28 Prill 2026, 08:31
Nga E. D

MEKSIKË- Një operacion i forcave speciale të Marinës së Meksikës ka përfunduar me arrestimin e Audias Flores Silva, një figurë kyçe brenda kartelit Jalisco Nueva Generacion (CJNG). Aksioni u zhvillua në shtetin Nayarit, në veri të qytetit Guadalajara dhe u konfirmua nga sekretari i Sigurisë, Omar Garcia Harfuch.
Sipas autoriteteve, Flores Silva ishte një nga drejtuesit rajonalë më të rëndësishëm të organizatës kriminale, me ndikim të madh në zonat bregdetare të Paqësorit. Ai konsiderohej gjithashtu si një ndër kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e kartelit pas liderit aktual, Nemesio Oseguera.
Ndaj tij ekzistonte një urdhër arresti në Meksikë, ndërsa autoritetet amerikane kishin kërkuar ekstradimin, duke vendosur një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për kapjen e tij. Arrestimi erdhi pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat detare, me përfshirjen e njësive elitare.
Flores Silva përballet me akuza të rënda në Shtetet e Bashkuara, përfshirë trafik ndërkombëtar të drogës veçanërisht kokainë dhe heroinë si dhe shkelje që lidhen me armët. Ai ishte përfshirë gjithashtu në listën e trafikantëve ndërkombëtarë të drogës nga Departamenti i Thesarit amerikan.
Kjo nuk është hera e parë që ai përballet me drejtësinë: më herët kishte vuajtur një dënim pesëvjeçar për vepra të ngjashme, përpara se të rikthehej në aktivitet kriminal. Karteli CJNG, i krijuar në vitin 2009, konsiderohet sot një nga organizatat më të fuqishme dhe më të dhunshme të trafikut të drogës në Meksikë./Dosja.al
audias flores silva meksike
Bota
28 Prill 2026, 08:09
E. D
Mbretëresha Camilla, Mbreti Charles, Trump, Melania
SHBA- Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla kanë mbërritur në SHBA për...
Bota
28 Prill 2026, 07:43
E. D
INDONEZI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Indonezi, ku si pasojë 14 persona kanë humbur jetën dhe 81 të tjerë janë ...
Bota
27 Prill 2026, 23:00
E.d
Foto ilustruse
SIRI LANKA- Njëzet e dy murgj janë arrestuar në një aeroport në Sri Lanka pasi u kapën me 110 kg kanabis t&eum...
Bota
27 Prill 2026, 22:40
E.d
Foto ilustruse
Pak njerëz pëlqejnë të paguajnë taksa. Por shumë votues nuk shohin asnjë problem që super t&eum...
Bota
27 Prill 2026, 22:30
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Presidenti, Donald Trump anuloi udhëtimin e planifikuar nga zyrtarët amerikanë në Pakistan për bisedime mbi l...
Bota
27 Prill 2026, 21:30
E.d
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se raketat dhe dronët e Hezbollahut janë kërcëni...
Bota
27 Prill 2026, 19:45
E.d
Foto ilustruse
ANDALUZI- Një festival tradicional me demat është kthyer në një tragjedi në Anadaluzi. Kjo pasi, një...
Bota
27 Prill 2026, 19:25
E.d
Foto ilustruse
JAPONI- Arinjtë janë zgjuar nga gjumi letargjik, ndërsa autoritetet në Japoni po përgatiten për një ...
Bota
27 Prill 2026, 18:55
E.d
Viktor Orban
Kryeministri në largim i Hungarisë, Viktor Orban, njoftoi se nuk do ta marrë mandatin e tij në parlament. Kët&eu...
Bota
27 Prill 2026, 18:24
E.d
Foto ilustruse
Dy politikanë të lartë rusë vizituan gjatë fundjavës Korenë e Veriut dhe inauguruan një mo...