LIVE UPDATES
Bota

E dekarbonizuar deri më 2050. Ku qëndron Kosova sot?

Termi dekarbonizim nënkupton reduktimin e karbonit, apo uljen e emetimit të gazrave serrë në atmosferë, dhe shihet si një ndër mundësitë për luftimin e ngrohjes globale. Kosova i është bashkuar kësaj nisme evropiane me qëllim të parandalimit të rreziqeve, për të cilat paralajmëron edhe organizata Climate Links, e financuar nga Agjencia për Zhvillim e SHBA-së (USAID).

16 Shtator 2022, 18:55 Nga I.A
E dekarbonizuar deri më 2050. Ku qëndron Kosova sot?
Foto ilustruese

KOSOVË- Që nga 1 shtatori, qytetarët e Kosovës nuk janë përballur më me kufizime të energjisë elektrike. Edhe pse ky shqetësim është zgjidhur të paktën përkohësisht, varësia nga thëngjilli mbetet problematike, pasi që Kosova synon të jetë e dekarbonizuar deri në vitin 2050.

Termi dekarbonizim nënkupton reduktimin e karbonit, apo uljen e emetimit të gazrave serrë në atmosferë, dhe shihet si një ndër mundësitë për luftimin e ngrohjes globale. Kosova i është bashkuar kësaj nisme evropiane me qëllim të parandalimit të rreziqeve, për të cilat paralajmëron edhe organizata Climate Links, e financuar nga Agjencia për Zhvillim e SHBA-së (USAID).

“Sektorë të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Kosovë, si agrikultura dhe industria, janë të pambrojtur ndaj mungesës së ujit, valëve të të nxehtit, thatësisë dhe përmbytjeve”, thuhet në përmbledhjen e Climate Links për Kosovën.

Të dhënat lidhur me emetimin e gazrave serrë në Kosovë janë të mangëta, mirëpo Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) raporton se ndotësi kryesor është sektori i energjisë, i cili ishte përgjegjës për 86% të dyoksidit të karbonit të emetuar në atmosferë, gjatë vitit 2019.

Zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian (Eurostat) ofron të dhëna që ilustrojnë dallimin në këtë aspekt mes vendeve të BE-së, Kosovës dhe disa vendeve të rajonit.

Analisti i Financave të Energjisë nga Instituti për Ekonomi të Energjisë dhe Analizë Financiare në Mbretëri të Bashkuar (IEEFA), Arjun Flora, beson se Kosova mund t’i arrijë synimet për dekarbonizim duke u përqendruar në projekte për reduktimin e energjisë së humbur shkaku i rrjetit të vjetër, si dhe në instalimin e centraleve diellore dhe të erës.

“Pasi që këto [projekte] konsiderohen si investime të qëndrueshme, Kosova duhet të ketë qasje në tregjet ndërkombëtare dhe investitorë të huaj për financimin e këtij tranzicioni [nga lëndët djegëse në burime të ripërtërishme]”, thotë Flora për Radion Evropa e Lirë.

Si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, Kosova është prekur nga një krizë globale energjetike, e cila i ka sfiduar konsumatorët jo vetëm me fatura më të shtrenjta, por edhe me mungesë të energjisë elektrike.

Sipas Liron Gjocajt, ekspert i energjisë nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në Prishtinë, problemi qëndron te varësia nga thëngjilli si burim i vetëm.

“Kur kemi llojllojshmëri të burimeve, atëherë edhe parandalimi i krizave, por edhe tejkalimi i tyre bëhet shumë më i lehtë. Kjo, për shkak se kur kemi vetëm një armë, siç e kemi ne thëngjillin, ballafaqimi me një krizë kaq të madhe është shumë i vështirë”, shprehet Gjocaj për Radion Evropa e Lirë, duke iu referuar krizës botërore energjetike, e cila është përkeqësuar pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Rreth 94% e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga thëngjilli, ndërsa pjesa tjetër nga burimet e ripërtërishme të energjisë, ku përfshihen: hidrocentralet, centralet e erës dhe panelet diellore.

Kjo varësi ndaj thëngjillit është problematike jo vetëm sa u përket shqetësimeve për ndryshime klimatike dhe furnizimit me energji elektrike, por edhe për koston shëndetësore.

Një hulumtim i këtij viti i Institutit “Musine Kokalari” në Prishtinë konstatoi se kostoja për shëndetin për vitin 2019 ka arritur në mbi 11 milionë euro. Kjo kosto llogaritet në bazë të shumës që shpenzohet për trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, kancerit të mushkërive, sëmundjeve të zemrës, veshkave dhe cilësisë së reduktuar të jetesës.

“Duke e mbajtur artificialisht të ulët çmimin e qymyrit dhe duke mos e kalkuluar koston eksternale në çmimin e prodhimit, po mirëmbahet miti se qymyri është zgjidhja më e lirë për gjenerim të energjisë. Rrjedhimisht, kjo po i përjashton burimet e tjera alternative të energjisë si të papërballueshme”, thuhet në këtë raport.

Ministria e Ekonomisë e Kosovës, përgjegjëse për sektorin e energjisë, ka paralajmëruar përqendrim në burime të ripërtërishme të energjisë në të ardhmen.

Deri në vitin 2031 synohet të rritet kapaciteti i energjisë së prodhuar nga këto burime në 35% të konsumit total - synim ky i kënaqshëm për ekspertin e energjisë, Flora.

“Është e vështirë të komentohet gjerësisht pa i ditur caqet individuale për secilën teknologji të burimeve të ripërtërishme. Por, në përgjithësi, mendoj se synimi prej 35% është një nivel i mirë i ambicies për Kosovën deri më 2031”, thotë Flora.

Megjithatë, deri në arritjen e këtij synimi ka ende kohë. Ministria e Ekonomisë është ende duke punuar në draftin final të Strategjisë për Energjinë.

“Strategjia ende nuk e ka marrë formën finale, ende është duke u punuar në të, bazuar në komentet që kanë ardhur, kështu që nuk ka një datë [të përfundimit] që mund ta them sot”, thotë për REL-in Sabit Gashi, zëvendës i drejtorit të Departamentit të Energjisë në Ministrinë e Ekonomisë.

Ndërkaq, Gjocaj, nga INDEP, thotë se është i kënaqur me përmbajtjen e draft-Strategjisë, por shpreh shqetësim për, siç thotë, mungesën e metodave të arritjes së objektivave.

“Mënyra se si do të arrihet deri në vitin 2031, prapë nuk kemi. Prapë po mungon, të themi, vënia e themelit të arritjes së këtyre objektivave, për shkak se ne mund të themi që në vitin 2031 do të kemi 1.400 megavate me burime të ripërtërishme, por së pari nuk kemi skema mbështetëse, investime të jashtme nuk kemi, investimet e brendshme janë të pakta”, thotë Gjocaj.

Sipas Gashit, shtimi i kapaciteteve të prodhimit të energjisë nga panelet diellore mund të nisë edhe para përfundimit të Strategjisë. Ministria synon ta bëjë këtë përmes planifikimit të skemës së ankandit, që nënkupton shpalljen e një thirrjeje për kandidatë, nga të cilët do të përzgjidheshin ofertat më të mira.

Mënyra se si janë përzgjedhur deri tani kompanitë kandidate në këto thirrje, është problematike për rregullativën ligjore, thotë drejtori i kompanisë Evroenergie me seli në Prishtinë, Hamdi Malushaj.

“Rregullativa ligjore e ka bllokuar sektorin e energjisë, e sidomos energjinë e burimeve të ripërtërishme. Nuk ka pasur mundësi [për] investime të vogla. Nga ana tjetër, kush shkon i pari, e bën kërkesën, e merr lejen. Leje kanë marrë të gjithë ata që nuk kanë pasur edhe lekë të investojnë... edhe kanë mbetur lejet e parealizuara”, thotë Malushaj për Radion Evropa e Lirë, por pa specifikuar se për kë e ka fjalën.

Nga Zyra e Rregullatorit Energjetik (ZRRE) bëjnë të ditur për REL-in se nuk është lëshuar ende asnjë autorizim për ndërtimin e kapaciteteve të reja të mëdha për energji të ripërtërishme, për dallim nga autorizimet për gjeneratorë më të vegjël për vetëkonsum.

Këtë vit, kur lufta në Ukrainë e ka përballur Evropën me një krizë energjetike shkaku i ndalesave të gazit rus, Kosova ka nënshkruar marrëveshje me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) në SHBA, që përqendrohet në projekte të sektorit të energjisë dhe arrin shumën prej 236.7 milionë dollarësh.

Ky grant parasheh që 202 milionë dollarë të investohen nga Qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër të mbulohet nga Qeveria kosovare dhe të shërbejë në rrugën e Kosovës drejt dekarbonizimit.

Rol kyç për arritjen e këtij qëllimi pritet të luajë Projekti për Ruajtjen e Energjisë, pasi që bateritë që mundësojnë konservimin e energjisë, janë pjesë e rëndësishme e infrastrukturës për burimet e ripërtërishme të energjisë.

Në fund të vitit të kaluar është nënshkruar edhe një marrëveshje me Danimarkën për investime në sektorin e energjisë së burimeve të ripërtëritshme në Kosovë. Marrëveshja, që përfshin edhe projekte që nuk kanë të bëjnë me sektorin e energjisë, arrin vlerën prej 30 milionë eurosh dhe tashmë ka filluar të punohet në zbatimin e saj.

“Ata [Qeveria daneze] janë duke e dizajnuar një plan të mbështetjes për zhvillimin e kapaciteteve institucionale, përfshirë Ministrinë e Energjisë, ZRRE-në dhe KOSTT-in [Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë]”, tregon Gashi, nga Ministria e Ekonomisë, duke shtuar se kjo është vetëm faza e parë e projektit.

Pavarësisht investimeve të huaja dhe synimeve të Kosovës për të qenë e dekarbonizuar deri më 2050, eksperti i energjisë dhe partneri menaxhues në kompaninë Elen në Prishtinë, Lulzim Syla, është më skeptik për potencialin e burimeve të ripërtërishme të energjisë.

“[Energjia nga burimet e ripërtërishme] nuk mund të jetë zgjidhje e plotë për problemet, pasi që energjia solare prodhon energji vetëm gjatë ditës. Gjithashtu, kapacitetet e reja me energji të erës nuk janë stabile, shkaku që era nuk fryn çdo minutë, çdo orë ose çdo ditë. Prandaj, këto burimet e ripërtërishme të energjisë kanë nevojë për gjenerues stabil që e furnizon Kosovën me energji elektrike dhe termike në baza të rregullta”, thotë Syla për Radion Evropa e Lirë.

Sa i përket potencialit aktual të burimeve të ripërtërishme të energjisë, nga ZRRE-ja kanë bërë të ditur se Kosova mund ta mbulojë rreth 25-30% të konsumit total vjetor përmes centraleve të erës, ndërsa rreth 15-17% përmes energjisë diellore.

“Për integrimin e burimeve të ripërtërishme do të duhet të ndërtoheshin edhe kapacitete akumuluese, për faktin se energjia nga burimet e ripërtërishme të energjisë është energji e paqëndrueshme dhe vështirë e parashikueshme”, thonë nga ZRRE-ja.

Megjithatë, një raport i IEEFA-së vlerëson se Kosova ka më shumë potencial për energji diellore dhe me erë sesa Britania e Madhe apo Gjermania. Për këtë arsye, Flora, nga kjo organizatë, beson se energjia e burimeve të ripërtërishme është opsioni më i arsyeshëm për Kosovën.

“Që nga publikimi i atij raporti më 2020, gazi dhe thëngjilli janë shtrenjtuar shumë dhe pritet që çmimet të mbeten të larta edhe për shumë vite të tjera. Kjo do të duhej t’i përjashtonte diskutimet për gazin si burim energjie në Kosovë”, thotë Flora.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Korporatën Energjetike të Kosovës lidhur me këtë temë, por nuk ka marrë përgjigje.

Marrë nga REL

arjun flora liron gjocaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet