LIVE UPDATES
Bota

Suedia si kryesuese e BE-së do ta ketë prioritet edhe Ballkanin, dy pikat për Kosovën

Tash, dosjen pritet ta marrë përsipër Presidenca suedeze e BE-së, e cila premtoi se do t’i nisë konsultimet me vendet anëtare rreth mundësive për veprime të mëtejme. Problem mbetet fakti se Kosova nuk është njohur si shtet nga pesë prej 27 vendeve anëtare të BE-së, ndërsa vendimet në procesin e zgjerimit miratohen me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.

1 Janar 2023, 22:09 Nga DOSJA
Suedia si kryesuese e BE-së do ta ketë prioritet edhe Ballkanin, dy
Suedi

SUEDI- Në ditën e parë të vitit 2023, Suedia mori nga Çekia kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili do t'i zgjasë deri në fund të muajit qershor. Do të jetë kjo hera e tretë që Suedia do të jetë në krye të këtij institucioni. Anëtare e BE-së që nga viti 1995, ajo kishte kryesimin e radhës në vitin 2000 dhe në vitin 2009.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, duke folur për prioritetet që do t'i ketë vendi i tij në krye të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2023, tha se do të punojë për një “Evropë më të sigurt, më të lirë dhe më të gjelbër“. Këto tri pika, sipas tij, do të jenë themeli i prioriteteve të Suedisë gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian.

Duke iu referuar agresionit të Rusisë në Ukrainë, Kristersson tha se forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes së BE-së, si dhe bashkëpunimi me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë të domosdoshëm për të vazhduar dhënien e ndihmës për Ukrainën në të gjitha aspektet.

Në dokumentet që publikoi Presidenca suedeze e BE-së për prioritetet e saj, raportet me Ballkanin Perëndimor dhe procesi i zgjerimit përmenden si çështje të rëndësishme në aspektin e sigurisë për tërë Evropën.

“Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e sigurisë, janë të rëndësishme si për këtë rajon, ashtu edhe për Bashkimin Evropian“, thuhet në dokumentet e Presidencës suedeze të BE-së.

Suedia, thonë burimet diplomatike në Bruksel, do të punojë në forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit me vendet fqinje të BE-së, si me ato që janë në procesin e zgjerimit, ashtu dhe me ato që nuk janë të përfshira në këtë proces.

Suedia premtoi se do ta vazhdojë punën e nisur me dhënien e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE për Ukrainën dhe Moldavinë, por edhe me vende të tjera, përfshirë ato të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Presidenca do të vazhdojë punën pas vendimeve të Këshillit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe ofertën për perspektivë evropiane Gjeorgjisë. Po ashtu do të vazhdojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në prioritetet e Presidencës suedeze.

“E ardhmja e këtyre vendeve dhe qytetarëve të tyre është në Bashkimin Evropian. BE-ja duhet të vazhdojë t’i mbështesë këto vende në përpjekjet e tyre për zbatimin e reformave, që janë pjesë e procesit të integrimit. Reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë kyçe“, thuhet në dokumentet suedeze.

Pritet që Presidenca suedeze të vazhdojë punën edhe rreth dy çështjeve të lidhura me Kosovën. Njëra është përmbyllja formale e vendimit për liberalizimin e vizave, ndërsa tjetra ka të bëjë me shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në BE.

Sa i përket liberalizimit të vizave, pjesa më e madhe e punës është kryer gjatë kryesimit të Çekisë - është miratuar vendimi nga vendet anëtare në Këshillin Evropian, pastaj është arritur marrëveshja për këtë vendim edhe në Parlamentin Evropian.

Tash vetëm pritet që të aprovohet kjo marrëveshje në Parlamentin Evropian, e më pas edhe një herë në Këshill. Kjo pritet të ndodhë në pjesën e parë të kryesimit të Suedisë me BE-në.

Sipas vendimit për të cilin janë pajtuar vendet anëtare të BE-së, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi jo më vonë se data 1 janar e vitit 2024.

Përderisa diplomatët në Bruksel presin që liberalizimi i vizave për Kosovën të jetë një dosje e lehtë për Suedinë, pasi ka mbetur vetëm puna formale dhe nuk ka asnjë pengesë politike, më i vështirë pritet të jetë shqyrtimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kjo kërkesë, sipas rregullave dhe procedurave të BE-së, iu dorëzua Presidencës çeke më 15 dhjetor. Por, Çekia nuk pati mundësi dhe kohë të bëjë asgjë më tepër, pos që t’i njoftojë vendet anëtare për këtë akt.

Tash, dosjen pritet ta marrë përsipër Presidenca suedeze e BE-së, e cila premtoi se do t’i nisë konsultimet me vendet anëtare rreth mundësive për veprime të mëtejme. Problem mbetet fakti se Kosova nuk është njohur si shtet nga pesë prej 27 vendeve anëtare të BE-së, ndërsa vendimet në procesin e zgjerimit miratohen me pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.

Suedia, tradicionalisht, ka qenë vend që e ka mbështetur fuqishëm procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë ka qenë shtet i hapur edhe për pranimin e imigrantëve. Por, kohëve të fundit, kanë ndodhur ndryshime në skenën politike atje, të cilat, sipas diplomatëve në Bruksel, mund të ndikojnë edhe në sjelljen e Suedisë në BE. Në zgjedhjet e fundit, numrin më të madh të votave e ka fituar partia e ekstremit të djathtë “Demokratët Suedezë”, e cila ka pasur qëndrime kritike ndaj BE-së, e sidomos ndaj politikës së azilit dhe migrimit.

Kjo parti nuk është pjesë e Qeverisë, por ia siguron Qeverisë aktuale të kryeministrit Kristersson shumicën e nevojshme të votave në Parlament - çka e bën këtë Qeveri krejtësisht të varur prej kësaj partie. Në raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që Suedia ta ketë prioritet edhe bashkëpunimin në fushën e kontrollit të migrimit.

Një ndryshim tjetër që ndodhi në politikën e Suedisë, si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, ishte heqja dorë nga parimi i neutralitetit ushtarak dhe kërkesa për anëtarësim në NATO. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe fqinji i saj, Finlanda.

Suedia, aktivisht, e ka mbështetur edhe misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Në pjesën e dytë të vitit 2023, Suedia do t’ia dorëzojë Spanjës kryesimin e radhës me Këshillin e BE-së.

Marrë nga REL

suedi ballkani perendimor

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet