LIVE UPDATES
Bota

Dyshime për "insider trading" nga rrethi i Donald Trump

Persona të panjohur vunë qindra-milionë dollarë bast për rënien e çmimit të naftës pak para njoftimit të fundit të Trumpit për Iranin. Kjo ka ngjallur dyshime për përfitim nga informacione të brendshme

25 Mars 2026, 08:24 Nga E. D

Dyshime për "insider trading" nga rrethi i Donald Trump

SHBA- Njoftimi që bëri të hënën presidentit amerikan Donald Trump lidhur me shtyrjen e përkohshme të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, ushqeu shpresa të brishta në mbarë botën për një përfundim diplomatik të luftës, dhe mesa duket, u ka sjellë disa personave fitime shumë të mëdha.

Vëzhguesit kanë identifikuar disa transaksione të dyshimta në bursë pak para njoftimit të Trumpit. Sipas përllogaritjeve të Financial Times, disa tregtarë kishin investuar më shumë se gjysmë miliardi dollarë amerikanë duke vënë bast për rënien e çmimit të naftës. A është e mundur që ata të kenë qenë të informuar paraprakisht?

Cilat janë shenjat e një "insider trading"?

Si "insider trading" quhen transaksione në bursë, të cilat kryhen mbi bazën e informacioneve të bredshme, pra që nuk janë bërë publike. Këto mund të jenë të dhëna financiare kompanish, apo plane politike ose rregullatore. Si në SHBA ashtu edhe në Evropë, insider trading është vepër penale. Anëtarëve të administratës së Trumpit nuk u lejohet të përdorin informacione konfidenciale për përfitime financiare. E njëjta gjë vlen edhe për të afërmit  e tij apo bizneset e lidhura me ta.

Megjithëse mundësia që Donald Trump të tërhiqej nga kërcënimi ndaj Iranit ishte diskutuar gjerësisht në ditët para njoftimit, pa e ditur saktësisht momentin e vendimit, një bast i tillë me qindra milionë dollarë do të ishte një rrezik i madh që vështirë se do ta merrte një investitor i zakonshëm.

Christoph Kaserer, profesor për menaxhimin financiar dhe tregjet e kapitalit në Universitetin Teknik të Mynihut, shpjegon se shuma prej 580 milionë dollarësh nuk është domosdoshmërisht e pazakontë, duke pasur parasysh miliardat që qarkullojnë çdo ditë në këto tregje.

Por ai thekson se njoftimi i Trumpit u publikua në orën 7 të mëngjesit - një kohë kur tregjet janë të hapura, por relativisht të qeta - dhe pikërisht për këtë arsye rritja e menjëhershme e vëllimit të tregtimit është shumë e pazakontë dhe vështirë të shpjegohet me luhatje normale.

Një vlerësim të ngjashëm jep edhe Florian Heider, drejtor shkencor i Institutit Leibniz për Kërkime në Tregjet Financiare SAFE. Megjithatë, ai thekson se kjo nuk mjafton për të provuar se kemi insider trading, pasi për këtë nevojitet të dëshmohet një qëllim i qartë dhe përdorimi me dashje i informacionit konfidencial.

A ka pasur raste të ngjashme në të kaluarën?

Nuk është hera e parë që muajt e fundit vërehen transaksione të dyshimta. Një raport i publikuar nga portali investigativ amerikan ProPublica zbuloi disa raste ku zyrtarë të lartë shitën aksione pak para njoftimeve të Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore në fillim të prillit 2025.

Kur Trumpi tërhoqi më 9 prill përkohësisht këto tarifa, ai kishte shkruar pak më parë në rrjetin social Truth Social: "Kjo është një kohë e shkëlqyer për të blerë!!!”

Ndërkohë, interesat e biznesit të familjes Trump shpesh ndërthuren me vendimet qeveritare, qoftë përmes investimeve në kompani prodhuese dronësh, bashkëpunimeve me kompani kriptomonedhash apo investimeve në Lindjen e Mesme.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se ajo nuk toleron që përfaqësues të administratës të përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga informacionet e brendshme dhe çdo pretendim pa prova se përfaqësues janë përfshirë në aktivitete të tilla është i pabazë./DW

shba donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet