LIVE UPDATES
Bota

Të huajt paguajnë më shumë për qira sesa gjermanët

Të huajt në Gjermani paguajnë mesatarisht 9.5 për qind më shumë qira për metër katror sesa gjermanët. Kështu thuhet në analizat e fundit e Zyrës Federale të Statistikave.

25 Maj 2025, 10:22 Nga N.F
Të huajt paguajnë më shumë për qira sesa gjermanët
Foto ilustruese

GJERMANI- Në Gjermani, të huajt paguajnë mesatarisht më shumë për të marrë me qira apartamente sesa njerëzit me pasaportë gjermane. Po pse?

Të huajt në Gjermani paguajnë mesatarisht 9.5 për qind më shumë qira për metër katror sesa gjermanët. Kështu thuhet në analizat e fundit e Zyrës Federale të Statistikave. Për personat pa shtetësi gjermane, qiraja mesatare neto në Gjermani (duke përjashtuar kostot e ngrohjes dhe shërbimeve) është 7.75 euro për metër katror, ndërsa për personat me pasaportë gjermane është mesatarisht 7.08 euro. Por qiratë janë edhe më të larta për të gjithë, kur shtohen shërbimet që duhen paguar, sepse këto çmime janë neto.

Përpjekja e parë për një shpjegim u bë menjëherë nga Zyra e Statistikave: supozohet se arsyeja qëndron në faktin se të huajt kryesisht marrinme qira apartamente më të vogla. Kjo mund të kursejë në qiranë totale, por çmimi për metër katror është zakonisht më i ulët për apartamentet më të mëdha.

Shifra konkrete: një e katërta (25 për qind) e të huajve në vitin 2022 jetonin në apartamente më të vogla se 60 metra katrorë, ndërsa midis gjermanëve kjo shifër ishte vetëm rreth një në tetë (12 për qind), që do të thotë se gjermanët në masë të madhe jetojnë në apartamente më të mëdha se 60 metra katrorë.

Në përgjithësi familjet e huaja banojnë mesatarisht në 85.7 metra katrorë hapësirë ​​jetese, ndërsa familjet gjermane në 109.6 metra katrorë.

Vendi i banimit nuk i shpjegon ndryshimet

Faktori kyç sipas analizave nuk është pasaporta, por situata financiare: në përgjithësi, njerëzit më të varfër kërkojnë apartamente më të vogla, e në këtë grup përfshihet një numër proporcionalisht më i madh i të huajve, që do të thotë varfëria tek të huajt mesatarisht është më e përhapur.

Por Zyra pohon se ajo nuk ka statistika të besueshme që do të vërtetonin qartë lidhjen mes varfërisë së të huajve dhe çmimeve të qirave. Të dhënat e nevojshme mbi tregun e banesave dhe gjendjen ekonomike të familjeve mblidhen përmes anketave të ndryshme dhe nuk mund të bashkohen thjesht për të gjithë vendin.

Sipas Zyrës Federale, ky fenomen ndodh pavarësisht nga vendi i banimit. Të huajt paguajnë qira më të larta për metër katror si në qytetet e mëdha, ku kërkesa është e madhe, ashtu edhe në bashkitë më të vogla.

Ndërsa diferenca në qira në qytetet e mëdha me më shumë se 100.000 banorë është 7.3 për qind, në qytetet me madhësi mesatare nga 50.000 deri në 100.000 banorë 6.6 për qind. Në qytetet edhe më të vogla (nga 10.000 deri në 50.000 banorë) dallimi në qira është 9.3 për qind ndërsa në bashkitë me më pak se 10.000 banorë këto dallime janë edhe më të larta dhe shkojnë deri në mestarisht 10.6 për qind./ DW

shtepi me qira gjermani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet