LIVE UPDATES
Bota

80-vjetori i fitores së BS mbi Gjermaninë naziste/ Putin lartëson triumfin në Luftën e Dytë Botërore, hesht për Ukrainën

Mund të jetë një mënyrë për t'u përballur me të. Ose thjesht një pasqyrim i një problemi të pazgjidhshëm që Kremlini ia ka shkaktuar vetes në një luftë që e ka shkatërruar Ukrainën, por gjithashtu ka shkaktuar më shumë humbje për Rusinë se të gjitha luftërat që i ka zhvilluar ajo që nga viti 1945.

9 Maj 2025, 17:51 Nga M.B
80-vjetori i fitores së BS mbi Gjermaninë naziste/ Putin lartëson
Vladimir Putin

RUSIA- Tetëdhjetë vjet pas dorëzimit të Gjermanisë Naziste, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pati shumë për të thënë rreth saj dhe shkatërrimit të pashoq që përjetoi Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, ai nuk tha edhe aq shumë për luftën tjetër, më të madhen në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore: pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Mund të jetë një mënyrë për t'u përballur me të. Ose thjesht një pasqyrim i një problemi të pazgjidhshëm që Kremlini ia ka shkaktuar vetes në një luftë që e ka shkatërruar Ukrainën, por gjithashtu ka shkaktuar më shumë humbje për Rusinë se të gjitha luftërat që i ka zhvilluar ajo që nga viti 1945. Lufta në Ukrainë ngatërrohet me atë që Kremlini e quan "shkaqe rrënjësore". Ky është kryesisht një eufemizëm për versionin e Moskës për historinë e shekullit të 20-të, ku Bashkimi Sovjetik ndihmoi aleatët për ta çliruar Evropën dhe më pas vendosi katër dekada sundim autoritar dhe komunist mbi një pjesë të madhe të saj.

Shumëllojshmëritë e kësaj përllogaritje të shtrembëruar përfshijnë pretendimin e rrejshëm se Ukraina është tani nën kontrollin e neo-nazistëve që ndihmuan në një grusht shteti 11 vjet më parë, duke përzënë një president me simpati për Rusinë dhe duke përndjekur rusët në Ukrainën lindore. Po aq i rëndësishëm është edhe pretendimi se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja e tradhtuan Moskën kur aleanca pranoi anëtarët e mëparshëm të Paktit të Varshavës - Republikën Çeke, Poloninë, Hungarinë dhe të tjerët - në vitet pasuese.

“Ne i kujtojmë mësimet e Luftës së Dytë Botërore dhe nuk do të pajtohemi kurrë me shtrembërimin e ngjarjeve të saj, me përpjekjet për të justifikuar ekzekutuesit dhe për të njollosur fituesit e vërtetë,” tha Putin gjatë fjalimit të 9 Majit.

“E vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë. E gjithë vendi, e gjithë shoqëria, populli mbështet pjesëmarrësit e operacionit special ushtarak”, shtoi ai.

Në këtë fjalim, që zgjati vetëm 10 minuta - një nga më të shkurtrit në 26 vjetët sa është duke sunduar në Rusi - Putini pati edhe një kundërpërgjigje për presidentin amerikan, Donald Trump. Dy ditë më parë, Trump kishte pohuar se “fitorja u arrit kryesisht falë [Shteteve të Bashkuara], ju pëlqeu, apo jo. Ne hymë në atë luftë. Ne e fituam atë luftë”. Kjo është herezi në Moskë, ku kujtimet për mbi 20 milionë të vdekurve sovjetikë të luftës mbeten të freskëta, ashtu si edhe Beteja e Stalingradit, përplasja katastrofike që shumica e historianëve e konsiderojnë si pikë kthese në luftë.

“Ne gjithmonë do të kujtojmë se hapja e frontit të dytë në Evropë - pas betejave vendimtare në territorin e Bashkimit Sovjetik - e afroi fitoren”, tha Putin, duke iu referuar pushtimit të Normandisë nga Aleatët, 16 muaj pas Stalingradit.

Për dallim nga fjalimet e kaluara, këtë herë Putini ishte më i përmbajtur në kritikat ndaj Perëndimit. Për shembull, në vitin 2007, ai i krahasoi Shtetet e Bashkuara me Rajhun e Tretë. Në vitin 2022, disa muaj pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, ai akuzoi Shtetet e Bashkuara për “poshtërimin… e gjithë botës.” Pushtimi i Ukrainës po zhvillohet në mënyrë të favorshme për Rusinë, pasi forcat e saj po shtypin trupat ukrainase në fushëbetejë, pasi ukrainasit janë më të paktë në numër.

Në diplomaci, përpjekjet e Trumpit për ta bërë prioritet zgjidhjen e konfliktit i dhanë fund izolimit të Putinit, i cili ishte mbajtur i tillë nga paraardhësi i Trumpit, Joe Biden, me mbështetjen e aleatëve perëndimorë. Administrata Trump ka pranuar disa nga kërkesat thelbësore të Kremlinit, disa prej të cilave Putin i ka përdorur për ta arsyetuar nisjen e luftës. Kjo përfshin njohjen e pretendimit të Rusisë për Gadishullin e Krimesë dhe bllokimin e anëtarësimit të Ukrainës në NATO në të ardhmen.

Së voni, ka pasur një ndryshim në tonin e administratës Trump. Këtë javë, nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Rusia “po kërkon shumë” në bisedimet për paqe. Putin shpalli një armëpushim treditor për të përkuar me festimet e Ditës së Fitores. Volodymyr Zelensky nuk e pranoi atë, duke e quajtur shfaqje teatrale, dhe doli me një propozim për armëpushim njëmujor.

Kievi e ka akuzuar gjithashtu Rusinë për shkelje masive të armëpushimit të vet. Edhe Rusia ka bërë akuza të ngjashme. Prej javësh, Kievi dhe Moska po godasin njëri-tjetrin me dronë dhe raketa gjithnjë e më shpesh. Më 7 maj, Ukraina thuhet se lëshoi mbi 500 dronë dhe 11 raketa e bomba mbi objektivat ruse, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Më 8 maj, në prag të festimeve të Rusisë, Trump mbështeti propozimin 30-ditor dhe kërcënoi me sanksione “nëse armëpushimi nuk respektohet” nga cilado palë. Kjo mbështetje erdhi pas një telefonate me Zelenskyn, i cili ka një histori të tensionuar me Trump. Ligjvënësit ukrainas gjithashtu miratuan një marrëveshje të rëndësishme që u jep kompanive amerikane qasje të privilegjuar në mineralet e vlefshme të Ukrainës - diçka që Trump e kishte vendosur si kusht për mbështetjen amerikane.

Akuzimi i Ukrainës për "nazizëm" buron gjithashtu nga pikëpamja selektive e Kremlinit për shekullin e 20-të, në veçanti lidhur me Stepan Bandera, nacionalistin ukrainas që nderohet nga shumë ukrainas si hero i lëvizjes për pavarësi anti-sovjetike. Të tjerë e shohin si tradhtar, forcat e të cilit bashkëpunuan me Gjermaninë Naziste dhe kryen masakra ndaj polakëve dhe hebrenjve.

Në fjalimin e tij të vitit 2022, Putini i përmendi si “neo-nazistët e mbështetur nga Perëndimi” në Ukrainë, ashtu edhe “banderistët” - një fyerje e parapëlqyer e Kremlinit për nacionalistët ukrainas. Kjo retorikë mungoi këtë vit. Por, gjithashtu mungoni çdo tregues se Putini po mendon t’i japë fund pushtimit të Ukrainës.

“Putini nuk ka ndër mend ta përfundojë luftën. Ai nuk po ndryshon objektivat me të cilat e filloi”, tha për Current Time Igor Yakovenko, një ish-gazetar dhe ligjvënës rus, tani sociolog në mërgim, para fjalimit të Putinit./ REL

rusia

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi