LIVE UPDATES
Bota

Elefsina 2023 - Mistere nga antikiteti dhe industria

Në vend të tyre në Elefsinë ka ndërtesa të ulta pa zbukurime, ndërtesa industriale të rrënuara, avullore të prishura që ndryshken në një varrezë anijesh.

2 Janar 2023, 08:32 Nga I.A
Elefsina 2023 - Mistere nga antikiteti dhe industria
Elefsina

GREQI- Elefsina - një nga tri Kryeqytetet Evropiane të Kulturës - është më i vogli dhe më i vjetri deri tani. Vizitorët i pret një program i madh kulturor, i cili ofron një imazh ndryshe nga ai tipik i Greqisë.

"Nëse dikush arrin të ndryshojë Elefsinën, atëherë ai do të jetë në gjendje të ndryshojë gjithë botën,” pati thënë dikur një artist. Arsye për ta ndryshuar këtë vend të vogël ka sa të duash. Me 25 mijë banorët e saj, Elefsina që ndodhet 20 kilometra në perëndim të Athinës, nuk është as shumë e bukur as shumë piktoreske. Greqia e fotografive të bëra gjatë pushimeve, ka pamje tjetër, ka qytete me rrugica të ngushta, njerëz në taverna në bregun e detit që vezullon me ngjyrën e tij gurëkali. 

Në Elefsinë është e kotë të kërkosh për gjëra të tilla. Në vend të tyre në Elefsinë ka ndërtesa të ulta pa zbukurime, ndërtesa industriale të rrënuara, avullore të prishura që ndryshken në një varrezë anijesh. Por mes tyre ka njerëz që qeshin, zemërgjerësi dhe kopshte të ngritura me shumë dashuri.

Elefsina është fytyra e pazbukuruar e Greqisë, është autentike, ka rrudha, s'ka fjalë, ka dinjitet. Mbase këto janë karakteristikat kryesore të Elefsinës, që bënë që ajo të zgjidhet si një nga tri kryeqytetet kulturore europiane të vitit 2023, duke qenë kryeqyteti më i vogël dhe më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë nga ky institucion.

Në atdheun e Eskilit, poetit më të madh antik grek, do të organizohen në 30 pika të ndryshme 465 aktivitete. 192 artiste dhe artistë grekë dhe 137 artiste dhe artistë ndërkombëtarë, do të prezantojnë punimet e tyre bërë me moton "Mistere të Transformimit”, në gjithsej 17 zhanre arti. Temat kryesore që shërbyen si bazë për konceptimin e tyre janë njeriu, shoqëria, mjedisi dhe puna.

Mistere të së djeshmes dhe të sotmes 

Drejtor artistik është regjisori dhe aktori 66-vjeçar, Michail Marmarinos. Me zell të madh ai shpjegon në një takim me Deutsche Wellen në sitin mbresëlënës arkeologjik, rrjetin e ndërlikuar të aktiviteteve që janë planifikuar të mbahen.

Elefsina antike ndodhet në qendër të qytetit të sotëm. Mijëra vjet më parë, njerëzit janë munduar të gjejnë sekretet e vdekjes me ndihmën e mistereve legjendare, "Mistere të Eleusit”. Me këto mistere kanë qenë lidhur ritet më të rëndësishme fetare të mbajtura në Greqinë antike. 

Dikur në Elefsinë vinin mijëra mistikë për të nderuar me heshtjen e tyre Herofantët, kryepriftërinjtë e perëndeshës Dhimitra, perëndeshës së frytshmërisë.

Ne dimë sot pak për misteret e antikitetit, por ajo që dime është se Elefsina antike ka ndikuar shumë mbi jetën tonë: "Në këtë vend filloi kultivimi i grurit nga njeriu. Këtu njerëzit i dhanë fund të qënit nomad, ndaluan së shtegtuari në kërkim të ushqimit,” shpjegon Michail Marmarinos, që duket se e njeh çdo qoshe të këti vendi magjik dhe të nderuar. Pastaj ai shton duke theksuar: "Kultivimi i tokës shënon fillimin e kulturës.”

Drejtor artistik, regjisori dhe aktori 66-vjeçar, Michail Marmarinos
Disa metra larg ndodhet Telesterion-i, teatri i parë "jozyrtar" i botës, thotë Marmarinos. Jozyrtar, sepse koncepti i teatrit nuk ekzistonte në atë kohë. Por para se të mblidheshin për të parë komeditë apo dramat, njerëzit janë mbledhur në Elefsinë, për të qenë të pranishëm tek misteret.

Në vitin 2023, koreografi Sasha Waltz dhe regjisori Jochen Sandig do të shfaqin këtu pjesën "Human Requiem", një pjesë ku tingulli shkrihet me muzikën, dritën natyrore dhe trupin e njeriut. Për Marmarinos kjo është një përvojë estetike, që u tregon shikuesve se vetëm gjuha nuk mjafton. Këtu do të shfaqet edhe pjesa "Ma” e Romeo Castellucci-t. Çfarë do të mund të shikojnë spektatorët në të dhe çfarë do të thotë titulli i pjesës, është "mister” më vete.

Qyteti i refugjatëve

Një shtyllë tjetër e rëndësishme historike e qytetit është industria. Ajo i përmban të dyja, edhe bekimin edhe mallkimin. Bekimin, sepse ofroi punë dhe ekzistencë të re për mijëra refugjatë dhe të dëbuar që erdhën këtu në vitin 1922, pas shkatërrimit të Smirnës, Izmirit të sotëm turk. Mallkim sepse industria e dominuar deri në vitet 1990 nga rafineritë e naftës, fabrikat e çimentos dhe degëve të tjera, nuk sollën vetëm punësim dhe mirëqënie. Në këtë rajon të Greqisë niveli i sëmundjeve të kancerit dhe i ndotjes së mjedisit janë të larta.

Industria ka rënë shumë në 30 vitet e fundit, gjë që ka sjellë si pasojë rënien ekonomike të Elefsinës. Në shumë pika të qytetit shihen ndërtesat e rrënuara industriale.

Në kuadër të veprimtarive si kryeqytet kulturor do të ngrihet nga e para një fabrikë e vjetër ku prodhoheshin bojëra. Fabrika do të shndërrohet në një mjedis kulturor, që nuk do ta humbasë shkëlqimin edhe pas vitit 2023, dhe do të mbetet trashëgimi për banorët e zonës. Një nga të ftuarit e parë do të jetë artisti i arteve pamore, Juan Santovala nga Kolumbia. Ai do të krijojë këtu një vepër arti që u kushtohet punëtorëve të qytetit. Në të do të marrin pjesë njerëzit që kanë punuar në fabrika ose që punojnë ende. Për secilin nga ata do të krijohet një helmetë prej qeramike, e cila do t'u dhurohet pasi të mbyllet ekspozita.

Kultura dhe shpresa në rritje

Një vend tjetër shfaqjesh në të cilin janë duke u zhvilluar ende punime, është mulliri i dikurshëm i vajit. Aty nga viti 1875 deri më 1960 ishte një fabrikë e suksesshme sapuni. Ajo do të kthehet tani në vend takimi dhe arti. Ekspozita e parë i kushtohet ish-ministres greke të Kulturës, Melina Mercourit, dhe kolegut të saj francez të asaj periudhe, Jacques Lang-ut. Mercouri ka qenë ajo që zhvilloi në vitin 1985 idenë e programit të kryeqytetit kulturor. Lang dha kontribut të madh në zbatimin e tij. Direkt afër mullirit të vajit ndodhet një teatër i hapur, ku mes të tjerash do të inskenojnë pjesët e tyre teatri kombëtar i Novi Sadit nga Serbia dhe nga ai i kryeqytetit koreanojugor, Seul.

Mbresëlënës ështëvarreza e anijeve në portin e Vlycha-s. 70 anije të prishura janë lënë këtu në fatin e tyre dhe ndotin detin me ndryshk dhe naftë. Për shumë banorë të qytetit kjo është një njollë turpi që shteti grek u ka imponuar njerëzve për dekada me radhë. Megjithatë oqeanikët ofrojnë një pamje interesante për vëzhguesit. Çfarë historish tregojnë ato? Se si do të shfrytëzohet ky vend në kuadrin e veprimtarive të kryeqyteti kulturor është një mister tjetër.

Banorët e Elefsinës shpresojnë që viti kulturor 2023 do t'u sjellë sidomos zhvillim. Ata shpresojnë se do të kenë vizitorë të shumtë nga e gjithë bota, dhe që pas zhvillimit të aktiviteteve të mos bien në harresë nga qeveria qendrore e Athinës. Për njerëzit ky përqëndrim kulturor ofron edhe mundësi për të ndërtuar ose riparuar rrugët, sheshet dhe trotuaret. Viti 2023 ofron për ta mbase një shanc të papërsëritshëm për të hedhur themelet për një të ardhme më të mirë.

Marrë nga DW

elefsina michail marmarinos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet