LIVE UPDATES
Bota

“E kanë mbushur uzinën me artileri dhe raketa”, inxhinieri bërthamor flet për VOA-n: Rusët po bombardojnë termocentralin

Dëshmia e inxhinierit, identiteti i të cilit nuk po publikohet, pasi forcat ruse mund të hakmarren ndaj tij, mbështet pretendimet e qeverisë ukrainase se është vetë Rusia përgjegjëse për shpërthimet në zonën e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë. Zyrtarët rusë kanë thënë vazhdimisht se shpërthimet janë rezultat i zjarrit të artilerisë ukrainase.

26 Gusht 2022, 20:42 Nga e.k
“E kanë mbushur uzinën me artileri dhe raketa”,
Termocentralit bërthamor Zaporizhzhia

UKRAINË- Një inxhinier që punon nën pushtimin rus që nga 4 marsi në termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia (ZNPP) i tha Zërit të Amerikës se forcat ruse kanë vendosur artileri dhe raketa brenda dhe rreth sipërfaqes së uzinës dhe kanë kryer vetë shpërthime pranë uzinës në një përpjekje të dukshme për të diskredituar ushtrinë ukrainase.

Dëshmia e inxhinierit, identiteti i të cilit nuk po publikohet, pasi forcat ruse mund të hakmarren ndaj tij, mbështet pretendimet e qeverisë ukrainase se është vetë Rusia përgjegjëse për shpërthimet në zonën e termocentralit më të madh bërthamor në Evropë. Zyrtarët rusë kanë thënë vazhdimisht se shpërthimet janë rezultat i zjarrit të artilerisë ukrainase.

Ndërkohë po zhvillohen negociata, që inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të kenë qasje në uzinë për të përcaktuar rrezikun e një aksidenti katastrofik. Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Mariano Grossi tha këtë javë se ai shpreson të përfundojë së shpejti negociatat me të dy vendet mbi hollësitë e një vizite inspektimi. Intervista me inxhinierin, banor prej shumë kohësh në qytetin Enerhodar, ku ndodhet uzina, u zhvillua përpara se kompania shtetërore e Ukrainës, Energoatom, të njoftonte të enjten se zjarret në një fabrikë aty pranë me qymyr kishin ndërprerë linjën e fundit të lidhjes midis termocentralit dhe rrjetit energjetik ukrainas. IAEA më vonë tha se Ukraina e njoftoi se rryma elektrike ishte rivendosur.

Më poshtë është një përmbledhje e intervistës, e kryer në rusisht nga Shërbimi Gjeorgjian i Zërit të Amerikës.

Zëri i Amerikës: Sa e vështirë është situata aktuale në termocentralin bërthamor në Zaporizhia?

Inxhinieri: Deri më sot, situata në Zaporizhia mund të cilësohet si vazhdimisht e më e vështirë. Në këtë fazë, siguria e termocentralit bërthamor është nën kontroll. Por i gjithë stafi i ZNPP-së duhet të punojë nën një trysni të madhe nga rusët.

Për shkak të kësaj, gjendja psikologjike e punonjësve është kritike. Përveç të shtënave dhe bombardimeve pothuajse të përditshme, termocentrali bërthamor i Zaporizhias është më i madhi në Evropë dhe një rrjedhje rrezatimi do të ishte një fatkeqësi globale.

Zëri i Amerikës: Pala ukrainase pretendon se rusët shpesh përdorin territorin e termocentralit për sulme me artileri dhe raketa, si dhe kanë minuar sallat e makinerive të reaktorëve bërthamorë.

Inxhinieri: Mund të konfirmoj që është pikërisht ashtu. Lloje të ndryshme artilerie dhe raketash ruse janë të vendosura si brenda territorit të termocentralit bërthamor, ashtu edhe rreth tij, në perimetër, pranë rezervuarit të Kakhovkas. Territori i termocentralit është gjithashtu i mbushur me pajisje të tjera ushtarake ruse. Sa i përket vendosjes së minave në objekt, e kam dëgjuar, por nuk e kam parë personalisht.

Zëri i Amerikës: Pala ukrainase pretendon gjithashtu se vetë rusët po bombardojnë territorin e ZNPP-së.

Inxhinieri: Disa herë, nga e ashtuquajtura zona industriale rusët bombarduan vende që nuk mund të ndikojnë në funksionimin e sigurt të termocentralit. Mendoj se rusët po përpiqen të diskreditojnë forcat e armatosura të Ukrainës, duke thënë se ushtria ukrainase po godet termocentralin bërthamor nga ana tjetër e lumit Dnieper. Në të njëjtën kohë, rusët dëmtuan qëllimisht linjat e tensionit të lartë që lidhin termocentralin bërthamor Zaporizhia me sistemin energjetik të Ukrainës.

Zëri i Amerikës: Çfarë rreziku paraqet kjo për një central bërthamor?

Inxhinieri: Për të funksionuar siç duhet, një termocentral bërthamor duhet të dërgojë energjinë e prodhuar në sistemin energjetik dhe nevojitet furnizim me energji elektrike që pompat të funksionojnë siç duhet si dhe për të ftohur në kohë karburantin bërthamor në reaktorët bërthamorë.

