LIVE UPDATES
Bota

Sulme me dronë ndaj vendndodhjeve strategjike në Rusi

Zyrtarët ukrainas nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht se pas sulmeve me dronë qëndron Kievit, duke iu përmbajtur një politike të tyre të njohur gjatë luftës, të përhapjes qëllimisht të paqartësive kur bëhet fjalë për sulme ndaj objektivave të rëndësishme ruse. Në Twitter këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhail Podolyak postoi një koment ironik ndaj Moskës.

7 Dhjetor 2022, 07:34 Nga DOSJA
Sulme me dronë ndaj vendndodhjeve strategjike në Rusi
Ukrainë

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të martën një qytet në lindje të vendit, pranë vijës së frontit, në një shfaqje të dukshme force të Kievit. Ky zhvillim vjen ndërsa Moska njoftoi se për të dytën ditë me radhë ishin goditur me dronë pika strategjike brenda territorit rus. Një zjarr shpërtheu në një aeroport në rajonin jugor rus të Kurskut, në kufi me Ukrainën, pasi një dron goditi objektin. Lajmi u bë i ditur të martën nga guvernatori i rajonit. Po kështu u godit me dron dhe një fabrikë industriale, 80 kilometra nga kufiri me Ukrainën. Lajmi u njoftua nga media e pavarur ruse. Autoritetet federale nuk fajësuan menjëherë Kievin mbi incidentet.

Por sulmet e së martës vijnë vetëm një ditë pasi Moska fajësoi Kievin për sulme të pashembullta, të ngjashme, në dy baza ajrore në thellësi të territorit rus. Sulmet ndaj bazës Engels në rajonin e Saratovit dhe bazës Dyagilevo në rajonin Ryazan në pjesën perëndimore të vendit, ishin disa nga më të fortat që kanë goditur territorit rus që nga fillimi i luftës. Si përgjigje, trupat ruse kryen një valë tjetër sulmesh me raketa në territorin ukrainas, duke goditur shtëpi e vrarë civilë. Gjatë vizitës së tij të martën në rajonin lindor të Donetskut zoti Zelenskyy tha se vend i tij do t’ia dalë të largojë forcat ruse nga i gjithë territori i Ukrainës.

Të gjithë e shohin forcën dhe aftësinë tuaj. U jam mirënjohës prindërve tuaj. Ata kanë rritur heronj të vërtetë”, tha Zelenskyy në një fjalim me video drejtuar forcave ukrainase nga qyteti Sloviansk, një qytet kyç në lindje të vendit.

Zyrtarët ukrainas nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht se pas sulmeve me dronë qëndron Kievit, duke iu përmbajtur një politike të tyre të njohur gjatë luftës, të përhapjes qëllimisht të paqartësive kur bëhet fjalë për sulme ndaj objektivave të rëndësishme ruse. Në Twitter këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhail Podolyak postoi një koment ironik ndaj Moskës.

"Nëse diçka lëshohet në hapësirën ajrore të vendeve të tjera, herët a vonë objekte fluturuese të panjohura, do t'i drejtohen pikës nga ndodhi lëshimi", shkruante zoti Podolyak. "Toka është e rrumbullakët”, vazhdonte ai më tej.

Sulmet ndaj bazave ruse që ndodhen më shumë se 500 kilometra larg kufirit me Ukrainën, krijuan një moment të vështirë për Moskën duke ekspozuar dobësinë e disa prej pikave më strategjike ushtarake të Rusisë, e duke ngritur pikëpyetje në lidhje me efektivitetin e mbrojtjes së tyre ajrore. Sulmet mun d të çojnë gjithashtu në një përshkallëzim të madh të luftës që ndodhet në muajin e nëntë të saj. Në një nga bazat ushtarake ndodhen bombardues me kapacitete bërthamore.

Blogerë ushtarakë rusë shfaqën sërish zemërimin e tyre në internet, duke kritikuar mungesën e mbrojtjes së duhur, që mundësuan sipas tyre sulme të tilla. Të hënën në një postim në kanalin Telegram "Milinfolive" një bloger rus pro-luftës sulmonte udhëheqësit ushtarakë rusë, duke pretenduar se paaftësia e tyre dhe mungesa e mbrojtjes së duhur ajrore bënë të mundur sulmet me drone, pas të cilave dyshohet se qëndrojnë forcat ukrainase. Një tjetër bloger nënvizoi dëmtimin që i është bërë reputacionit të Rusisë nga këto sulme.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se tre ushtarakë rusë ishin vrarë, katër të tjerë u plagosën dhe se dy avionë ishin dëmtuar lehtë. Në bazën Engels ndodhen bombardues strategjikë me aftësi bërthamore Tu-95 dhe Tu-160, të cilët janë përfshirë në sulmet në Ukrainë. Në bazën Dyagilevo ka avionë cisternë që përdoren për mbushjen me karburant në ajër të avionëve. Në një përditësim mbi zhvillimet në Ukrainë, Ministria britanike e Mbrojtjes bëri të ditur se Rusia ka të ngjarë t'i konsiderojë sulmet ndaj bazave të saj ushtarake si "disa prej dështimeve më të mëdha strategjike në aspektin e mbrotjes, që nga fillimi i sulmit të saj në Ukrainë".

Sipas burimeve britanike të zbulimit bombarduesit ka të ngjarë të dërgohen në baza të tjera ajrore. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se autoritetet ruse do të "marrin masat e nevojshme" për të forcuar mbrojtjen e objekteve kryesore. Duke folur në një telekonferencë me gazetarët të martën, zoti Peskov tha se "kursi i regjimit ukrainas për vazhdimin e sulmeve të tilla terroriste përbën një kërcënim".

Zoti Peskov tha se Rusia tashmë nuk sheh asnjë të ardhme për bisedime paqeje, duke shtuar se "Federata Ruse duhet të arrijë qëllimet e saj të deklaruara". Moska ndërkohë, ka vazhduar me sulmet intensive në territorin ukrainas, duke bombarduar gjatë natës qytete pranë centralit bërthamor të Zaporizhias, sulme që lanë më shumë se 9,000 shtëpi pa ujë. Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar prej muajsh njëra-tjetrën për bombardime në afërsi të impiantit bërthamor.

Guvernatori i rajonit Sumy në veri të Ukrainës, Dmytro Zhyvytsky, tha se Moska kreu mbi 80 sulme me raketa dhe artileri të rëndë ndaj këtij territori në kufi me Rusinë. Ai shtoi se si pasojë e sulmeve ishte dëmtuar një manastir pranë qytetit kufitar Shalyhyne.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës Yurii Ihnat tha se aftësia e vendit për të rrëzuar raketa ruse po përmirësohet. Ai vuri gjithashtu në dukje faktin se së fundmi nuk kishte njoftime për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në territorin ukrainas. Zoti Ihnat nuk pranoi të bëjë komente mbi dëmet e shkaktuara në dy bazat ajrore ruse, por shtoi se për këtë do të priten informacione nga fotografitë satelitore apo burime të tjera.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet