LIVE UPDATES
Bota

Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike rëndojnë gjendjen në Kiev

Sulmet ruse kanë shkaktuar dëme të rënda në rrjetin energjetik të kryeqytetit ukrainas, ndërkohë sulmet me raketa po vazhdojnë në pjesë të ndryshme të Ukrainës, nga kryeqyteti, Kievi, në veri deri në Odessa në jug, duke shkatërruar pothuajse gjysmën e sistemit energjetik të Ukrainës, tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

19 Nëntor 2022, 08:44 Nga DOSJA
Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike rëndojnë gjendjen
Kievi në errësirë

UKRAINË- Autoritetet ukrainase në Kiev po paralajmërojnë për një "mbyllje të plotë", ndërsa temperaturat nën zero po mbërthejnë vendin. Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press, kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko, tha se autoritetet po përpiqen të rikthejnë në funksion rrjetin elektrik të qytetit.

Sulmet ruse kanë shkaktuar dëme të rënda në rrjetin energjetik të kryeqytetit ukrainas, ndërkohë sulmet me raketa po vazhdojnë në pjesë të ndryshme të Ukrainës, nga kryeqyteti, Kievi, në veri deri në Odessa në jug, duke shkatërruar pothuajse gjysmën e sistemit energjetik të Ukrainës, tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.

“Fatkeqësisht, Rusia po vazhdon sulmet me raketa kundër infrastrukturës kritike civile të Ukrainës, duke luftuar kundër popullatës civile dhe duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike, ujë, ngrohje dhe sistemet e komunikimit gjatë dimrit.” Ai i bëri këto komente gjatë bisedimeve me nënpresidentin e Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis në Kiev.

Kryeministri ukrainas shtoi se, “më 15 nëntor, Rusia hodhi rreth 100 raketa në qytetet e Ukrainës. Pothuajse gjysma e sistemeve tona energjetike janë çaktivizuar”. Mes një moti me temperatura të ulëta, rreth 10 milionë njerëz në vend kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Presidenti ukrainas tha se njerëzit po përjetojnë ndërprerje të gjata të eneregjisë elektrike në 18 rajone, përfshirë Kievin, dhe ai shtoi se punonjësit e shërbimeve publike po bëjnë "gjithçka për të rikthyer furnizimin me energji elektrike".

Shefi ekzekutiv i operatorit shtetëror të shërbimeve të energjisë elektrike “Ukrenergo”, Volodymyr Kudrytskyi, tha në televizionin shtetëror ukrainas, se "ne duhet të përgatitemi për ndërprerjet e mundshme të gjata, por për momentin ne po njoftojmë oraret e ndërprerjes së energjisë elektrike që janë planifikuar dhe do të bëjmë gjithçka për t’u siguruar që ndërprerjet e energjisë elektrike të mos jenë shumë të gjata.” OKB-ja tha se ka frikë nga një krizë humanitare këtë dimër nëse ndërprerjet e energjisë elektrike në Ukrainë vazhdojnë.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se sulmet e saj në Ukrainë kishin shënjestër infrastrukturën ushtarake dhe energjetike, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve. Zyrtarët e ministrisë ruse të mbrojtjes thanë se ushtria ruse po përdorte armë me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektivat e mbrojtjes dhe ato industrial në Ukrainë, duke përfshirë "objektet e prodhimit të raketave". Ndërkohë të premten, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u takua me nënpresidentin e Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis në Kiev dhe e falënderoi atë për programin e planifikuar të ndihmës financiare të BE-së prej më shumë se 18.5 miliardë dollarë në 2023.

Marrë nga VOA

lufta rusi-ukraine ukraine

Sondazh

Poll
Bota 19 Nëntor 2022, 07:56

Paradoksi i plakjes

Foto Ilustruese Popullsia e moshuar kërkon më shumë shpenzime qeveritare. Gjithashtu do të sjellë norma të ulëta interes...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet