LIVE UPDATES
Bota

Ethel Brooks, profesoresha e parë rome në SHBA, rrëfen përvojën e saj me racizmin

Në botë ka mbase disa profesorë romë, dhe njëra prej tyre është Ethel Brooks, profesorja e parë rome në Shtetet e Bashkuara. Çdo rom që arrin majat njihet mirë nga komuniteti rom: Livia Jaroka, gruaja e parë rome në Parlamentin Europian, për shembull, ose Nizaqete Bislimi-Hoso, avokate e suksesshme në Gjermani, apo Esma Redzepova, e cila shpesh quhet mbretëreshë e muzikës rome.

13 Korrik 2024, 14:10 Nga N.F
Ethel Brooks, profesoresha e parë rome në SHBA, rrëfen
Ethel Brooks

SHBA- Kur ishte fëmijë Ethel Brooksit i thoshin "shko në fund të klasës!" Por megjithë përvojat me racizmin ajo u zhvillua dhe është sot profesorja e parë rome në SHBA. Lajmet për sukseset e Ethel Brooksit janë përhapur me shpejtësi mes komunitetit rom të Europës: "E keni marrë vesh? thonë njerëzit, "Ne kemi profesoren e parë rome në SHBA!”

Në botë ka mbase disa profesorë romë, dhe njëra prej tyre është Ethel Brooks, profesorja e parë rome në Shtetet e Bashkuara. Çdo rom që arrin majat njihet mirë nga komuniteti rom: Livia Jaroka, gruaja e parë rome në Parlamentin Europian, për shembull, ose Nizaqete Bislimi-Hoso, avokate e suksesshme në Gjermani, apo Esma Redzepova, e cila shpesh quhet mbretëreshë e muzikës rome.

Racizmi pengesë

Këta romë njihen mirë nga komuniteti rom, sepse racizmi kundër romëve shpesh e bën të pamundur kapërcimin e pengesave. Etheli e ka përjetuar vetë këtë racizëm.

"Shumë here shokët e mi të shkollës më thoshin, "o jevgë, shko në fund të klasës,'" tregon ajo duke shtuar se megjithëse ndihej e indinjuar dhe e vrarë nga brenda, ajo kurrë nuk i ka shprehur këto ndjenja me zë të lartë. 

Kur flet Etheli, zëri i saj nuk tregon nervozizëm. Por megjithë ngrohtësinë, trishtimi duket hapur.

Nga kamperi në një nga universitetet më të mira të SHBA

Është një nga ditët e nxehta, të mbushura me re dhe lagështirë në Universitetin Rutgers të Nju-Xhersit, një kampus i moçëm kolegji që të kujton Gilmore Girls, Yale dhe Ivy League. Shiu sapo ka pushuar. Kudo qetës e madhe. Asnjë student nuk ndodhet këtu, sepse pushimet e verës sapo kanë filluar.

Ethel Brooksit i është dashur të bëjë një rrugë të gjatë për të arritur këtu: ajo është rritur në një kamper dhe tani qëdnron e qeshur para një porte të vjetër metali të kuq dhe të zi të universitetit amerikan, ku ajo punon.

Të ëmën e Ethelit, tezet dhe xhaxhallarët as nuk i lejuan të shkonin në shkollë. Asokohe tregon ajo, komuna thoshte "fëmijët jevgj” nuk kanë pse të shkojnë në shkollë.

Dyqind vjet në SHBA

Dhoma e punës në shtëpinë e Ethelit është e mbushur plot dritë. Në kolltukët pranë dritares ka jastëkë me motive dhe ngjyra të shumta. Shtëpia e saj është piktoreske si ndonjë reklamë në Airbnb ose shtëpi në Instagram reel. Në mure ka të varura fotografi bardhë e zi kuajsh të mëdhenj dhe muskulozë.

Familja e Ethelit është nga Masaçusets. Familja e saj ka ardhur 200 vjet më parë në SHBA dhe është marrë me tregti kuajsh mes SHBA-së dhe Europës. Sot familja e saj jeton në Masaçusets dhe Nju-Hempshajër, ku është rritur edhe Etheli.

Racizmi ende i pranishëm

Në SHBA jetojnë mesatarisht një milionë romë. Shumë prej amerikanëve dinë pak për romët. Disa prej tyre madje as nuk e dinë aktualisht se romët ekzistojnë dhe se janë një komunitet real.

Pavarësisht kësaj shumë filma amerikanë riprodhojnë stereotipet që ekzistojnë për romët, shpesh në shaka ku thuhet se romët vjedhin, gratë hedhin fall dhe janë shtriga.

Ethel thotë se racizmi ekziston, sidomos aty ku jetojnë komunitete të mëdha. "Shumë e përhapur është ideja dhe shprehja 'mos shko ta rregullosh makinën tek ata djemtë sepse ata janë jevgj dhe do të të mashtrojnë" - tregon ajo.

Nga India në Europë

Racizmi kundër romëve është i pranishëm prej shekujsh. Ekspertët thonë se romët kanë migruar fillimisht nga India, mbase për shkak të dhunës dhe arsyeve ekonomike dhe kanë mbërritur në Europë diku andej nga vitet 1000 të erës sonë. Gjuhëtarët e mbështesin këtë teori, sepse gjuha e vjetër indiane, sanksritishtja është baza e gjuhës rome, "romanes”.

Mendohet se sot në Europë jetojnë rreth 12 milionë romë. Komuniteti rom është divers. Anëtarët e tij i gjen kudo në botë, me tradita të ndryshme, fe të ndryshme dhe dialekte të ndryshme.

Por megjithë këto ndryshime, Etheli ndien se komuniteti global rom është i bashkuar në një gjë: "Mënyrën se si ne respektojmë dhe kujdesemi për të moshuarit dhe mënyrës si adhurojmë fëmijët,” tregon ajo për Deutsche Wellen.

Ajo thekson se kjo ka të bëjë me kujdesin për njëri-tjetrin, mbështetjen reciproke dhe, siç thotë ajo "ndjenjën e vërtetë se ne të gjithë jemi në këtë gjë së bashku, nganjëherë kundër gjithë botës, sepse duke qenë romë ne e dimë çfarë është racizmi, diskriminimi dhe margjinalizimi."

Mbështetje nga familja

Edhe Etheli ka pasur mbështetje pa kusht nga familja e saj. Ajo shfleton një grumbull dokumentesh të vjetra që përmbajnë letra, albume mbushur me fotografi bardhë e zi dhe gazeta lokale nga vitet e saj shkollës. Prindërit e saj i kanë mbledhur të gjitha këto, sepse ato tregojnë për arritjet e Ethelit, konkurset e shqiptimit, fjalimet dhe çmimet.

Prindërit e çonin në bibliotekën lokale sepse donin që ajo të dilte me rezultate të mira në shkollë. Në kohën kur ajo shkonte në universitet, i ati i Ethelit nuk kishte blerë madje as ilaçe për veten në mënyrë që familja të kishte më shumë para për librat e saj. Ajo nuk e dinte këtë gjë, por e mësoi pasi ai ndërroi jetë.

Mbledhje njohurish të sakta për romët

Muret e zyrës së Ethelit janë të mbuluar nga rafte librash. Aty këtu ka fotografi të vogla  të gjysheve, të tezeve, të hallave, të dajava apo të xhaxhallarëve.

Ethel Brooks është profesore dhe shefe e katedrës për Studime Femërore, Gjinore dhe Seksuale në Universitetin e Rutgerit. Temat e kërkimeve të saj janë ekonomia politike kritike, globalizim, teoritë feministe, nacionalizmi dhe post-kolonializmi.

Ajo i tha Deutsche Welles se e mori titullin doktor dhe u bë profesore për të krijuar një vend ku mund të mblidhen njohuri të sakta për romët, sepse kur filloi të studionte në universitet ajo nuk kishte gjetur shumë informacione për komunitetin rom.

Libra plot me racizëm

"Gjatë pushimeve të para të vjeshtës kur isha në universitet, mora me vete kur shkova në shtëpi disa libra për romët,” tregon ajo. Etheli u ul me të ëmën dhe tezen për t'i lexuar librat së bashku. "Unë u thashë: kjo që po bëjmë, është gabim. Ne nuk e ditkemi çfarë do të thotë të jesh rom, sepse shikoni si thonë këto libra, ju duhet ta bëni këtë gjë në këtë mënyrë.”

Tezja e saj e pa dhe i tha: "Nëse unë nuk e di çfarë do të thotë të jesh rom, atëherë kurrkush nuk e di. Këta libra janë gabim.” Librat ishin të mbushura me racizëm dhe stereotipe.

Tani si profesore Etheli kërkon ta ndryshojë këtë gjë. "Unë dua të krijoj njohuri kritike që jo vetëm na mbështesin ne si romë, por që mbështesin njerëzit e margjinalizuar kudo në botë,” thotë ajo.

Emëruar nga presidenti Obama

Racizmi kundër romëve arriti kulmin gjatë gjenocidit nazist të Luftës së II Botërore. Gjermania e pranoi gjenocidin kundër sintit dhe romëvepër herë të parë në vitet 1980-të.

Ish-presidenti amerikan Barack Obama e zgjodhi Ethelin në Këshillin Përkujtimor të Holokaustit, në SHBA. Etheli thotë se kjo ka qenë e rëndësishme jo vetëm për të, por për gjithë romët në SHBA dhe sintit dhe romët në gjithë botën. Ajo thotë se ky emërim ishte një mënyrë për të thënë: "Ja ku jemi dhe më në fund jemi gati t'i pranojmë humbjet që kanë përjetuar njerëzit tanë gjatë nazizmit, prej Holokaustit dhe duarve të nazistëve.”

Punës së Ethelit në universitet i janë bashkuar shumë studentë që vijnë nga grupe të margjinalizuara. Ajo e di çfarë do të thotë kjo dhe kërkon që t'i fuqizojë ata për të gjetur vendin e tyre në shoqëri.

"Duke e kuptuar kush jemi, ne mund të bëhemi të fuqishëm," thotë ajo. "Mbijetesë do të thotë për ne përcaktim i logjikës historike, trajektoreve që kuptohen kur flasim për historinë. Do të thotë rezistencë. Rezistenca është diçka që ne e bartim me vete, që e marrim prej të parëve tanë dhe ua transmetojmë fëmijëve.”/ DW

ethel brooks shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet