13 Korrik 2024, 13:38
Nga N.F

KOSOVË- Që nga viti 2007 e deri më tani, nga burgjet e Kosovës janë arratisur - ose nuk janë kthyer pasi kanë shfrytëzuar të drejtën e kalimit të fundjavës jashtë burgut – 56 persona. Kështu bëri të ditur drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, gjatë një konference për media më 13 korrik.
Konferenca u mbajt pas ditëve të fundit janë arratisur dy persona nga burgjet: Faton Hajrizi dhe Ujkan Metaj. Sipas Dibranit, Hajrizi dhe Metaj kanë pasur të drejtë të kalojnë fundjavën në shtëpi dhe ata e kanë shfrytëzuar këtë gjë, duke mos u kthyer në institucionin korrektues.
Dibrani tha se Hajrizi është i dënuar me 25 vjet burgim, por në vitin 2019 ai ka përfunduar gjysmë e dënimit dhe me ligjet në fuqi, ai ka të drejtë që fundjavat t’i kalojë në shtëpi.
“I njëjti për disa herë ka shfrytëzuar këtë mundësi, pra e ka kaluar fundjavën në shtëpi, por është rikthyer në burg”, tha Dibrani.
Hajrizi kishte qenë i burgosur në Dubravë, në institucion ë tipit të hapur, që nënkupton se aty ka vendpunime, ku të burgosurve u mundësohet të punojnë pa mbikëqyrjen e stafit. Ai, sipas Dibranit, kishte shftytëzuar katër herë të drejtën për të vizituar familjen për shkak të sjelljes së mirë, që i ka mundësuar të kalonte në institucion të tipit të hapur.
Drejtori i Shërbimit Korrektues foli edhe për të arratisurin tjetër, Ujkan Mataj, i dënuar me 11 burgim për ndihmë në grabitjen e një banke në Istog. Ai sipas Dibranit kishte fituar të drejtën e kalimit të fundjavës në shtëpi janarin e këtij viti. Ai po ashtu kishte qenë i vendosur në institucion të tipit të hapur.
Ndërkaq, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, gjatë konferencës për media tha se sapo të kapen dy të arratisurit ata do të humbasin të gjitha privilegjet që kishin pasur, pra do të kthehen në institucionin e tipit të mbyllur të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Në Kosovë janë 11 qendra të Shërbimit Korrektues, që përfshijnë qendra të paraburgimit, korrektuese dhe burg të sigurisë së lartë./ REL
te arratisur kosove shkk
Bota
13 Korrik 2024, 12:42
N.F
Foto ilustruese
KINA- Dy luftanije ruse kanë mbërritur në qytet-portin Zhanjiang në jug të Kinës për të marrë ...
Bota
13 Korrik 2024, 12:05
N.F
Bujar Osmani dhe Timço Mucunski
MAQEDONI E VERIUT- Vendi i ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara (OKB) n&eum...
Bota
13 Korrik 2024, 11:50
N.F
Masoud Pezeshkian
IRAN- Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian në një deklaratë të lëshuar sot është shprehur se qe...
Bota
13 Korrik 2024, 11:32
S.B
Kate Middleton
ANGLI- Kensington Palace konfirmoi së fundmi se Princesha e Uellsit, Kate Middleton do të marrë pjesë n&e...
Bota
13 Korrik 2024, 10:45
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Një depo nafte është përshirë nga zjarri në rajonin juglindor rus të Rostovit, pas një...
Bota
13 Korrik 2024, 10:21
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ball...
Bota
13 Korrik 2024, 09:59
N.F
Autori dhe viktima
GREQI- Një krim i tmerrshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Amfiloki në Greqi. Një 43-vjeçar v...
Bota
13 Korrik 2024, 08:15
N.F
Babi dhe viktima
SHBA- Një burrë nga Arizona është arrestuar dhe akuzuar për vrasje pasi dyshohet se ka lënë v...
Bota
13 Korrik 2024, 07:58
N.F
Biden dhe Stoltenberg
SHBA- Samiti i NATO-s në Uashington duhej të ishte festa e madhe e 75-vjetorit të aleancës. Por shqetësimet ...
Bota
13 Korrik 2024, 07:47
N.F
Baldwin
SHBA- Një gjykatëse në Nju Meksiko pushoi të premten çështjen ndaj aktorit Alec Baldwin. Vendimi u mor ndërsa ...