LIVE UPDATES
Bota

Kremlini: Gazsjellësi për në Evropë “praktikisht” është mbyllur

Putin tha se kompania ruse Gazprom ka vullnet që të rikthejë dërgesat e gazit për Rrjedhës Veriore 1, nëse vendoset turbina e re, e cila duhet të dërgohet direkt nga Rusia.

7 Shtator 2022, 15:47 Nga e.k
Kremlini: Gazsjellësi për në Evropë
Një anije kalon pranë një fushe gazi në Rusi

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit se Moska po përdor si “armë” eksportet e energjisë. Ai u mburr se mund të shesë lehtësisht naftë dhe gaz në mbarë botën, teksa fajësoi evropianët për ndërprerjet aktuale të dërgesave të gazit.

Duke folur në Forumin Ekonomik Lindor në Vladivostok më 7 shtator, Putin tha se gazsjellësi Rrjedha Veriore 1 që transporton gaz nga Rusia në Gjermani “praktikisht është mbyllur” dhe të do vazhdojë të jetë i mbyllur sepse një nga turbinat ende është jashtë funksionit.

Putin tha se kompania ruse Gazprom ka vullnet që të rikthejë dërgesat e gazit për Rrjedhës Veriore 1, nëse vendoset turbina e re, e cila duhet të dërgohet direkt nga Rusia.

Ai po ashtu tha se Rusia është e gatshme të vërë në funksion gazsjellësin Rrjedha Veriore 2, nëse është e nevojshme. Ndërprerjet e dërgesave të gazit rus kanë ngritur frikën se Moska do të vazhdojë të mos dërgojë gaz për një periudhë të gjatë kohore me qëllim që t’iu bëjë presion shteteve Perëndimore dhe të thyejë unitetin e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Gazprom pezulloi dërgesat me gaz përmes Rrjedhës Veriore 1 më 31 gusht për të kryer punime të rregullta të mirëmbajtjes, por kompania ruse nuk riktheu dërgesat me gaz për shkak të, siç tha, rrjedhjeve në një pompë të turbinës. Partneri gjerman i Gazpromit, Siemens Energy hodhi poshtë pretendimin e Rusisë se ndërprerjet janë shkaktuar për shkak të “riparimeve”.

Gazsjellësi Rrjedha Veriore 1 sjell një të tretë e furnizimeve me gaz rus për Evropën.

Gjatë verës, Gazpromi tha se sanksionet perëndimore po pengonin kompaninë që të dërgonte një turbinë të re nga jashtë. Ndërkaq, Rrjedha Veriore 2 është një gazsjellës i përfunduar, që do të duhej të sillte gaz nga Rusia për në Gjermani përmes Detit të Zi. Por, autoritetet në Berlin nuk kanë certifikuar futjen në funksion të këtij tubacioni për shkak të luftës në Ukrainë.

Perëndimi vazhdimisht ka akuzuar Moskën se po përdor si “armë” dërgesat e gazit dhe produkteve të tjera të energjisë, teksa Rusia po vazhdon luftën në Ukrainë, që është një shtet transit për gazin rus. Në Vladivostok, Putin po ashtu tha se sanksionet e vendosura ndaj shtetit të tij kanë shkaktuar krizën me gaz dhe shtoi se Ukraina ka mbyllur një prej rrugëve transit të energjisë.

Ai tha se edhe Polonia ka mbyllur një tubacion gazi që transporton energji nga Siberia për në Poloni dhe Gjermani.

Marrë nga REL

rusi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale