LIVE UPDATES
Bota

Dyshimet për spiunazh, Serbia dhe Polonia në kontakt pas arrestimit të dy polakëve

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, tha se dy shtetas polakë janë arrestuar pranë fabrikës së municionit “Sloboda” në Çaçak. Vuçiq deklaroi se ata po xhironin fabrikën pa autorizim.

16 Maj 2022, 18:21 Nga DOSJA
Dyshimet për spiunazh, Serbia dhe Polonia në kontakt pas arrestimit
Fabrika "Sloboda" në Serbi

Departamenti konsullor i Ambasadës së Republikës së Polonisë në Beograd është njoftuar për arrestimin e dy shtetasve polakë në Serbinë qendrore, ka thënë kjo ambasadë për Radion Evropa e Lirë.

Konsulli i Republikës së Polonisë është në kontakt me autoritetet lokale dhe policinë dhe vepron sipas procedurave standarde në raste të tilla”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Ambasadës së Polonisë në Beograd ndaj pyetjes së Radios Evropa e Lirë, më 16 maj.

Një ditë më parë, presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, tha se dy shtetas polakë janë arrestuar pranë fabrikës së municionit “Sloboda” në Çaçak. Vuçiq deklaroi se ata po xhironin fabrikën pa autorizim.

Xhirimi dhe fotografimi i objekteve ushtarake në Serbi është i ndaluar.

A janë ata piktorë dhe fotografë, megjithëse nuk e di se çfarë lloj pikture është brendësia e ‘Slobodas’. Ky është rrëfim interesant. Dhe pikërisht fabrika ‘Sloboda’. Do ta merrja me mend saktësisht se cilat dy fabrika mund të jenë dhe njëra është ‘Sloboda’. Ato që prodhojnë mbushje, mina dhe granata, sepse tani konsumohen në sasi të mëdha kudo”, tha Vuçiq.

Mediat, të cilat janë të shënjuara për bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë, kanë deklaruar se kanë qenë spiunë të një shërbimi të jashtëm, ndonëse institucionet zyrtare ende nuk janë deklaruar lidhur me rastin dhe as nuk i kanë bërë publike detajet e hetimit.

Në kontekstin mediatik, Poloninë dhe Serbinë, së fundmi, i ndërlidhin pretendimet për eksportin e armëve nga Serbia në Ukrainë, përmes një kompanie polake.

Në mes të prillit, presidenti serb, Alleksandar Vuçiq akuzoi një vend të paidentifikuar të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ukrainën se qëndronin pas pasimit të raporteve të rreme për bomba në aeroplanët e udhëtarëve të Air Serbia.

Edhe pse vetë Vuçiq nuk ka deklaruar se për cilin shtet të BE-së bëhet fjalë dhe as institucionet kompetente nuk e kanë dhënë atë informacion, disa media kanë shkruar se thirrjet për mjetet shpërthyese të vendosura, dyshohet se kanë ardhur nga Polonia.

Polonia është anëtare e BE-së dhe NATO-s, si dhe kufizohet me Rusinë.

Serbia, edhe pse është vend kandidat për anëtarësim në BE, ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe mban fluturime të rregullta për në Moskë.

Mediat në Serbi kanë raportuar se më 14 maj në Çaçak, qytet në Serbinë qendrore, janë ndaluar dy shtetas polakë, të cilët pa autorizim i janë qasur fabrikës së armëve “Sloboda”.

Në përgjigjen e kësaj fabrike ndaj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, më 16 maj, thuhet se zyrtarët e sigurimit të fabrikës “kanë pikasur dy persona që kryejnë veprimtari të kundërligjshme”.

“Me qëllim të sigurimit të rrethit të fabrikës, në zonën ku janë vërejtur personat e përmendur, janë dërguar zyrtarë të sigurisë. Nga biseda është konstatuar se bëhet fjalë për shtetas të huaj dhe më pas është njoftuar edhe shërbimi i Drejtorisë së Policisë së Çaçakut”, thuhet në përgjigjen e menaxhmentit të fabrikës.

Gjithashtu thuhet se “personat janë marrë” nga policia në recepcionin e kompanisë.

Fabrika “Sloboda” është një ndër më kryesoret në sistemin e fabrikave të armëve të Serbisë dhe sipas autoriteteve, në vitin 2021 kishte kontraktuar projekte për eksport në vlerë prej 50 milionë euro.

Ende nuk ka informacion zyrtar nga institucionet kompetente të Serbisë për arrestimin e shtetasve polakë. Lidhur me rastin, pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Serbisë, Prokuroria e Lartë Publike në Çaçak, Agjencia e Sigurisë Informative dhe Ministria e Punëve të Jashtme nuk janë përgjigjur.

Ku ndodheshin saktësisht shtetasit polakë, nëse ishte e ndaluar xhirimi dhe fotografimi në vendin ku ndodheshin, për çfarë akuzohen dhe cilat janë hapat e mëtejshëm të institucioneve kompetente, mbeten ende pyetje pa përgjigje./REL/

Sondazh

Poll

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar