Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky u fundit u vra në vitin 2020 në Irak gjatë një sulmi me dron amerikan. Ngjarja vjen mes tensionesh të rritura në Lindjen e Mesme për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që në mediat shtetërore iraniane u quajt një sulm “terrorist”.
IRAN- Zyrtarët iranianë thanë se si pasojë e dy shpërthimeve të njëpasnjëshme brenda 15 minutash në një varrezë në Kerman të Iranit, u vranë 100 persona dhe u plagosën 170 të tjerë. Shpërthimet kishin si objektiv një ceremoni përkujtimore me rastin e katër vjetorit të vdekjes së gjeneralit Qassem Soleimani. Ky u fundit u vra në vitin 2020 në Irak gjatë një sulmi me dron amerikan. Ngjarja vjen mes tensionesh të rritura në Lindjen e Mesme për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, që në mediat shtetërore iraniane u quajt një sulm “terrorist”.
Ndërsa Izraeli ka kryer sulme në Iran lidhur me programin e tij bërthamor, ai ka kryer atentate me objektiva të qartë dhe jo bombardime që kanë vënë në shënjestër viktima në masë. Në të kaluarën grupet ekstremiste sunite, përfshirë grupin e Shtetit Islamik, kanë kryer sulme në shkallë të gjerë duke vrarë civilë në Iranin me shumicë shiite, por jo në Kerman, një qytet rreth 820 kilometra në juglindje të Teheranit, e që ka qenë relativisht i qetë.
Irani gjithashtu është përballur me protesta masive në vitet e fundit, përfshirë ato që pasuan vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini në 2022 e cila ishte ndaluar nga policia e ashtuquajtur e moralit. Vendi gjithashtu ka qenë në shënjestër të grupeve në mërgim, me sulme që datojnë që nga trazirat që pasuan Revolucionin Islamik të vitit 1979.
Pamjet filmike nga vendngjarja dukej se tregonin se shpërthimi i dytë ndodhi rreth 15 minuta pas të parit. Një shpërthim i dytë, i mëvonshëm, shpesh përdoret nga militantët për të goditur personelin e urgjencës që reagon në vendngjarje dhe për të shkaktuar më shumë viktima.
Soleimani njihej si arkitekti i aktiviteteve ushtarake rajonale të Iranit dhe konsiderohet si një ikonë kombëtare në mesin e mbështetësve të teokracisë së Iranit. Ai ka ndihmuar në garantimin e sigurisë për qeverinë e Presidentit sirian Bashar Assad, pasi protestat kundër tij gjatë asaj që njihet si Pranvera Arabe e vitit 2011, u kthyen në një luftë civile dhe më vonë në një luftë rajonale, që vazhdon edhe sot.
Soleimani ishte relativisht i panjohur në Iran, deri në momentin kur Shtetet e Bashkuara sulmuan Irakun në vitin 2003. Popullariteti dhe mistika e Soleimanit u rrit pasi zyrtarët amerikanë kërkuan vrasjen e tij lidhur me ndihmën në armatosjen e militantëve me mjete eksplozive, që u përdorën për të vrarë dhe gjymtuar trupat amerikane./VOA
foto ilustruese RUSI- Një guvernator rus ka thënë të mërkurën se e ka urdhëruar rindërtimin e nëntë sht&e...
foto ilustruese TEL AVIV- Izraeli është në gjendje të lartë gatishmërie lidhur me mundësinë e përshkallëz...
Poloni POLONI- Polonia i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i përgjigjet Rusisë, pasi Moska kreu dy sulme masive ajrore n...
Iran IRAN- Të paktën 103 persona janë vrarë dhe 170 të tjerë janë plagosur pas shpërthimeve në një ngjar...
pamje nga aksidenti TOKIO- Duke parë pamjet e përplasjes së Japan Airlines në aeroportin Haneda të Tokios, ësht&eu...
Imran Khan PAKISTAN- Një gjykatë në Pakistan ka ngritur aktakuzë të mërkurën kundër ish-kryeministrit të burg...
Josep Borrell LISBONË- Komuniteti ndërkombëtar duhet të imponojë një zgjidhje për konfliktin Izrael-Hamas, pasi pal...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj gjigantit shtetëror rus të diamanteve, Alrosa, dhe ndaj shefit ekzekutiv t&...
Foto ilustruese IRAN-Të paktën 50 persona janë vrarë nga dy bomba pranë varrit të gjeneralit të Gardës Revoluciona...
Tony Blair BRITANI-Pasi u largua nga politika aktive në Britani, Tony Blair ka shërbyer si këshilltar për qeveri dhe organizata ndë...