Duke dëmtuar linjat e tensionit të lartë, rusët duan të bëjnë një aksident të vogël dhe të ndalojnë uzinën për një kohë të shkurtër, pastaj të na furnizojnë me energji elektrike nga Krimea dhe të kalojnë automatikisht termocentralin bërthamor në sistemin energjetik rus. Ky është një plan shumë i rrezikshëm.

Zëri i Amerikës: Si menaxhohet tani Zaporizhia?

Inxhinieri: Termocentrali bërthamor është nën kontrollin e Kompanisë Kombëtare të Prodhimit të Energjisë Bërthamore të Ukrainës [NNEGU] dhe ne i marrim rrogat tona në monedhën ukrainase, të cilat kreditohen në kartat tona bankare.

Deri më tani, rusët nuk e kanë prekur menaxhimin e termocentralit bërthamor, megjithëse mendoj se kjo do të ndodhë së shpejti. Trysnia po bëhet më e fortë. Përfaqësuesit e Rosatom-it [Korporata Shtetërore Ruse e Energjisë Atomike] kanë ardhur këtu disa herë. Ata thonë se së shpejti, ne do të jemi plotësisht në varësi të Rosatomit. Ne do të punojmë për sistemin energjetik rus dhe do të paguhemi në rubla ruse.

Na është thënë se ata që e kundërshtojnë do të duhet të largohen nga puna. Që nga fillimi i pushtimit, mjaft punonjës janë larguar. Megjithatë, për funksionimin e sigurt të stacionit, personeli operacional është në vend dhe vazhdon të punojë me kohë të plotë. Është shumë e vështirë të thuhet çfarë do të ndodhë nëse shkëputemi nga sistemi energjetik i Ukrainës,. Shpresoj se nuk do të ndodhë.

Zëri i Amerikës: Cila është situata në qytetin Enerhodar?

Inxhinieri: Në Enerhodar, situata është relativisht e qetë, nëse pushtimi mund të quhet i tillë. Bombardime artilerie ndodhin periodikisht. Ka ende të shtëna. Rusët po bombardojnë qytetet Nikopol dhe Manganets në anën tjetër të lumit Dnieper, domethënë nga rezervuari Kakhovka. Enerhodari drejtohet nga administrata ushtarake ruse. Liria e fjalës dhe e shprehjes është shkatërruar. Kanalet televizive ukrainase dhe interneti janë mbyllur. Që nga 13 korriku, është aktivizuar nga Krimea interneti rus Miranda. Nga 1 gushti doli nga funksionimi edhe posta ukrainase. Edhe bankat ukrainase janë larguar. Paga dhe pensioni i të gjithëve paguhen në monedhën ukrainase “hryvnia” në kartat e tyre. Hryvnia ukrainase dhe rubla ruse janë të dyja në qarkullim në dyqane dhe tregje.

Nga shtatori rusët do të fillojnë në shkolla mësimin në gjuhën ruse, edhe pse një pjesë e madhe e mësuesve janë larguar dhe nuk e di si do ta bëjnë. Ata e kanë shkatërruar plotësisht sistemin arsimor. Shpërndajnë pasaporta ruse. Edhe ky proces nuk po shkon mirë. Vetëm disa dhjetëra të moshuar morën pasaporta ruse. Nuk ishin në gjendje të ngrinin ende çështjen e të ashtuquajturës " Referendumi i Republikës së Zaporizhzhas". Nuk kanë mbështetje reale.

Zëri i Amerikës: U njoftua se rusët kanë rënë dakord të lejojnë ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të vizitojnë centralin bërthamor të Zaporizhia. Çfarë mund të ndryshojë kjo?

Inxhinieri: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka kryer inspektime periodike këtu dhe tani pas inspektimit do të konkludojë nëse respektohen standardet e sigurisë në termocentralin bërthamor të Zaporizhias apo ekziston rreziku i një aksidenti apo rrjedhje rrezatimi.

Pritshmëria është që pas përfundimit të agjencisë, trysnia ndërkombëtare ndaj Moskës do të shtohet dhe Rusisë do t'i kërkohet të tërheqë armët e rënda dhe trupat nga termocentrali bërthamor. Unë mendoj se kjo nuk është realiste. Rusët nuk do të largohen nga këtu me vullnetin e tyre. Pa luftë është e pamundur.

Njerëzit këtu janë gjithashtu shumë të pakënaqur me qeverinë ukrainase dhe kërkojnë një përgjigje nga Zelenskyy. Ne e dorëzuam të gjithë jugun praktikisht pa luftë. Ne e dimë prej vitesh që Krimea u aneksua dhe të gjithë e prisnin një sulm prej andej. Në të njëjtën kohë, rusët hynë në Kherson, Melitopol - dhe këtu, praktikisht - pa rezistencë serioze ushtarake. Nuk arrij ta besoj atë që ka ndodhur. Si mund t'i jepej Rusisë centrali bërthamor i Zaporizhias? Jeta nën pushtim është e tmerrshme.

Marrë nga VOA

lufta ne ukraine centrali berthamor zaporizhzhia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet