Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai përsëriti se Izraeli i ka rezistuar “presionit të madh” si nga bashkësia ndërkombëtare ashtu edhe nga brenda Izraelit për t’i dhënë fund luftës dhe për të pranuar kushtet e Hamasit. Ai tha se këmbëngulja e qeverisë së tij ka çuar në fazën aktuale të negociatave për lirimin e pengjeve.
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Hamasi është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet vetëm për shkak të presionit ushtarak dhe diplomatik, duke theksuar se vendi i tij nuk do t’u nënshtrohet kërkesave të grupit.
Ai përsëriti se Izraeli i ka rezistuar “presionit të madh” si nga bashkësia ndërkombëtare ashtu edhe nga brenda Izraelit për t’i dhënë fund luftës dhe për të pranuar kushtet e Hamasit. Ai tha se këmbëngulja e qeverisë së tij ka çuar në fazën aktuale të negociatave për lirimin e pengjeve.
Në deklaratat e tij, ai falënderoi presidentin amerikan Donald Trump për “mbështetjen e tij të fortë” dhe për pjesëmarrjen e SHBA-së në sulmet kundër programit bërthamor të Iranit.
“Është e vërtetë që ne mund të arrijmë lirimin e të gjithë pengjeve pa u tërhequr nga Rripi i Gazës”, theksoi Netanyahu në anglisht, duke shtuar: “Me ndihmën e Zotit, kjo do të ndodhë shumë shpejt”.
Ai u zotua se të gjithë pengjet – të gjallë dhe të vdekur – do të kthehen në Izrael gjatë festës hebraike të Sukkot, e cila fillon më 6 tetor dhe zgjat deri më 13 të muajit.
Kryeministri izraelit njoftoi gjithashtu se ka udhëzuar ekipin negociator, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer, të udhëtojë për në Kajro për të finalizuar “detajet teknike” të marrëveshjes për lirimin e pengjeve.
“Qëllimi ynë, si dhe i miqve tanë amerikanë, është që negociatat të përfundojnë brenda pak ditësh”, tha ai.
Netanyahu shtoi se në fazën e dytë të marrëveshjes, Hamasi do të çarmatoset dhe Rripi i Gazës do të çmilitarizohet. Ai paralajmëroi se kjo do të arrihet ose nëpërmjet veprimeve diplomatike ose me mjete ushtarake, nëse është e nevojshme.
Kujtojmë se Hamasi njoftoi dje se do t’i pranojë disa pjesë të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, duke përfshirë lirimin e pengjeve dhe dorëzimin e qeverisjes së enklavës, por kërkon bisedime për shumë nga kushtet e tjera të marrëveshjes.
Në një kopje të deklaratës, që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters, Hamasi e dha përgjigjen e tij ndaj planit 20-pikësh të Trumpit, pasi presidenti amerikan i kishte dhënë grupit militant palestinez afat deri të dielën për ta pranuar marrëveshjen.
Një çështje e rëndësishme për të cilën Hamasi nuk u shpreh është nëse do ta pranonte kushtin për t’u çarmatosur. Çarmatosja e grupit është kërkesë e Izraelit dhe SHBA-së, të cilën deri më sot Hamasi s’e ka pranuar.
Në deklaratë, Hamasi tha se i “vlerëson përpjekjet arabe, islame dhe ndërkombëtare, si dhe përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, për shkëmbimin e të burgosurve dhe për hyrjen e menjëhershme të ndihmave”.
Ai tha se po njofton “miratimin për lirimin e të gjithë të burgosurve të pushtimit – si të gjallë, ashtu edhe trupat e pajetë – sipas formulës së shkëmbimit të përfshirë në propozimin e presidentit Trump, me kushtet e nevojshme praktike për zbatimin e shkëmbimit”.
Por, Hamasi shtoi: “Në këtë kontekst, lëvizja shpreh gatishmërinë e saj që menjëherë, përmes ndërmjetësuesve, të hyjë në bisedime për t’i shtjelluar hollësitë”.
Grupi tha, gjithashtu, se është i gatshëm “t’ia dorëzonte administrimin e Rripit të Gazës një organi të pavarur palestinez (teknokratësh), bazuar në konsensusin kombëtar palestinez dhe të mbështetur nga shtetet arabe dhe islame”.
Plani i Trumpit përcakton armëpushim të menjëhershëm, shkëmbim të pengjeve që mbahen nga Hamasi me të burgosur palestinezë të mbajtur nga Izraeli, tërheqjen e Izraelit nga Gaza në faza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një qeverie tranzitore të udhëhequr nga një trup ndërkombëtar./ Dosja.al
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se shpreson të mund të njoftojë lirimin e të gjith&e...
Foto ilustruese MAROK- Skena të kujton shumë nga Pranvera Arabe që përfshiu vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes ...
Foto ilustruese SHBA- Donald Trump tha se i kërkoi Benjamin Netanyahut të pranonte planin e SHBA-së për t'i dhë...
Sanae Takaichi JAPONI- Partia konservatore në pushtet në Japoni ka zgjedhur Sanae Takaichi si udhëheqësen e saj të re, duke e pozi...
Foto ilustruese GJERORGJI- Dhjetëra mijëra mbështetës të opozitës pro-evropiane të Gjeorgjisë u mblodh&eu...
Andrej Babish ÇEKI- Ish-kryeministri i Çekisë, Andrej Babish ka shënuar rikthim dramatik, duke i fituar zgjedhjet parlamentare kat&...
Donald Trump SHBA- Donald Trump përshëndeti ndërprerjen e përkohshme të bombardimeve izraelite, duke e konsideruar ...
Foto ilustruese SHBA- I dërguari special i Presidentit Donald Trump për Lindjen e Mesme dhe dhëndri i tij po udhëtojnë për n&...
Foto ilustruese ANGLI- Policia e Londrës arrestoi të shtunën dhjetëra mbështetës të grupit të ndalua...
Foto ilustruese ISHUJT KANARIE- Videoja ka kapur momentin kur 23-vjeçari Lionel Ramirez Collado u shpëtua pas tre ditësh në det pran&...