19 Maj 2022, 07:35
Nga DOSJA
Ciaran Cuffe
BRUKSEL- Veshja e eurodeputetit irlandez, Ciaran Cuffe ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve. Gjatë seancës së Parlamentit Europian, Cuffe mbajti fjalim i veshur me fanellën e kombëtares shqiptare. Gjatë fjalës së tij, ai tha se Shqipëria ka bërë progres në proceset integruese dhe theksoi se ka ardhur momenti që të hapen menjëherë negociatat për anëtarësim në BE.
“Lufta në Ukrainë na tregoi, se paqja është e brishtë. Në vitet 90, vendet e Ballkanit Perëndimor na e rikujtuan këtë. Nuk duhet të harrojmë kurrë, se vetëm përmes dialogut, mund të kapërcejmë urrejtjen, dhunën dhe përplasjet midis kombeve. Bashkimi Europian është një forum për shtet anëtare për të gjetur kompromise përmes fjalëve dhe jo armëve. Duke pushtuar Ukrainën, Rusia sfidoi këto vlera themelore. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë me ne këto vlera, por spektri i luftës rëndon mbi rajonin. Unë kam qenë në Shqipëri së fundmi, siç mund ta shihni dhe pashë për herë të parë zhgënjimin në rritje me procesin e integrimit europian. Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha ndaj ne duhet të hapim menjëherë negociatat e anëtarësimit. Nëse nuk e bëjmë jo vetëm që ne nuk do jemi në lartësinë e përgjegjësive tona, por ne rrezikojmë që të rrisim ndërhyrjen e atyre që përdhosin vlerat tona”, – tha Cuffe.
Fanella e Kombëtares Shqiptare iu është dhuruar nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla.
(a.b)/dosja.al
Bota
19 Maj 2022, 00:18
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani festoi ditëlindjen e saj, krejt ndryshe nga çdo herë tjetër. 40-vj...
Bota
18 Maj 2022, 22:52
Foto Ilustruese
UKRAINË- Nëse jeni duke lexuar mbi pushtimin rus të Ukrainës të mërkurën, ja çfarë duhet t&e...
Bota
18 Maj 2022, 22:48
Zoran Milanovic
KROACI- Presidenti i Kroacisë Zoran Milanovic dëshiron që vendi i tij të ndjek shembullin e Turqisë në pë...
Bota
18 Maj 2022, 22:44
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dekrete për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin për 90 ditë...
Bota
18 Maj 2022, 22:38
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se SHBA-ja do të japë 215 milionë dollarë shtesë në...
Bota
18 Maj 2022, 22:27
Foto Ilustruese
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po propozon zgjatjen e ligjit ushtarak në vend, por çfarë pë...
Bota
18 Maj 2022, 22:21
ambasada
UKRAINË- Ambasada amerikane është rihapur në Kiev, tre muaj pasi u mbyll dhjetë ditë para fillimit të pushtimit...
Bota
18 Maj 2022, 22:18
Ben Hodges
SHBA- Rusia ka zero interes në një Ballkan të qëndrueshëm dhe do të pengojë integrimin e tij në struktur...
Bota
18 Maj 2022, 22:14
ushtaret
RUSI- Ministria ruse e mbrojtjes tha të mërkurën se 959 ushtarë ukrainas janë dorëzuar këtë javë n&eu...
Bota
18 Maj 2022, 22:12
Jake Sullivan dhe Albin Kurti
SHBA- Agresioni rus në Ukrainë dhe qëndrueshmëria e Ballkanit Perëndimor ishin pjesë e diskutim...