LIVE UPDATES
Bota

Egjipti i kërkon Netflixit të veprojë në përputhje me “vlerat” e tij shoqërore

Kërkesa e Egjiptit besohet të jetë referencë për materialet që përfshijnë anëtarë të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

7 Shtator 2022, 17:13 Nga I.A
Egjipti i kërkon Netflixit të veprojë në përputhje me
Netflix

EGJIPT- Rregullatori i mediave në Egjipt i ka kërkuar platformës Netflix, dhe shërbimeve tjera të ngjashme, që të veprojnë në përputhje me “vlerat shoqërore” të këtij shteti. Shumica e popullsisë së Egjiptit i përket besimit Islam. Kërkesa e Egjiptit besohet të jetë referencë për materialet që përfshijnë anëtarë të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor).

Kjo deklaratë ka ardhur një ditë pasi shtetet e Gjirit Arab, i kanë kërkuar Netflixit që të heqë “përmbajtjen ofenduese” nga platforma, përfshirë ato ku përfshihen homoseksualët dhe lezbiket.

Netlix, kompani me bazë në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, nuk ka komentuar këtë kërkesë.

Homoseksualiteti është temë tabu në Egjipt.

Sipas një sondazhi të kryer nga Qendra Kërkimore Pew më 2013, 95 për qind e respodentëve kanë thënë se homoseksualiteti duhet të “kundërshtohet nga shoqëria”.

Ndonëse diçka e tillë nuk ndalohet me ligj, anëtarë të komunitetit LGBT, gjykohen shpesh nën akuzat për “imoralitet” dhe “jopërmbajtje”.

Në janar të këtij viti, Netflix ka prezantuar filmin e parë në gjuhën arabe me titullin “No Dearer Friends”. Kritikët kanë thënë se ky prodhim kërcënon familjen dhe vlerat fetare, inkurajon homoseksualitetin dhe nuk është i përshtatshëm për shoqërinë arabe.

Në këtë film ka skena që nuk janë transmetuar më parë para audiencës së këtij shteti. Një grua shfaqet me veshje intime, një burrë tregon se është homoseksual dhe një baba i thotë vajzës së tij se mund të ketë marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj.

Marrë nga REL

netflix

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci