Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas një njoftimi të kësaj zyreje, Petkoviç gjatë kësaj vizite ishte parparë të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës për Pashkët në Manastirin e Deçanit, pastaj në shërbesën në Manastirin e Graçanicës në mëngjesin e Pashkëve dhe në një takim me të rinjtë në Manastirin e Draganacit.
SERBIA- Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë një vizitë në Kosovë për Pashkët Ortodokse gjatë fundjavës. Sipas një njoftimi të kësaj zyreje, Petkoviç gjatë kësaj vizite ishte parparë të merrte pjesë në liturgjinë e mesnatës për Pashkët në Manastirin e Deçanit, pastaj në shërbesën në Manastirin e Graçanicës në mëngjesin e Pashkëve dhe në një takim me të rinjtë në Manastirin e Draganacit.
“Ndonëse vizita ishte ekskluzivisht e karakterit fetar dhe përfshinte ekskluzivisht vizita në manastire dhe në vendet e shenjta të Kishës Ortodokse Serbe, në frymën e festës më të madhe për serbët, pa qëllime politike, autoritetet në Prishtinë e ndaluan vizitën e tij pa asnjë shpjegim”, tha Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe.
Kjo zyrë tha se për më shumë se një vit, Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po e pengon Petkoviçin që të vizitojë serbët në Kosovë.
“Këto ndalime [të vizitave] jo që janë të pabaza, por paraqesin edhe shkelje të drejtpërdrejtë të Marrëveshjes për lëvizjen e lirë dhe atë për vizita zyrtare, veçmas kur bëhet fjalë për kryenegociatorin në dialog nga pala serbe”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ende nuk është përgjigjur në pyetjen dërguar nga Radio Evropa e Lirë për të konfirmuar ose për të hedhur poshtë njoftimin e palës serbe. Në të kaluarën, Kosova ka refuzuar kërkesat e parashtruara nga Petkoviq për të zhvilluar vizita, duke thënë se refuzimi ishte për shkak të “deklaratave provokuese”.
Ndërkaq, në janar të këtij viti, Serbia ia refuzoi kërkesën për vizitë ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai kishte planifikuar që të vizitonte komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, që janë të banuara me shqiptarë.
Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregulloret përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësimet nga Bashkimi Evropian. Këto vizita duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e shteteve përkatëse duhet t’i autorizojnë ato./ REL
pamje nga ngjarja SHBA- Qyteti i vogël i North Bend në Uashington është i famshëm për jetën e tij të egër...
Ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne FRANCA- Franca vlerëson se 150.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë pu...
Annalena Baerbock GJERMANIA- Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga nj&eu...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një konference për media në Pentagon më 26 prill 2024. SHBA- Sekretari amerika...
Recep Tayyip Erdogan TURQIA- Turqia ka pezulluar të gjitha importet dhe eksportet me Izraelin për shkak të veprimeve ushtarake në Gaz&e...
Harta SHBA- Organizata “Reporterët Pa Kufij” shpreh shqetësim për gjendjen e lirisë së shtypit në botë e cil...
Foto ilustruese RUSIA- Rusia tha të enjten se nuk ka ndonjë kuptim që të marrë pjesë në konferencën në Zvic&eu...
Foto ilustruese SHBA- Avokati mbrojtës i ish-presidentit Donald Trump përgatiti të enjten terrenin për pretendimin se Michael Cohen, i ...
Gjatë shqyrtimit të projektligjit në senatin e Arizonës SHBA- Guvernatorja demokrate e Arizonës, Katie Hobbs, ka shfuqizuar nj&eum...
protestat ne shba SHBA- Përshkallëzimi i protestave në universitetet amerikane po detyron Presidentin Joe Biden të ndjekë një...