LIVE UPDATES
Bota

Çfarë do të ndodhë me gjyqet ndaj Donald Trump vitin e ardhshëm?

Nëse jo, ka të ngjarë të bëhet ish-presidenti i parë që vuan dënimin me burg. Ja cilat janë gjyqet kryesore me të cilat përballet Trump, dhe çfarë mund të ndodhë me to

30 Dhjetor 2023, 11:49 Nga Sean O’Driscoll
Çfarë do të ndodhë me gjyqet ndaj Donald Trump vitin e
Donald Trump

Nga Sean O’Driscoll “Newsweek”

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump, po shkon drejt vitit 2024 me perspektivën e 4 proceseve gjyqësore penale të dorës së dytë, dhe të një procesi gjyqësor shumë të rëndësishëm. Nëse do të zgjidhet president në nëntor, ai mund të jetë në gjendje të anulojë apo shtyjë disa prej tyre. Nëse jo, ka të ngjarë të bëhet ish-presidenti i parë që vuan dënimin me burg. Ja cilat janë gjyqet kryesore me të cilat përballet Trump, dhe çfarë mund të ndodhë me to:

Padia për ndërhyrjen në zgjedhje, Uashington

Trump u padit për 4 akuza, sepse dyshohet se ka punuar për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në prag të trazirave të rënda të 6 janarit 2021 në Capitol Hill. Ai vetë është deklaruar i pafajshëm, duke thënë vazhdimisht se është viktimë e një gjuetie shtrigash.

Mënyra e tij më e mirë, është të kërkojë imunitet presidencial. Por më 10 dhjetor, Këshilltari Special i Departamentit të Drejtësisë (DOJ) Jack Smith shkoi në Gjykatën e Lartë të SHBA- së në kërkim të një përgjigjeje. Kjo e fundit do të mblidhet dhe vendosë në fillim të janarit.

Ndërkohë gjyqi ndaj Trump do të nisë më 4 mars. Profesori i drejtësisë në Nju Jork, Stephen Gillers tha për Newsweek se Gjykata e Lartë mund ta marrë çështjen në shqyrtim përpara se Gjykata e Apelit në Uashington të vendosë mbi çështjen e imunitetit.

“Ne nuk mund ta dimë përgjigjen derisa të kemi një gjyq dhe të shohim provat. Por çështja kryesore është se nuk ka imunitet kategorik për çdo gjë që bën një president. Gjithçka varet nga ajo që ka bërë, dhe ne s’mund të dimë këtë pa filluar gjyqi”-thekson ai.

Gjyqi për mashtrime me taksat, Nju Jork

Trump e ka humbur tashmë një pjesë të çështjes penale të hapur nga Prokurori i Përgjithshëm i Nju Jorkut për vlerësimin e rremë të pronave të Trump. Ndaj disa nga kompanitë e tij e kanë humbur të drejtën për të vazhduar aktivitetin. Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, do të paraqesë pretendimet e saj përfundimtare më 11 janar 2024.

Më pas do jetë gjykatësi Arthur Engoron, ai që do të vendosë për pjesën tjetër të çështjes plus gjobat që pritet të vendosë ndaj Trumpit, për atë pjesë të çështjes që ish-presidenti tashmë e ka humbur. Në këtë rast flitet për një gjobë të majme dhjetëra apo edhe qindra miliona dollarë.

Padia për shpifje ndaj gazetares E.Jean Carroll

Një juri i ka dhënë tashmë gazetares në pension E.Jean Carroll të drejtën e marrjes së 5 milionë dollarëve dëmshpërblim, pasi shpalli fajtor Trump për sulm seksualisht në dhomën e zhveshjes së një dyqani në mesin e viteve 1990, dhe më pas shpifi mbi karakterin e saj kur ajo ngriti një padi kundër tij.

Pasi humbi gjyqin, Trump bëri komente të mëtejshme për të, dhe ajo e paditi sërish për shpifje. Gjyqi i dytë nis më 16 janar të vitit të ardhshëm. Duke qenë se ky është rasti i dytë i shpifjes, nëse juria vendos kundër tij, mund të presim një ndëshkim shumë më të rënda financiar për Trump.

Padia për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e tij në Florida

Trump u vetëdeklarua i pafajshëm në qershor për 37 akuza penale në lidhje me trajtimin e materialeve të klasifikuara që ai mori me vete nga Shtëpia e Bardhë, dhe i ruante në shtëpinë e tij luksoze Mar-a-Lago në Florida. Për shkak se çështja përfshin dokumente shumë të ndjeshme, ku disa prej tyre kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare, gjyqtares Aileen Cannon i është dashur të vendosë protokolle sigurie të rrepta, të cilat e kanë vonuar me disa muaj procesin.

Prokurori i çështjes Jack Smith dhe ekipi i tij, kanë akuzuar vazhdimisht avokatët e Trump për shfrytëzimin e masave shtesë të sigurisë për të zvarritur gjyqin sa më gjatë që të jetë e mundur. Ndërkohë të dyja palët, kanë dhoma të posaçme të sigurta në Miami, në të cilat mund të shihen dokumentet e klasifikuara

Ka shumë pak gjasa që gjyqi të rinisë në maj 2024, dhe që çështja të zvarritet edhe për shumë muaj. Gjithsesi Trump, gjendet në një pozicion shumë më komod në rastin e Floridës, sesa në atë të mashtrimit zgjedhor që po zhvillohet në Uashington, dhe ne mund të mos shohim një rezultat konkret përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Padia për mashtrim zgjedhor, Georgia

Prokurori i Qarkut Fulton, Fani Willis, ishte i pari që ngriti akuza kundër Trump. Një aktakuzë e bërë publike në gusht e akuzoi Trump dhe 18 të tjerë - përfshirë Rudy Giuliani, ish-shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, ish-avokatin e Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark, ish-kreun republikan të Georgia, David Shafer dhe ish-avokati i Trump, Kenneth Chesebro - për një komplot në shkallë të gjerë për të vjedhur zgjedhjet e 2020-ës.

Nga 19 të paditurit, 4 kanë pranuar marrëveshjet për pranimin e fajësisë, dhe kanë rënë dakord të dëshmojnë nëse është e nevojshme. Dëshmia më problematike do të jetë ajo e Sidney Powell, një avokat dhe besnik i dikurshëm i Trump, që ka qenë i pranishëm në takimet kryesore që u bënë pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Vetë Trump është deklaruar i pafajshëm për të 13 akuzat me të cilat përballet. Por në kushtet kur në qarkun Fulton që votoi 72 për qind për Biden dhe 26 për qind Trump në vitin 2020, Trump mund të mos gjejë jurinë që dëshiron. Prokurorët po kërkojnë një datë gjyqi në gushtin e 2024-ës, dhe siç ka thënë Willis gjyqi mund të vazhdojë deri në ditën e inaugurimit në detyrë në janar 2025. Kjo mund t’i japë Trumpit leje ligjore për ta shtyrë çështjen derisa të lërë detyrën.

Padia për blerjen e heshtjes së pornostares Stormy Daniels

Trump u padit në prill të këtij viti për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, dhe për fshehjen e një pagese prej 130.000 dollarë, që avokati i tij bëri për yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës. Trump është deklaruar i pafajshëm edhe për këtë akuzë.

Teksa refuzoi ta zhvendoste çështjen në gjykatën federale në korrik, gjykatësi i qarkut Alvin Hellerstein vuri në dukje në një vendim prej 25 faqesh:”Provat tregojnë se kjo ishte thjesht një çështje personale e presidentit, pra mbulimi i një ngjarjeje të sikletshme”.

Sipas tij, paratë për të blerë heshtjen e një aktoreje filmash për të rritur, nuk lidhen me detyrat zyrtare të Presidentit. Kjo çështje do të trajtohet në gjyq në mars 2024, dhe siç e tregoi padia për shpifje ndaj E.Jean Carroll, Trump mund të mos favorizohet nga një juri popullore e Manhattan-it.

e.jean carroll donald trump

Sondazh

Poll
Bota 30 Dhjetor 2023, 10:21 a.l

Vala e protestave në Serbi vazhdon

Serbi SERBI- Në shenjë proteste pas dyshimeve për manipulime zgjedhore qindra vetë demonstruan të premten në kryeqytetin&nbs...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës