LIVE UPDATES
Bota

Europa, VOA: Kërcënim për sulm të mundshëm terrorist ndaj bazave amerikane

Një deklaratë e publikuar të hënën nga EUCOM-i tregon se masat e shtuara të sigurisë janë rezultat i një kombinimi faktorësh.

1 Korrik 2024, 21:40 Nga M.B
Europa, VOA: Kërcënim për sulm të mundshëm terrorist
Foto ilustruese

EUROPA- Bazat ushtarake dhe personeli amerikan në të gjithë Evropën janë në gatishmëri të shtuar, pasi informacioni i fundit nga inteligjenca amerikane i paralajmëroi ata për një sulm të mundshëm terrorist që synon objektet apo personelin.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes e konfirmoi lajmin të hënën për Zërin e Amerikës se bazat ushtarake në të gjithë Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) janë paralajmëruar për një sulm të mundshëm.

Zyrtari nuk dha detaje për përmbajtjen e informacionit që nxiti rritjen e masave të sigurisë. Ndërkaq zyrtarë që merren me antiterrorizmin, nga shumë vende, kanë paralajmëruar për kërcënim në rritje, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me Olimpiadën e ardhshme Verore në Paris.

Një deklaratë e publikuar të hënën nga EUCOM-i tregon se masat e shtuara të sigurisë janë rezultat i një kombinimi faktorësh.

“Rritja e gadishmërisë nuk lidhet me një kërcënim të vetëm, por nga shqetësimi i ngritur nga një mori arsyesh të kombinuara si ngjarjet e mëdha duke përfshirë Kampionatin Evropian të futbollit dhe Lojrat Olimpike, së bashku me një kërcënim në rritje të sulmeve të mundshme nga individë të këqij kundër objektivave të ndryshëm joushtarake në Evropë”, thuhet në deklaratë.

EUCOM-i "këshillon personelin në Evropë të tregojë kujdes në çdo kohë, të raportojë aktivitetin e dyshimtë, të ndjekë këshillat për udhëtim që jep Departamenti i Shtetit dhe të ndërmarrë masa të shtuara për zbutjen e rrezikut personal".

Zyrtari amerikan i mbrojtjes theksoi se ushtria “po ndërmerr hapa shtesë për t’u siguruar që trupat amerikane të janë të kujdesshme si gjatë aktiviteteve të punës ashtu edhe gjatë aktiviteteve personale.” Një raport i publikuar muajin e kaluar nga firma e sigurisë kibernetike 'Recorded Future' paralajmëroi se pavarësisht rrezikut të lartë të sulmeve kibernetike, kërcënimi më i madh për Lojërat Olimpike të Parisit mbetet mundësia e sulmeve terroriste.

Autoritetet franceze kanë ndërprerë tashmë të paktën dy komplote terroriste. Në njërin nga rastet, i dyshuari 18-vjeçar u akuzua për komplot për të kryer një sulm në emër të Shtetit Islamik, në një prej stadiumeve që do të përdoret për garat olimpike. Zyrtarët e lartë amerikanë të antiterrorizmit kanë pranuar gjithashtu se organizata terroriste Shteti Islamik, gjithashtu i ka shtuar aktivitetet gjatë muajve të fundit. Pjesa më e madhe e shqetësimit është përqëndruar në degën afgane të grupit, të njohur si IS-Khorasan.

"Si ISIS-i ashtu dhe ISIS-Khorasani ... kanë shfaqur aftësi dhe qëllim për të kryer operacione jashtë vendit", tha zëvendës këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare Jen Daskal në një konferencë kundër terrorizmit në Omaha të Nebraskës, javën e kaluar.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Christine Abizaid, paralajmëroi gjithashtu për aktivitetin e shtuar të IS-Khorasan-it, në muajin maj.

“Kjo aftësi e veprimtarisë globale të ISIS-it, edhe pa patur nën kontroll një territor, aftësia për të arritur, përmes internetit, një rrjet mbështetësish, disa prej të cilëve do të kryejnë sulme, është mjaft shqetësuese”, tha ajo në një konferencë sigurie në Doha.

Zonja Abizaid më tej e quajti aftësinë e IS-Khorasan-it për të forcuar praninë në Afganistan si "aftësinë më të rëndësishme që kemi parë në rrjetin global të ISIS-it, në tre vitet e fundit". Grupi 'IS-Khorasan' mori përgjegjësinë për sulmin e janarit në një shërbim përkujtimor në Kerman të Iranit. Sulmi mori jetën e rreth 90 njerëzve. Ai mori përsipër gjithashtu edhe sulmin e marsit në një sallë koncertesh në Moskë që vrau më shumë se 140 njerëz.

Zyrtarët amerikanë të antiterrorizmit kanë ngritur gjithashtu shqetësime se 'IS-Khorasan-i' është bërë më i aftë në përdorimin e rrjeteve kriminale transnacionale dhe rrjeteve të kontrabandës me qenie njerëzore, duke treguar interesim për dërgimin e mundshëm të operativëve të tij në Shtetet e Bashkuara./ VOA

europa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet