LIVE UPDATES
Bota

Dy opozitarë serbë i japin fund grevës së urisë

Dy deputetë të parlamentit serbë, Janko Veselinoviç dhe Danijela Grujiç, njoftuan më 28 dhjetor se do t'i japin fund grevës së urisë pas këshillimit të mjekëve.

28 Dhjetor 2023, 20:34 Nga I.A
Dy opozitarë serbë i japin fund grevës së urisë
Protesta

SERBI- Dy ligjvënës serbë thanë se do t'i japin fund grevës së urisë, përmes së cilës kërkonin anulimin e zgjedhjeve të përgjithshme që u mbajtën më 17 dhjetor, por tre anëtarë të tjerë të listës opozitare “Serbia kundër dhunës” vazhdojnë protestën e tyre.

Dy deputetë të parlamentit serbë, Janko Veselinoviç dhe Danijela Grujiç, njoftuan më 28 dhjetor se do t'i japin fund grevës së urisë pas këshillimit të mjekëve. Veselinoviç njoftoi në platformën X, se ai dhe Grujiç u dërguan në spital.

"Jemi mirë. Mos u shqetësoni. Ne ende nuk e kemi përfunduar grevën e urisë. Por me këshillën e mjekëve, do ta bëjmë sot," tha Veselinoviç.

Grujiç filloi grevën e urisë më 21 dhjetor, ndërsa Veselinoviq dy ditë më vonë. Përveç grevës së urisë, në Beograd ka protesta të përditshme që prej përfundimit të zgjedhjeve më 17 dhjetor. Veselinoviq gjithashtu u bëri thirrje mbështetësve që më 30 dhjetor në orën 12:00 “të jenë në Beograd” për një tjetër tubim.

Tre anëtarët e listës “Serbia kundër dhunës” që po vazhdojnë grevën e urisë janë Marinika Tepic, Jelena Millosheviq dhe Branko Miljus. Ata aktualisht ndodhen në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë, ku ndodhet selia e Komisionit Republikan Zgjedhor.

Ata po kërkojnë anulimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit duke pretenduar për mashtrime elektorale.

Tepic, një figurë udhëheqëse në listën “Serbia kundër dhunës", që është partia kryesore opozitare atje, filloi grevën e urisë më 18 dhjetor pasi Partia Progresive Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq u shpall fituese e zgjedhjeve. Pavarësisht këshillave të mjekëve, ajo i tha Reuters se planifikon t’i refuzojë ato dhe të vazhdojë grevën.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë denoncuan atë që ata e quajtën një seri "parregullsish" në votim. Monitoruesit venodrë të zgjedhjeve pohuan gjithashtu se kanë ndodhur parregullsi në procesin e votimit.

Viola von Cramon, anëtare e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian për zgjedhjet parlamentare dhe lokale, dënoi parregullsitë e supozuara dhe tha se Parlamenti Evropian pret "standarde më të larta demokratike nga një vend kandidat për në BE". SNS dhe udhëheqja shtetërore mohojnë akuzat për mashtrime zgjedhore.

Marrë nga REL

danijela grujiç janko veselinoviç

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë