6 Qershor 2023, 15:24
Nga a.l
Gabriel Escobar
KOSOVË- Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë bashkë me Emisarin Miroslav Lajçak, në një bisedë me gazetarë kosovarë, ka thënë se raportet që administrata amerikane ka aktualisht me Kryeministrin Kurti nuk i prekin raportet mes dy vendeve dhe popujve.
“Shpresoj se njerëzit e kuptojnë se çfarëdo vështirësi që i kemi me kryeministrin Kurti nuk e afektojnë këtë sentiment. Por i kemi disa sfida në raportet bilaterale derisa po merremi me Kryeministrin Kurti. Dua të jem shumë i sinqertë SHBA ka qenë përkrahësi juaj më i madh dhe më dhemb që shoh se njerëzit mendoj se disi po e çojmë raportin tonë me Kosovën për përfitime të Serbisë. Dua t’ju rikujtoj Serbia ka qenë kundër pavarësisë tuaj më 2008 dhe ne shkuam përpara, ata ishin kundër fsuahtës për njohje dhe ne ecëm tutje, ata ishin kundër Këshillit të Evropës dhe ne ecëm tutje, ata ishin kundër zgjedhjeve dhe rezultateve dhe ne thamë se ato ishin të drejta dhe të lira,” ka thënë Escobar.
Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog ishin tre kërkesat e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Takimet e Lajçak dhe Escobar gjatë vizitë dyditore në Kosovë, është takuar me Presidenten Vjosa Osmani dhe më pas me liderët e partive politike opozitare.
gabriel escobar
Bota
6 Qershor 2023, 15:11
a.l
Goran Rakiq
KOSOVË- Përfaqësues të Listës Serbe pas takimit me emisarët ndërkombëtar, Miroslav Lajçak d...
Bota
6 Qershor 2023, 15:08
f.i
Jens Stoltenberg
UKRAINË- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia nuk mund ta ndalojë anëtarës...
Bota
6 Qershor 2023, 14:47
f.i
Donika Gervalla-Schwarz
KOSOVË- Ministrja e Jashtme kosovare Donika Gervalla-Schwarz pas takimit me ministrin e jashtëm çek në Prag&e...
Bota
6 Qershor 2023, 13:17
I.A
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Gazeta britanike, The Economist, ka kushtuar një artikull ngjarjeve në pje...
Bota
6 Qershor 2023, 14:15
f.i
Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Gazeta britanike “Financial Times” i ka kushtuar një artikull shitjes së a...
Bota
6 Qershor 2023, 14:15
f.i
pamje nga ngjarja
KOSOVË- Prej 9 ditësh serbët në veri të Kosovës kanë protestua kundër krerëve shqiptar&...
Bota
6 Qershor 2023, 14:08
f.i
Kaja Kallas
ESTONI- Kaja Kallas, kryeministrja e Estonisë, e ka quajtur shpërthimin në digën Nova Kakhovka një “krim lu...
Bota
6 Qershor 2023, 13:36
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se është arrestuar personi i ...
Bota
6 Qershor 2023, 13:24
f.i
Papa Françesku
ITALI- Papa Françesku ka shfaqur sërish probleme shëndetësore. Mediat italiane raportojnë se Papa ka ...
Bota
6 Qershor 2023, 13:23
k.m.
Foto ilustruese
Irani pretendoi më 5 qershor se e ka krijuar një raketë hipersonike të aftë për t’i mposhtur mbrojtjet ...