LIVE UPDATES
Bota

Agjencitë rregullatore kërkojnë ndarjen e kompanisë Google

Gjykata pati vendosur se kompania Google ka ruajtur monopolin në treg në mënyre abuzive përgjatë dekadës së fundit.

21 Nëntor 2024, 22:57 Nga E. D
Agjencitë rregullatore kërkojnë ndarjen e kompanisë Google
Google

SHBA- Agjencitë rregullatore amerikane kërkojnë që gjykata të ndajë kompaninë Google për t’i hequr asaj mundësinë e shtypjes së konkurrencës me programin e saj që dominon kërkimin në internet. Gjykata pati vendosur se kompania Google ka ruajtur monopolin në treg në mënyre abuzive përgjatë dekadës së fundit.

Ndarja propozohet në një kërkesë prej 23-faqesh të paraqitur në orët e vona të së mërkurës nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Dokumenti parashikon masa të gjera ndëshkimore, përfshirë shitjen e programit Chrome për kërkimin në internet dhe vendosjen e kufizimeve ndaj platformës së celularëve Android, që përdor automatikisht programin kërkimor të Google-it për të operuar në internet.

Shitja e programit Chrome “do të ndalte njëherë e mirë kontrollin e Google-it mbi këtë mjet jetik të qasjes (në internet) dhe do t’u lejojë programeve rivale për kërkimin në internet të kenë qasje tek programi që është porta kryesore për hyrjen në internet për shumë përdorues”.

Megjithëse nuk kërkojnë që kompania Google të shesë edhe platformën Android, autoritetet i kërkojnë gjykatës t’i bëjë të qartë kompanisë se mund t’i kërkohet të heqë dorë nga sistemi i saj operativ për celularët, nëse komisioni mbikëqyrës vazhdon të gjejë prova për shkelje të mëtejshme.

Gama e gjerë e masave ndëshkimore të propozuara nënvizon qëndrimin e agjencive rregullatore të administratës së Presidentit Biden për një ndëshkim të ashpër të kompanisë Google, pas vendimit të marrë në gusht nga gjykatësi Amit Mehta, që e përkufizoi si monopoliste veprimtarinë e kompanisë.

Mendohet se vendimmarrësit në Departamentin e Drejtësisë, që do të trashëgojnë këtë çështje pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar, ndoshta nuk do të tregohen kaq të rreptë. Seancat gjyqësore në kryeqytetin Uashington pritet të fillojnë në muajin prill dhe gjykatësi Mehta synon të japë vendimin përfundimtar përpara shtatorit.

Nëse gjykatësi Mehta vendos të mbështesë rekomandimet e qeverisë, kompania Google do të detyrohet të shesë programin e saj 16-vjeçar të navigimit në internet, Chrome, brenda gjashtë muajve pas vendimit përfundimtar. Kompania sidoqoftë pritet ta apelojë vendimin, duke zgjatur ndoshta një betejë ligjore që ka vazhduar tashmë prej katër vitesh.

Krahas këtyre masave, Departamenti i Drejtësisë i kërkon gjykatësit t’ia ndalojë kompanisë Google arritjen e marrëveshjeve disa-miliarda dollarëshe për të vendosur programin e saj kërkimor si opsionin automatik edhe për kërkimet në internet në telefonat iPhone të kompanisë Apple dhe paisje të tjera. Padia kërkon që kompanisë Google t’i ndalohet të favorizojë edhe shërbimet e tjera të saj, si platformën YouTube, apo atë të prezantuar rishtazi për inteligjencën artificiale, Gemini.

Zyrtari kryesor ligjor i kompanisë Google, Kent Walker, kritikoi Departamentin e Drejtësisë për ndjekjen e “një axhende radikale ndërhyrëse, që do të dëmtonte amerikanët dhe teknologjinë globale të Amerikës”. Në një postim, zoti Walker paralajmëroi se “propozimi tepër i gjerë” do të rrezikonte privatësinë, ndërsa do të dëmtonte rolin udhëheqës të arritur herët nga kompania Google për inteligjencën artificiale, që e përkufizon si “ndoshta novacioni më i rëndësishëm i kohërave tona”.

Autoritetet i kërkojnë gjykatësit Mehta vendosjen e masave që do t’u mundësojnë faqeve në internet të fshehin përmbajtjen e tyre nga teknikat që përdor kompania Google për të trajnuar programin e saj të inteligjencës artificiale.

Nëse miratohen, këto masa mund t’i japin fund një biznesi që pritet të gjenerojë këtë vit mbi 300 miliardë dollarë të ardhura.

“Loja nuk është e drejtë për shkak të sjelljes së Google-it, dhe kompania Google reflekton përfitimet e padrejta nga një avantazh i krijuar padrejtësisht”, thuhet në rekomandimet e Departamentit të Drejtësisë. “Masat duhet ta mbyllin këtë hendek dhe t’ia heqin Google-it këto avantazhe”.

Është sidoqoftë e mundur që Departamenti i Drejtësisë t’i zbusë përpjekjet për ndarjen e kompanisë Google, në veçanti nëse Presidenti i zgjedhur Trump do ta zëvendësojë, siç pritet, ndihmës prokurorin e përgjithshëm Jonathan Kanter, që u emërua nga Presidenti Biden për të drejtuar divizionin anti-monopol të Departamentit të Drejtësisë.

Megjithëse çështja u hap fillimisht gjatë muajve të fundit të mandatit të parë të ish-Presidentit Trump, zoti Kanter luajti rolin drejtues për padinë gjatë procesit gjyqësor që përfundoi me vendimin e gjykatësit Mehta. Në bashkëpunim me kryetaren e Komisionit Federal të Tregtisë, Lina Khan, zoti Kanter mbajti një qëndrim të ashpër ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë, me masa ndaj kompanive si Apple dhe duke dekurajuar arritjen e shumë marrëveshjeve të biznesit gjatë katër viteve të fundit.

Presidenti i zgjedhur Trump shprehu rishtazi shqetësimin se ndarja mund ta shkatërrojë kompaninë Google, por nuk shtjelloi se çfarë masash alternative ndëshkimore mund të ketë ai në mendje. “Ajo që mund të bëhet, pa e ndarë kompaninë, është që të sigurohemi që të jetë më e drejtë”, tha Presidenti i zgjedhur Trump muajin e kaluar.

Në kërkesën më të fundit, ndihmës prokurori i përgjithshëm Kanter dhe ekipi i tij kanë një mundësi të fundit për të përcaktuar masat që ata besojnë se nevojiten për të rikthyer konkurrencën në kërkimin në internet. Kërkesa u bë gjashtë javë pasi Departamenti i Drejtësisë përmendi për herë të parë idenë e një ndarjeje, si pjesë e masave të mundshme ndëshkimore.

Por propozimi i zotit Kanter tashmë po ngre pikëpyetje nëse agjencitë rregullatore kërkojnë të vendosin kontrolle që shtrihen përtej çështjeve të mbuluara nga procesi gjyqësor i vitit të kaluar, dhe - për rrjedhojë - vendimin e gjykatësit Mehta.

Ndalimi i marrëveshjeve për kërkimin në internet, për vazhdimësinë e të cilave kompania Google tashmë paguan mbi 26 miliardë dollarë në vit, ishte një nga praktikat kryesore që përbënte shqetësim për vendimin e gjykatësit Mehta.

Është më pak e qartë nëse gjyqtari do të mbështesë kërkesën e Departamentit të Drejtësisë se programi i kërkimit në internet Chrome duhet të shkëputet nga kompania Google dhe nëse platforma Android duhet të shkëputet plotësisht nga programi i kërkimit në internet.

"Ndoshta është pak e tepruar", tha profesori i juridikut në Universitetin e Sirakuzës, Shubha Ghosh për veçimin e programit Chrome. “Mjetet juridike duhet të jenë në përputhje me dëmin, duhet të përputhen me shkeljen. Kjo duket sikur shkon përtej kësaj”.

Kompania rivale e Google-it, DuckDuckGo, drejtuesit e së cilës dëshmuan gjatë gjyqit të vitit të kaluar, thotë se Departamenti i Drejtësisë thjesht po bën atë që duhet bërë për të frenuar një praktikë të qartë monopoliste.

"Ndreqja e sjelljes së paligjshme të Google-it për mbi një dekadë, kërkon më shumë sesa kufizime ndaj kontratave: kërkon një sërë mjetesh për të krijuar konkurrencë të qëndrueshme", tha në një deklaratë Kamyl Bazbaz, nënpresident për çështjet publike i kompanisë DuckDuckGo.

Përpjekja për të ndarë kompaninë Google është e ngjashme me masat ndëshkimore të vendosura fillimisht ndaj kompanisë Microsoft një çerek shekulli më parë, pas një tjetër procesi të rëndësishëm anti-monopol që përfundoi me vendimin e një gjykatësi federal se kompania Microsoft kishte përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin e saj operativ Windows për të shtypur konkurrencën.

Megjithatë, gjykata e apelit rrëzoi një urdhër që do të kishte ndarë kompaninë Microsoft, një precedent që shumë ekspertë besojnë se do ta bëjë gjykatësin Mehta të hezitojë të ndjekë një drejtim të ngjashëm në çështjen ndaj kompanisë Google./VOA

google

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet