LIVE UPDATES
Bota

Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?

2 Korrik 2024, 07:27 Nga r.ll
Çfarë pritet nga zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar?
foto ilustruese

BRITANI- Më 4 korrik, Mbretëria e Bashkuar do t’i mbajë zgjedhjet kombëtare, të cilat, sipas sondazheve, pritet t’u japin fund 14 vjetëve të qeverisjes së udhëhequr nga Partia Konservatore.

Britania e Madhe është e ndarë në 650 zona elektorale. Në secilën prej tyre, votuesit zgjedhin nga një kandidat lokal, që më pas do ta zërë një vend në Parlament.

Votuesit zgjedhin një kandidat në fletën e tyre të votimit dhe kandidati me më së shumti vota fiton. Kandidatët zakonisht janë pjesë e ndonjë partie më të madhe politike.

Për ta siguruar shumicën në Parlament, një parti duhet të fitojë të paktën 326 ulëse. Lideri i partisë që e arrin këtë numër bëhet kryeministër dhe e formon Qeverinë.

Nëse asnjë parti e vetme nuk e fiton shumicën, kryeministri në detyrë mbetet në pushtet dhe i jepet mundësia e parë për ta formuar një qeveri duke e ndërtuar një koalicion ose duke qeverisur si pakicë.

Votuesit duhet të jenë të paktën 18 vjeç në ditën e votimit dhe të jenë shtetas britanikë, shtetas irlandezë ose shtetas të kualifikuar të Komonuelthit.

Rreth 50 milionë njerëz janë regjistruar për të votuar. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 22:00, sipas kohës lokale. Votimi mund të bëhet duke shkuar nëpër vendvotime, me postë ose nëpërmjet një përfaqësuesi.

Votuesit duhet ta kenë me vete një dokument identifikues me fotografi për të votuar. Këto janë zgjedhjet e para kombëtare, në të cilat kërkohet një gjë e tillë, megjithëse ishte vendosur si rregull për zgjedhjet lokale në vitin 2023.

Qytetarët britanikë që jetojnë jashtë shtetit, gjithashtu, do ta kenë mundësinë të votojnë pavarësisht se sa kohë kanë që jetojnë jashtë vendit. Tre milionë qytetarë të tillë britanikë mund të votojnë, sipas Komisionit britanik Zgjedhor.

Një sondazh do të publikohet nga transmetuesit menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Njësitë zgjedhore nisin numërimin e votave sapo të mbyllen qendrat e votimit dhe rezultatet e para vijnë brenda disa orësh. Shumica e fituesve deklarohen brenda natës, ndonëse në disa zona rurale kjo zgjat më shumë, veçanërisht nëse rezultati është i ngushtë dhe kërkohet rinumërim.

Edhe pse nuk jepet ndonjë deklaratë për ndonjë fitues të përgjithshëm, rezultati zakonisht është i qartë dikur mes orës 5 dhe 7 të mëngjesit.

Sapo që rezultati i përgjithshëm të jetë i qartë, nëse Qeveria aktuale ka humbur, kryeministri do t'ia paraqesë zyrtarisht dorëheqjen e tij mbretit. Kjo pritet të ndodhë më 5 korrik.

Udhëheqësi i partisë fituese do të takohet më pas me mbretin, i cili do t'i kërkojë atij ose asaj ta formojë një Qeveri.

Më pas, kryeministri i ardhshëm zakonisht shkon në Downing Street për ta mbajtur një fjalim para publikut.

Gjatë ditëve në vijim, udhëheqësi i ri do ta fillojë emërimin e ministrave të Qeverisë, duke filluar nga postet e larta dhe duke kaluar në role me më pak përgjegjësi.
Parlamenti do ta rinisë punën më 9 korrik. Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit do të zgjidhet nga radhët e deputetëve të Parlamentit.

Secili deputet më pas do ta bëjë betimin për besnikëri ndaj mbretit ose do ta bëjë një pohim solemn (deklarim se do ta thotë të vërtetën). Kjo procedurë zakonisht zgjat disa ditë.

Hapja Shtetërore e Parlamentit dhe Fjalimi i Mbretit, që përcakton programin e legjislacionit të Qeverisë për seancën parlamentare, do të bëhen më 17 korrik, megjithëse kjo datë mund të ndryshohet nga Qeveria e ardhshme.

Sondazhet tregojnë se Partia Laburiste e opozitës qëndron më mirë sesa konservatorët e kryeministrit aktual, Rishi Sunak.

Sondazhi i YouGov ka parashikuar se laburistët mund të fitojnë 425 ulëse, ndërsa konservatorët 108.

Ky rezultat do ta shënonte numrin më të vogël të ulëseve të fituara nga Partia Konservatore në historinë e saj gati 200-vjeçare.

Në zgjedhjet e vitit 2019, konservatorët fituan 365 vende dhe laburistët 202. Që atëherë, dorëheqjet, përjashtimet dhe disa ngjarje të tjera e kanë reduktuar shumicën e konservatorëve. Tani që janë afruar zgjedhjet e vitit 2024, konservatorët kanë 344 ulëse dhe laburistët 205./REL

zgjedhjet ne britani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet