LIVE UPDATES
Bota

Çështja penale ndaj Trump në dorën e jurisë, çfarë ndodh në vazhdim?

Juria u tërhoq të mërkurën për të filluar procesin e shqyrtimit të çështjes së parë penale ndaj një ish-presidenti amerikan.

30 Maj 2024, 07:22 Nga M.B

 

Çështja penale ndaj Trump në dorën e jurisë,
Foto ilustruese

 

SHBA- Pasi dëgjuan për 16 ditë dëshmitë e gati 24 dëshmitarëve dhe për disa orë të tjera argumentat mbyllëse të palëve, ka ardhur momenti që anëtarët e jurisë të thonë fjalën e tyre në çështjen penale ndaj ish-presidentit Donald Trump. Juria u tërhoq të mërkurën për të filluar procesin e shqyrtimit të çështjes së parë penale ndaj një ish-presidenti amerikan. Juria, e përbërë nga shtatë burra dhe pesë gra, ka detyrën të vendosë nëse Trump është apo jo fajtor për 34 akuzat në lidhje me falsfikimin e të dhënave të kompanisë së tij.

Prokurorët thonë se zoti Trump falsifikoi të dhënat për të fshehur rimbursimet për ish-avokatin e tij Michael Cohen, i cili i pati paguar aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels 130 mijë dollarë në javët e fundit të fushatës elektorale të vitit 2016, që ajo të mos bënte publike pretendimet e saj për një marrëdhënie seksuale me zotin Trump të një dekade më parë. Ish-presidenti dhe njëkohësisht kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane ka deklaruar pafajësinë, ka mohuar të ketë patur marrëdhënie seksuale me zonjën Daniels dhe thotë se pagesat për zotin Cohen u evidentuan siç duhet në regjistrat e kompanisë, si shpenzime ligjore.

Nëse juria e gjen fajtor Trump, ajo duhet të vendosë unanimisht se ai shkruajti një të dhënë false në regjistrat e kompanisë së tij, ose detyroi dikë tjetër ta bënte këtë veprim, dhe se e bëri këtë me synimin për të shkelur ose për të komplotuar për të shkelur ligjin e shtetit të Nju Jorkut, sipas të cilit është i paligjshëm zgjedhja në funksione publike me mjete ilegale.

Shpallja fajtor do të thotë që të gjithë anëtarët e jurisë të bien dakord se është bërë diçka e paligjshme për të ndihmuar në zgjedhjen e zotit Trump. Por, nuk është e domosdoshme që ata të bien unanimisht dakort se cili ishte aspekti i paligjshëm. Në këtë rast, anëtarët e jurisë mund të zgjedhnin mes tre veprave të mundshme të paligjshme:

KU ZHVILLOHEN DISKUTIMET E JURISË?

Në një sallë me dyer të mbyllura që është e rezervuar për jurinë. Ndërsa vazhdojnë diskutimin 12 anëtarët e jurisë, gjashtë anëtarët rezervë, të cilët kanë ndjekur gjithashtu të gjitha punimet e çështjes gjyqësore, do të qëndrojnë në një dhomë tjetër të veçantë, në godinën e gjykatës. Nëse ndonjë nga anëtarët e jurisë nuk është në gjendje të vazhdojë, për shkak të ndonjë sëmundjeje apo arsye të tjera, një prej anëtarëve rezervë e zëvendëson, por shqyrtimi duhet të fillojë nga e para.

Juria filloi shqyrtimin e çështjes pasi iu dhanë udhëzime të detajuara në lidhje me ligjet që kanë të bëjnë me këtë çështje, se çfarë duhet provuar që të shpallin fajësinë e të akuzuarve, si dhe detyrën që kanë për të shpallur pafajësinë nëse nuk ka prova të mjaftueshme. Anëtarët e jurisë duhet t’ua dorëzojnë telefonat e tyre celularë oficerëve të gjykatës.

ÇFARË DO TË BËHET E DITUR RRETH KËTIJ PROCESI?

Shumë pak. Procesi mbahet sekret, megjithëse anëtarët e jurisë mund t’i dërgojnë mesazhe të shkruara gjykatësit, nëpërmjet oficerëve të gjykatës. Një shënim i parë i tillë u dërgua pas gati 3 orësh e gjysëm. Juria kërkoi të ridëgjonte një pjesë të dëshmisë së zotit Cohen dhe të ish-botuesit të revistës National Enquirer, David Pecker. Në vazhdim, ndërsa juristët po përgatisnin materialin e kërkuar, anëtarët e jurisë dërguan edhe një shënim të dytë, ku kërkonin të ridëgjonin udhëzimet e gjykatësit Juan Merchan në lidhje me ligjet që vlejnë për çështjen në fjalë.

Gjykatësi Merchan i lexoi kërkesat në sallën e gjyqit dhe diskutoi me prokurorët dhe avokatët mbrojtës për mënyrën se si t’u përgjigjej. Në vazhdim, anëtarët e jurisë u sollën në sallë në mënyrë që gjykatësi t’u drejtonte një pyetje: nëse dëshironin të gjitha udhëzimet ligjore, apo vetëm një pjesë të tyre. Pasi u shpjegoi se mund të përgjigjeshin nëpërmjet një letre tjetër, gjykatësi i dërgoi në shtëpi, duke e mbyllur kështu procesin për këtë ditë.

Rileximi i udhëzimeve do të vazhdojë të enjten në mëngjes dhe do të bëhet duke u lexuar me zë nga një transkript i gjykatës. (Anëtarët e jurisë nuk e kanë transkriptin në sallën ku qëndrojnë, por atyre u jepet një kompjuter portativ me dokumentat dhe materialet e tjera të prezantuara gjatë gjyqit).

Personat që vëzhgojnë punimet e gjykatës mund të spekulojnë rreth procedurës së shqyrtimit duke gjykuar nga përmbajtja e letrave që dërgon juria, por askush nuk mund ta dijë këtë me siguri. Anëtarët e jurisë do të dërgojnë një letër edhe në rastin kur duan të sinjalizojnë se kanë arritur të marrin një vendim, ose ndonjëherë për të thënë se kanë ngecur.

KU QËNDRON NDËRKOHË ISH-PRESIDENTI TRUMP?

Ish-presidenti nuk është e nevojshme të qëndrojë në sallën e gjyqit, por duhet të qëndrojë brenda godinës së gjykatës. Gjatë procesit gjyqësor, në dispozicion të tij, avokatëve të tij dhe personelit të sigurisë, është vendosur një mjedis tjetër përballë sallës së gjyqit.

SA MUND TA VAZHDOJË JURIA PROCESIN E SHQYRTIMIT?

Për aq kohë sa mund t’iu nevojitet. Orari i rregullt i gjykatës është zakonisht 9:30-16:30, me një pushim për drekën (anëtarëve të jurisë u sillet ushqimi në mjedisin ku qëndrojnë). Por ndonjëherë gjykatësit i zgjerojnë oraret sipas kërkesave të jurisë. Nuk ekziston ndonjë kufizim se për sa ditë mund të vazhdojë shqyrtimi.

Po, në përfundim të çdo dite pune të gjykatës. Juria nuk është e izoluar. Kjo ka qenë më parë e detyrueshme për shumë çështje penale në shtetin e Nju Jorkut, por ky detyrim u hoq në vitin 2001 dhe izolimi i jurisë bëhet vetëm në raste të rralla.

ÇFARË NDODH NËSE ARRIHET NË NJË VENDIM?

Juria do të dërgojë një shënim, nëpërmjet një oficeri gjyqësor, për të njoftuar se është arritur vendim, por pa thënë se cili është konkretisht vendimi. Gjykatësi do të thërrasë në sallën e gjyqit zotin Trump, ekipin e avokatëve të tij dhe prokurorët dhe në vazhdim do të njoftojë se juria ka arritur në një vendim.

Në vazhdim, juria sillet në sallën e gjyqit dhe anëtari kryesues, në një Nju Jork kjo detyrë i jepet zakonisht kandidatit të parë të përzgjedhur për anëtar jurie, do të pyetet nëse juria e ka arritur vendimin. Nëse përgjigja është ‘po’, atëherë kryesuesi do të pyetet se cili është verdikti për secilën nga akuzat dhe ai do të përgjigjet “fajtor”, ose “jo fajtor”. Në vazhdim juria do të pyetet si e tërë: “A është ky vendimi juaj?”. Prokurorët dhe avokatët mund t’ia drejtojnë këtë pyetje edhe individualisht secilit prej anëtarëve të jurisë.

ÇFARË NDODH NËSE NUK MERRET VENDIM?

Nëse juria dërgon një shënim ku thuhet se nuk munden të gjejnë dakortësi, gjykatësi, në konsultim me të dyja palët, duhet të vendosë se çfarë duhet bërë në vazhdim. Avokatët mbrojtës mund të kërkojnë pushimin e çështjes. Kjo kërkesë mund të miratohet, por zakonisht anëtarët e jurisë thirren për t’u instruktuar se si t’i vazhdojnë përpjekjet.

Prokurorët dhe avokatët mbrojtës shpesh debatojnë për gjërat që duhen thënë. Gjykatësi mund t’i referohet frazeologjisë së sugjeruar nga sistemi gjyqësor i Nju Jorkut, për t’i bërë thirrje anëtarëve të jurisë që të bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur në një vendim dhe që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre pa iu kundërvënë ndërgjegjes apo gjykimit personal vetëm për t’iu bashkuar të tjerëve.

Nëse ngërçi vazhdon, mesazhi mund të përsëritet apo të modifikohet. Po kështu edhe argumentat për pushimin e çështjes. Nuk ka rregulla të shkruara se për sa kohë mund të vazhdojë juria përpjekjet për të zgjidhur diferencat mes anëtarëve, përpara se të arrihet në një pushim të çështjes./ VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës