LIVE UPDATES
Bota

Të famshmit kërkojnë falje që morën pjesë në festën "Pothuajse zhveshur" në Moskë

Ndeja ishte organizuar më 21 dhjetor nga aktorja dhe blogerja, Anastasia Ivleyeva, në klubin e natës Mutabor, dhe aty morën pjesë shumë të famshëm, përfshirë edhe këngëtarë të njohur, si Filipp Kirkorov, Anna Asti, fituesi i Eurovision-it Dima Bilan, dhe Lolita Milyavskaya, gazetarja Ksenia Sobchak, dhe reperi Vacio (Nikolai Vasilyev), i cili u shfaq i veshur vetëm me një çorape në organet gjenitale.

28 Dhjetor 2023, 17:36 Nga I.A
Të famshmit kërkojnë falje që morën pjesë në
Anastasia Ivleyeva

RUSI- Organizatorja e një feste të ashtuquajtur "Pothuajse zhveshur" dhe disa të famshëm që morën pjesë në të në një klub nate, javën e kaluar, në Moskë, kanë kërkuar falje pas kritikave zyrtare dhe pasi një nga pjesëmarrësit u dënua më burg për “huliganizëm”.

Ndeja ishte organizuar më 21 dhjetor nga aktorja dhe blogerja, Anastasia Ivleyeva, në klubin e natës Mutabor, dhe aty morën pjesë shumë të famshëm, përfshirë edhe këngëtarë të njohur, si Filipp Kirkorov, Anna Asti, fituesi i Eurovision-it Dima Bilan, dhe Lolita Milyavskaya, gazetarja Ksenia Sobchak, dhe reperi Vacio (Nikolai Vasilyev), i cili u shfaq i veshur vetëm me një çorape në organet gjenitale.

Vacio u dënua nga një gjykatë në Moskë më 27 dhjetor me 15 ditë burgim për "huliganizëm" dhe u shpall gjithashtu fajtor për "propagandimin e marrëdhënieve LGBT". Ai mori një gjobë prej 200 mijë rublash, apo 2.180 dollarësh.

Gjykata e qarkut Lefortovo, në Moskë, nuk e akuzoi Ivleyevan, por vendosi që ndeja ka shkelur një ligj që ndalon "propagandën e marrëdhënieve seksuale jotradicionale".

Ivleyeva, në dy video të publikuara në internet, kërkoi falje për organizimin e ndejës.

"Ata thonë se Rusia është në gjendje të falë. Nëse është kështu, unë do të doja shumë t’i kërkoja popullit një mundësi të dytë," tha Ivleyeva në një video, duke u kërkuar falje atyre që mund të jenë ofenduar nga ngjarja.

Milyavskaya, Bilan, Kirkorov dhe Sobchak publikuan gjithashtu video duke kërkuar falje. Megjithatë, faljet online dukeshin të pamjaftueshme për të kompensuar pasojat ekonomike.

Sipas raportimeve, operatori më i madh i telefonisë mobile MTS, kanalet televizive TNT dhe NTV, banka Tinkoff dhe rrjeti social VK anuluan kontratat e tyre të reklamimit me Ivleyevan dhe të famshëm të tjerë që morën pjesë në ndejë. Gjithashtu, janë anuluar koncertet e disa artistëve të pranishëm, si dhe pjesëmarrja e tyre në programe speciale televizive në natën e Vitit të Ri, sipas raportimeve.

Kërkim-faljet e pjesëmarrësve nxitën debate të nxehta në internet. Disa rusë i krahasuan me ngjarjet gjatë epokës së diktatorit sovjetik, Josef Stalin, gjatë së cilës shumë njerëz u penduan për vepra reale ose imagjinare, në mënyrë që të përpiqeshin të mbronin jetën e tyre mes spastrime masive.

Marrë nga REL

anastasia ivleyeva

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës