10 Maj 2025, 07:33
Nga M.L
Foto ilustruese
UKRAINË- "Ethet” diplomatike po mbizotërojnë sërish në Ukrainë, me udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Polonisë që udhëtojnë drejt Kievit për të mbajtur videokonferencën e “aleancës së vullnetit”, në të cilën do të marrë pjesë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
Emmanuel Macron, Friedrich Merz dhe Keir Starmer udhëtuan drejt kryeqytetit ukrainas me tren, duke postuar fotot përkatëse në rrjetet sociale, ndërsa Donald Tusk do t'i takojë atje. Në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e katër fuqive më të mëdha ushtarake të Evropës akuzuan Putinin për "pengimin e përpjekjeve për të siguruar një paqe të qëndrueshme".
“Së bashku me SHBA-në, i bëjmë thirrje Rusisë të bjerë dakord për një armëpushim të plotë dhe pa kushte për 30 ditë, me qëllim krijimin e klimës së duhur për bisedime që synojnë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.
"Ne jemi të gatshëm të mbështesim bisedimet e paqes sa më shpejt të jetë e mundur, të diskutojmë zbatimin teknik të armëpushimit dhe të përgatitemi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje. Jemi të qartë se gjakderdhja duhet të ndalet, Rusia duhet të ndalojë pushtimin e saj të paligjshëm dhe Ukraina duhet të jetë në gjendje të lulëzojë si një komb i sigurt, i mbrojtur dhe sovran brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht për brezat që do të vijnë", shtuan katër udhëheqësit, duke u zotuar se "ne do të vazhdojmë të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën".
friedrich merz emmanuel macron keir starmer kyriakos mitsotakis
Bota
10 Maj 2025, 07:30
M.L
SHBA- Që kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vendosi tarifa të larta ndaj Kinës muajin e kaluar, Pekini ...
Bota
9 Maj 2025, 17:51
M.B
Vladimir Putin
RUSIA- Tetëdhjetë vjet pas dorëzimit të Gjermanisë Naziste, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pati shum&eum...
Bota
9 Maj 2025, 16:57
M.L
Foto ilustruese
RUSI- Çështja e rivendosjes së rrjedhave të gazit rus në Evropë po diskutohet në bisedimet m...
Bota
9 Maj 2025, 16:49
M.L
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, tha të premten se synon të forcojë bashkëpunimin me Turqin&e...
Bota
9 Maj 2025, 16:22
M.L
Foto ilustruese
HUNGARI- Qeveria hungareze njoftoi të premten dëbimin e dy diplomatëve ukrainas, duke i akuzuar ata për spiun...
Bota
9 Maj 2025, 16:11
M.L
BRUKSEL- Lëshimi i një miliard eurove për industrinë e mbrojtjes ukrainase, para që do të tërhiqen nga interesat e gjenerua...
Bota
9 Maj 2025, 15:41
M.L
SHBA- Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka anuluar udhëtimin e tij në Izrael të planifikuar për javën e ardhsh...
Bota
9 Maj 2025, 15:30
M.L
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Është vetëm çështje kohe, thotë Rexhep Tajip Erdogan, që Partia ...
Bota
9 Maj 2025, 15:21
E. D
Papa Leo XIV
VATIKAN- Ditën e djeshme në Vatikan u zgjodh Papa i ri, Leoni XIV, dhe vëmendja u përqendrua edhe te të ardhurat e t...
Bota
9 Maj 2025, 15:16
E. D
foto ilustruese
BUDAPEST- Agjencia kryesore e sigurisë e Ukrainës tha se ka zbuluar një rrjet spiunazhi të drejtuar nga Hungaria që...