16 Maj 2022, 16:29
Nga DOSJA
Kukulla dhe letra
BRITANI- Një mësuesi i shkollës fillore i është kërkuar të largohet nga shtëpia e tij e re pasi gjeti një kukull me një shënim rrëqethës të fshehur në një mur.
Jonathan Lewis, 32 vjeç, kishte kryer disa riparime në shtëpinë e tij të re kur ai goditi nëpër mur për të hetuar se nga vinte një tel që varej në dhomë.
Teksa hapi një vrimë ai gjeti një kukull lecke brenda murit, e ulur në një karrige të vogël prej druri dhe kishte gërsheta të verdha. Kukulla kishte një copë letre të palosur në prehër me një mesazh rrëqethës.
“I dashur lexues, faleminderit që më lirove! Emri im është Emily. Pronarët e mi origjinalë kanë jetuar në këtë shtëpi në vitin 1961. Nuk më pëlqyen, ndaj duhej të shkonin. Gjithçka që ata bënë ishte të këndonin dhe të gëzoheshin. Ishte e neveritshme. Goditja me thikë ishte zgjedhja ime e vdekjes për ta, kështu që shpresoj të kesh thika. Shpresoj të fle mirë."-shkruhej në letër.
Ai tha se e dinte që kishte një zbrazëti nën shkallët që ishin ngjitur me suva por kurrë nuk ja merrte mendja se do të gjente një kukull me një letër të tillë.
"Kishte një tel ku pronarët e mëparshëm kishin frigoriferin, por unë nuk e dija se ku ishte futur teli, kështu që godita një pjesë të kartonit të gipsit për të parë se çfarë kishte atje. Trokita nëpër një vrimë sa një grusht, ndeza një dritë dhe aty ishte ulur një kukull”.-tha ai.
Jonathan sapo ishte zhvendosur në shtëpinë në Walton, Liverpool dhe pavarësisht këshillave nga miqtë e tij, mësuesi këmbëngul se nuk do të largohet nga shtëpia.
(d.a/dosja.al)
Bota
16 Maj 2022, 16:23
Lutfa ne Ukraine
UKRAINË- Një magazinë që përmbante sasi të nitratit të amonit u godit nga një sulm rus n...
Bota
16 Maj 2022, 16:15
Josep Borrell
GJERMANI- Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha se me takimin...
Bota
16 Maj 2022, 15:48
Babis Anagnostopoulos
GREQI- Babis Anagnostopoulos, piloti 33-vjeçar i akuzuar për vrasjen e gruas së tij Caroline Crouch më...
Bota
16 Maj 2022, 15:35
Magdalena Anderson
SUEDI-Qeveria suedeze ka vendosur zyrtarisht të aplikojë për anëtarësimin e vendit në NATO,...
Bota
16 Maj 2022, 15:11
Putin
RUSI- Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën dhe Suedinë, por se zgjerimi i infrastrukturës...
Bota
16 Maj 2022, 14:53
Sergei Ryabkov
RUSI-Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte një "gabim" me pasoja të rënda, th...
Bota
16 Maj 2022, 14:48
Dmitry Peskov
RUSI-Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se Rusia po ndiqte nga afër ofertat e Finlandë...
Bota
16 Maj 2022, 14:44
Bislimi dhe Lajcak
Ministrat e Jashtëm të G7, vendeve më të industrializuara në botë u bënë thirrje Kosovës dh...
Bota
16 Maj 2022, 14:19
foto ilustruese
INDI- Çmimi i grurit është rritur në tregjet ndërkombëtare pasi India ndaloi eksportin e drithërave ba...
Bota
16 Maj 2022, 14:01
Jam Lipavsky dhe Miroslav Lajçak
KOSOVË- Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laj&...