Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
"Një takim dhe bisedë miqësore", Erdogan mbërrin në Serbi dhe takohet me Vuçiç, pritet firmosja e disa marrëveshjeve
Erdogan është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç ku pas takimit dypalësh pritet të zhvillohet dhe një takim i dy delegacioneve.
7 Shtator 2022, 11:24Nga d.a.
Erdogan dhe Vucic
SERBI- Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, është pritur rreth orës 11 para Pallatit të Serbisë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake dhe me intonimin e himneve kombëtare.
Sipas mediave serbe, Erdogan është pritur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç ku kanë zhvilluar një bisedë private e cila u pasua nga një takim i dy delegacioneve.
"Si gjithmonë, pata një bisedë të shkëlqyer, miqësore dhe të hapur me Rexhep Taip Erdogan. Kemi shkëmbyer mendime për të gjitha çështjet me rëndësi për dy vendet tona, si dhe për sfidat aktuale gjeopolitike në nivel rajonal dhe global"- thuhet në profilin e presidentit Vuçiç në Instagram.
Është planifikuar që mes dy vendeve të nënshkruhen disa marrëveshje. Pritet që të nënshkruhet një marrëveshje në bazë të së cilës shtetasit e Serbisë do të mund të hyjnë në Turqi vetëm me letërnjoftim.
Vizita dyditore e Erdogan në Serbi po zhvillohet në kuadrin e turit që ai po zhvillon në disa vende të Ballkanit ku pas Serbisë pritet të vizitojë Bosnje Hercegovinën dhe Kroacinë.