LIVE UPDATES
Bota

Çfarë pasojash ka urdhërarresti ndaj Netanyahut për Izraelin?

GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash mund të ketë ndaj Izraelit dhe qeverisë së tij.

22 Nëntor 2024, 08:06 Nga r.ll
Çfarë pasojash ka urdhërarresti ndaj Netanyahut për
benjamin netanyahu dhe yoav gallant

HAGË- Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj Karim Khan duke lëshuar urdhër-arrest kundër kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Joav Gallant.Arsyeja janë krimet e mundshme të luftës dhe krimet kundër njerëzimit, për të cilat përgjegjës mund të jenë politikanët.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarresti edhe kundër udhëheqësit të organizatës terroriste radikal islamike Hamas Mohammad Diab Ibrahim Al-Masri në kontekstin e sulmeve terroriste ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

Çfarë lloj procedimi penal mund të ngrejë GJNP kundër Netanjahut?

Gjykata Ndërkombëtare Penale kryen hetime ekskluzivisht kundër individëve. Gjykata aktivizohet vetëm nëse një person dyshohet, se është përgjegjës për një nga katër krimet themelore në kohën kur kryen një funksion drejtues: gjenocid, krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit ose luftë agresioni.

Në të vërtetë GJNP që nga viti 2021, kryen hetime kundër disa përgjegjësve në Izrael për krime të mundshme të luftës. Sipas të dhënave të saj, Gjykata po zhvillon hetime me të njëjtën akuzë kundër luftëtarëve të Hamasit. Ka hetime të vazhdueshme edhe për dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor.

Në të njëjtën kohë, duhet të merren parasysh edhe zhvillimet e fundit në luftë: ajo luftë filloi pasi militantët islamikë Hamas në Izrael vranë rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbyen më shumë se 240 pengje më 7 tetor 2023 në Rripin e Gazës.

Hamasi klasifikohet nga shumë shtete perëndimore, ndër to vendet anëtare të BE-së dhe SHBA, si organizatë terroriste.

Udhëheqësi aktual i organizatës terrorite Hamas, Mohammad Diab Ibrahim Al-Masri (i quajtur edhe  Mohammed Deif) konsiderohet si njëri prej organizatorëve të sulmit të pashembullt ndaj Izraelit. Fillimisht kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kishte lëshuar urdhërarreste edhe kundër shefit të Hamasit Jahja Sinwar në Gazë dhe shefit të Hamasit në diasporë Ismail Hanija. Por ndërkohë që të dy janë vrarë, me gjasë nga aksionet izraelite.

Si pasojë e përgjigjes ushtarake të Izraelit ndaj sulmit deri më tani janë vrarë më shumë se 43,000 njerëz, sipas autoriteteve të udhëhequra nga Hamasi në Rripin e Gazës. Ky informacion nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Sipas një raporti të revistës mjekësore "The Lancet" nga korriku 2024 mund "të jenë vrarë deri në  186.000 ose më shumë" si pasojë e dhunës në Gazë.

Kur mundet Gjykata Penale Ndërkombëtare të hetojë qytetarët izraelitë?

Në parim, Gjykata Ndërkombëtare Penale mund të aktivizohet vetëm nëse shtetet nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të ndjekin penalisht krimet e lartpërmendura në nivel kombëtar. Për momentin, dhe për shkak të luftës në vazhdim, nuk ka gjasa që gjykatat izraelite të jenë në gjendje të nisin procedimet penale kundër kreut të qeverisë, ministrave ose udhëheqjes ushtarake.

Përveç kësaj, gjykatën duhet të njohë ose vendi i autorit të krimeve – Izraeli nuk e njeh këtë gjykatë – ose vendi ku janë kryer krimet e supozuara. Kjo e fundit mund të veprojë, pasi territoret palestineze kanë aderuar në Traktatin për Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Përveç Izraelit, Gjykatën Ndërkombëtare Penale nuk e njeh as SHBA-ja, Kina, Rusia dhe India, si dhe gati asnjë vend arab dhe Irani. Nëse asnjë nga zonat e prekura nuk është palë e GJNP-së, vetëm Këshilli i Sigurimit i OKB-së me një rezolutë mund të urdhërojë Gjykatën të aktivizohet. Ky ishte, për shembull, rasti kur ishte fjala për Sudanin dhe Libinë.

Çfarë pasojash do të kishte urdhër-arresti për kryeministrin izraelit?

Një urdhër-arresti nuk është gjykim. Para së gjithash, është një shenjë se GJNP-ja i merr mjaft seriozisht akuzat ndaj një personi të dyshimtë. Siç thekson GJNP në faqen e saj të internetit, kjo gjykatë lëshon një urdhër-arresti vetëm nëse gjyqtarët e gjykojnë të nevojshme që personi në fjalë të paraqitet në gjykim. Prania e një personi është e nevojshme në procesin e ICC. Arsye të tjera mund të jenë se gjyqtarët kanë frikë se i akuzuari mund të ndërhyjë në procedurë ose të kryejë krime të reja.

Megjithatë, duke qenë se Gjykata nuk ka forcën e vet policore për të arrestuar të dyshuarit, nuk ka gjasa që anëtarët e qeverisë izraelite të dalin në gjyq në Hagë.

Por urdhër-arresti do të kufizonte rëndë lirinë e lëvizjes së Netanjahut, të ministrit Galant si dhe të udhëheqësit të Hamasit, pasi të 124 vendeve që e njohin GJNP u kërkohet të arrestojnë personat e kërkuar nëse gjenden në territorin e tyre dhe t'i sjellin ata në gjykatë.

Për shembull, Vladimir Putin ka qëndruar larg shumicës së takimeve ndërkombëtare që kur gjykata lëshoi ​​një urdhër-arresti kundër tij për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas në Rusi. Presidenti i Federatës Ruse udhëton vetëm në vendet që nuk e njohin GJNP-në.

Çfarë lidhje ka një urdhër-arrest me akuzat për gjenocid?

Hetimi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk duhet të ngatërrohet me akuzën e gjenocidit që disa vende kanë ngritur kundër Izraelit. Republika e Afrikës së Jugut, ndër të tjera, akuzoi Izraelin përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për numrin e madh të të vdekurve gjatë luftës në Rripin e Gazës. Edhe kjo Gjykatë është në Hagë, por nuk heton individë dhe nuk lëshon urdhër-arreste. Gjykata është përgjegjëse për mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve.

Në fund të janarit të këtij viti, GJND-ja njohu "rrezikun e gjenocidit në Rripin e Gazës”. Megjithatë, kërkesa urgjente e Afrikës së Jugut që Izraeli të ndërpresë të gjitha armiqësitë nuk u pranua. Pas këtij vendimi fillestar, gjyqi i gjenocidit ka të ngjarë të vazhdojë për muaj apo vite./DW

urdherarrest per netanyahun

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet