.

Por, pavarësisht kërkesës së lartë, zinxhiri i furnizimit po përballet me çrregullime serioze në grumbullim dhe shitje. Një nga kompanitë përpunuese, “Pashtriku” në Rahovec, raporton rënie të dukshme në bashkëpunimin me fermerët.

Pronari i saj, Naser Morina, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i fermerëve me të cilët ka kontrata, ka rënë nga 300 para tre muajsh në 230 aktualisht, ndërsa sasia ditore e qumështit të grumbulluar është ulur nga 30 mijë në 20 mijë litra.

“Është e vështirë të ndërpritet bashkëpunimi me fermerët, pasi ata investojnë dhe punojnë shumë në prodhim, por mungon tregu. Edhe fabrikat përpunuese e kanë ulur kërkesën”, thotë ai.

Për shumë fermerë të vegjël, kjo situatë nuk është vetëm çështje tregu, por mbijetese ekonomike, pasi të ardhurat nga qumështi përbëjnë burimin kryesor të jetesës për familjet në zonat rurale.

Paralajmërime për krizë në sektor

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit në Kosovë, Naser Bajraktari, e cilëson situatën alarmante. Sipas tij, rreth 30 për qind e qumështit të prodhuar në vend nuk blihet nga kompanitë përpunuese, ndërsa prodhimi ditor kalon 200 mijë litra.

Shoqata e Industrisë së Qumështit, në anën tjetër, thotë se kompanitë përpunuese po përballen me stoqe të pashitura dhe presion të madh nga importi. Gani Durmishi nga kjo shoqatë thekson se sfidë kryesore është konkurrenca e huaj.

“Shtetet e tjera i subvencionojnë prodhuesit e tyre dhe ata dalin në treg me çmime më të ulëta. Konsumatori nuk e shikon origjinën, por çmimin”, thotë Durmishi për Radion Evropa e Lirë.

Për më tepër, sipas tij, rritja e kostove operative - për energji, karburante, ambalazh dhe fuqi punëtore - e bën të pamundur konkurrimin me produktet e importuara. Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vetëm vitin e kaluar janë importuar mbi 20 milionë euro qumësht dhe mbi 26 milionë euro djathëra të ndryshëm.

Thirrje për masa mbrojtëse

Përballë kësaj situate, përpunuesit kërkojnë ndërhyrje institucionale, duke përfshirë kufizimin e importit apo vendosjen e masave të përkohshme mbrojtëse.

“Duhet të kufizohet importi ose të vendoset ndonjë akcizë, të paktën për një periudhë të shkurtër, derisa t’i shesim stoqet. Përndryshe, do të detyrohemi ta derdhim qumështin dhe kjo i demotivon fermerët”, thotë Durmishi.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë se cilat janë mundësitë për marrjen e këtyre masave. Kushtetuta e Kosovës ndalon kufizimet që cenojnë konkurrencën e lirë, përveç rasteve të përcaktuara në mënyrë eksplicite me ligj.

Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se brenda kornizës ligjore ekzistojnë mekanizma që mund të përdoren për të mbështetur prodhimin vendor, pa cenuar parimet e tregut të lirë, si: rritja e standardeve të kontrollit, transparenca më e madhe në etiketim dhe stimulimi i konsumit të produkteve vendore.

Importi, kostot dhe konkurrenca e pabarabartë

Sipas ish-kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci, teprica në treg nuk është rast i izoluar, por rezultat i faktorëve strukturorë. Ai thekson se importet me çmime më konkurruese kanë zvogëluar hapësirën e produkteve vendore.

“Shtetet e BE-së shpesh subvencionojnë produktet e tyre, veçanërisht kur kanë teprica, duke i bërë më konkurruese në treg”, thotë Gjinovci, aktualisht profesor në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Kosova, përndryshe, ka kapacitete të mjaftueshme për të mbuluar një pjesë të madhe të tregut, por vazhdon të mbetet e varur nga importi. Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në vend janë të licencuara 44 objekte për përpunimin e qumështit, ndërsa, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, mbi 2.500 fermerë janë të regjistruar në sektor.

Në Raportin e Gjelbër të Ministrisë së Bujqësisë thuhet se numri i lopëve qumështore në vitin 2024 ishte mbi 126 mijë, apo rreth 7 mijë më pak se në vitin 2020. Po ashtu, prodhimi i qumështit ka rënë nga 281.960 tonë në 268.980 tonë.

Me këtë nivel, Kosova mbulon rreth 61 për qind të nevojave të brendshme, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga importi. Çmimi i qumështit në tregun e brendshëm varion nga 1.15 deri në 1.30 euro për litër, ndërsa në raste promocionesh mund të bjerë edhe nën një euro.

Debati për vajin e palmës dhe përbërësit zëvendësues

Një tjetër shqetësim i ngritur nga fermerët lidhet me përdorimin e zëvendësuesve, si vaji i palmës dhe qumështi pluhur, të cilët, sipas tyre, mund të ndikojnë në cilësinë e produkteve dhe konkurrencën e drejtë.

“Për shembull, djathërat që nuk përgatiten qind për qind me qumësht, por me shtesa të tjera, siç është yndyra bimore, vaji i palmës dhe qumështi pluhur… Këto e dëmtojnë bujkun”, thotë Bajraktari.

Por, Durmishi i kundërshton këto pretendime, duke thënë se përdorimi i këtyre përbërësve është i rregulluar dhe i deklaruar. Sipas tij, vaji i palmës dhe qumështi pluhur përdoren në sasi të kontrolluar, varësisht nga lloji i produktit.

“Nuk guxon askush të plasojë produkt në treg pa e deklaruar përmbajtjen”, thotë Durmishi i Shoqatës së Industrisë së Qumështit.

Nga kjo shoqatë, mendim tjetër ka Ramadan Mema, i cili thekson se përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur si zëvendësues po e dëmton industrinë vendore dhe konsumatorin. Sipas tij, problemi kryesor mbetet mungesa e kontrollit të mjaftueshëm dhe “prania e produkteve mashtruese në treg”.

Një sektor mes subvencioneve dhe pasigurisë

Vaji i palmës është një ushqim me bazë bimore, i cili nxirret nga shtrydhja e frytit të palmës vajore. I përdorur në industri të ndryshme ushqimore dhe kozmetike, ai po bëhet gjithnjë e më i pranishëm edhe në tregun kosovar, sipas të dhënave doganore. Sasia më e madhe e këtij produkti në Kosovë vjen nga Malajzia, Indonezia, Italia dhe Austria.

Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje për këtë çështje qysh më 17 prill në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe në Ministrinë e Bujqësisë, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

REL-i ka mësuar nga burimet e veta se, gjatë kësaj periudhe, AUV-i ka kërkuar sqarime nga fabrikat përpunuese lidhur me mundësinë e përdorimit të vajit të palmës në produktet e tyre.

Më 24 prill, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, kanë zhvilluar një takim të përbashkët me përfaqësues të sektorit të qumështit, me qëllim adresimin e sfidave aktuale në treg.

Në një komunikatë për media të Ministrisë së Bujqësisë thuhet se është diskutuar për vështirësitë në rritje të plasimit të qumështit vendor, si pasojë e ndryshimeve në strukturën e tregut dhe presionit të shtuar nga importet dhe produktet zëvendësuese.

Ministri Muja ka ritheksuar nevojën që industria përpunuese të rrisë nivelin e grumbullimit të qumështit vendor, duke e cilësuar këtë si një element kyç për stabilizimin e tregut dhe mbrojtjen e prodhimit vendas. Sektori i bujqësisë vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe konsiderohet si shtyllë e domosdoshme e ekonomisë rurale.

Rëndësia e tij lidhet drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit, punësimin në zonat rurale dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Qeveria po zbaton disa politika mbështetëse përmes subvencioneve dhe granteve investive, të cilat kanë ndikuar në forcimin e kapaciteteve të fermerëve. Megjithatë, sipas Bajraktarit, Qeveria nuk po e përmbush rolin e saj në mbrojtjen e prodhimit vendor.

“Nuk po mbrohet prodhimi për të cilin shteti ndan para. Këtu qëndron problemi. Ka shumë import dhe përpunuesit nuk po arrijnë t’i shesin produktet e tyre”, thotë ai.

Mendim të ngjashëm ndan edhe Gjinovci, i cili vlerëson se subvencionet nuk duhet të kufizohen vetëm në rritjen e prodhimit, por duhet të shoqërohen me politika që krijojnë një treg funksional dhe të qëndrueshëm, duke respektuar parimet e tregut të lirë.

“Kjo nënkupton se, përveç mbështetjes financiare për fermerët, duhet të ekzistojnë mekanizma që mbrojnë prodhimin vendor nga konkurrenca e pabarabartë dhe që nxisin përdorimin e lëndës së parë vendore nga industria përpunuese”, thekson ai.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nuk ka dhënë përgjigje lidhur me vlerën e mbështetjes për vitin e kaluar, por, sipas Raportit të Gjelbër, në vitin 2024 buxheti për Programin e Pagesave Direkte ka qenë mbi 66 milionë euro.

Në kuadër të këtij programi, 90 euro në vit ndahen për çdo lopë, ndërsa për çdo litër qumësht të prodhuar jepen subvencione prej 2 deri në 7 centë, në varësi të cilësisë.

Ekspertët paralajmërojnë se pa një lidhje të drejtpërdrejtë mes subvencioneve dhe funksionimit të tregut, këto mbështetje rrezikojnë të kenë efekt të kufizuar afatgjatë. Sipas Gjinovcit, mungesa e mbrojtjes së prodhimit vendor rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë e këtij sektori strategjik.

“Pa mbrojtje të prodhimit vendor, rrezikojmë të humbim një sektor me rëndësi strategjike. Konsumatori duhet të dijë se çfarë blen, ndërsa institucionet duhet të garantojnë konkurrencë të drejtë në treg”, përfundon ai./REL

kosovë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet