LIVE UPDATES
Bota

DW: Ursula von der Leyen e përgatitur për mandatin e ri

Asnjë president tjetër që prej francezit Jacques Delors nuk ka pasur peshë të tillë në krye të KE. Për këtë ekspertët janë të një mendimi. Në fund të mandatit, gjermania Von der Leyen vlerësohet si menaxhuese e aftë krizash. Në këtë pikë bilanci i saj të sjell në mend bilancin e gjermanes tjetër, Angela Merkel, e njohur si menaxhuese e aftë krizash në krye të Gjermanisë dhe Evropës.

24 Shkurt 2024, 07:41 Nga h.k
DW: Ursula von der Leyen e përgatitur për mandatin e ri
Foto ilustruese

BRUKSEL-Rikandidimi i Ursula von der Leyen-it pritej. Megjithatë ajo i la vetes kohë dhe gatishmërinë për kandidim e shpalli vetëm javën e fundit. Rikandidimi konsiderohej i mundur, edhe sepse von der Leyen-i ka një bilanc të pamohueshëm arritjesh në krye të Komisionit Evropian.

Asnjë president tjetër që prej francezit Jacques Delors nuk ka pasur peshë të tillë në krye të KE. Për këtë ekspertët janë të një mendimi. Në fund të mandatit, gjermania Von der Leyen vlerësohet si menaxhuese e aftë krizash. Në këtë pikë bilanci i saj të sjell në mend bilancin e gjermanes tjetër, Angela Merkel, e njohur si menaxhuese e aftë krizash në krye të Gjermanisë dhe Evropës.

Krizat në mandatin e von der Leyenit kanë qenë të përmasave historike. Qeveria e BE nën drejtimin e saj ka reaguar shpejt, me hapa integrues të Evropës. Për hapa të tillë në kushte të tjera do të ishin dashur vite apo dekada.

Përvijimi i BE si faktor gjeopolitik

Pandemia dhe lufta në Ukrainë qenë zhvillimet më sfiduese të mandatit pesëvjeçar të Von der Leyenit. Që në krye të mandatit të saj, në dhjetor 2019, në Kinë shpërtheu pandemia Covid-19. Pasojat e pandemisë tronditën botën dhe BE. Këtu,  në fushën e shëndetësisë, Von der Leyenit i njihet merita e organizimit të blerjes së përbashkët të vaksinave nga BE.

Në shkurt 2022 nisi lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Reagimi i ekzekutivit të BE qe impresionues: u hapën për Ukrainën negociatat për anëtarësim në BE; u miratuan për Ukrainën blerje armatimesh; për Ukrainën u miratua më tej mbështetje e madhe financiare nga BE. Me këto Ursula von der Leyen-i bëri një hap të rëndësishëm në evidentimin si faktor gjeopolitik të BE. Këtë premtim ajo e kishte bërë në krye të mandatit të saj.

Suksese të tjera të KE, në mandatin e saj, janë ato në fushën ekonomike dhe energjetike.

Me Fondin e Rindërtimit nga pandemia, prej 750 miliardë eurosh, BE pranoi për herë të parë të hyjë në borxhe të përbashkëta, pra pranoi një formë eurobondesh.

Kurse në fushën e energjisë, në mandatin e von der Leyenit, BE vuri në rrugë reformën e tregut energjetik.

Veç kësaj: KE ka miratuar vitet e fundit direktiva mbrojtëse në politikën tregtare me botën.

Njëkohësisht, ka nisur puna për Paktin e Gjelbër evropian. Ky Pakt synon ta bëjë BE neutral ndaj karbonit, deri në vitin 2050. Por disa reforma të këtij Pakti aktualisht janë pezulluar, kryesisht nën presionin e protestave të fermerëve në Evropë.

Objektivat e rinj të Ursula von der Leyen-it

„Aftësia për konkurrencë e BE dhe siguria në kuptim të gjerë", këto duhet të jenë prioritete kryesore të BE, tha von der Leyeni të shtunën (17.02.), në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Sidomos siguria, e në këtë kuadër mbrojtja dhe prodhimi i armatimeve janë aq të rëndësishme për të, sa ajo tha se do të emëronte një komisioner të posaçëm për këtë post, nëse do të rizgjidhet. Megjithatë, fushatën për rizgjedhje von der Leyen-i nuk e ka nisur ende, zyrtarisht.

Mbështetje e re franceze për von der Leyenin?

Franca pritet ta mbështesë gjermanen von der Leyen për një mandat të dytë. Sipas mediave franceze, ajo është sjellë mirë me Francën. Megjithatë, mediat franceze kanë përhapur se Franca nuk dëshiron t'i lërë asgjë rastësisë: mbështetje Von der Leyen-i merr në këmbim të posteve me kompetenca të gjera për Francën: një zëvendëspresident i KE dhe një portofol i madh, për Teknologjitë e së Ardhmes së Evropës dhe për Mbrojtjen. Këto janë fusha qendrore të BE dhe për to pritet interes edhe nga shtete të tjera.

Macron e Von der Leyen si Helmut Kohl e Jacques Delors

Përsa i përket informacionit se në 2019 gjermania Von der Leyen erdhi në krye të Komisionit Evropian me propozimin e Francës: Gjermania nuk e ka konfirmuar asnjëherë këtë, por as e ka kundërshtuar. E pyetur për këtë në 2019-ën, kancelarja Merkel heshti. Gjithsesi, Merkeli i tha atëherë Macronit, se "asnjë francez nuk do të bëhet president i Komisionit Evropian”.

Po edhe sikur ta kenë bërë francezët propozimin për gjermanen – e pazakontë kjo nuk do të ishte. Në vitin 1985, ishte Helmut Kohli që ia propozoi Jacques Delors-in si kandidat për President të KE, François Miterrand-it (që fillimisht donte të propozonte Claude Cheysson për këtë post). Kohlit i pëlqente natyra e palodhur në punë e Delors-it, dhe thoshte se Delors "kishte një anë gjermane”.

Von der Leyeni ka me sa duket mbështetje nga shumë shtete evropiane për kandidaturën e re të saj. Kundërkandidatë seriozë që ta rrezikojnë, 65 vjeçarja nuk ka. Formalisht, si kandidate kryesore (Spitzenkandidatin) Ursula von der Leyenin (kandidaten kryesore të CDU-së gjermane për zgjedhjet evropiane) pritet ta propozojë kongresi i EPP (Europeans People's Party) në mars.

Megjithë këto, zgjedhja e saj nuk konsiderohet punë e mbaruar. Kjo për shkak të konstelacioneve që mund të krijohen në Parlamentin Evropian pas zgjedhjeve evropiane, që mbahen nga 6 deri në 9 qershor.

Braktisje e mundshme e qendrës politike nga KE

Në situatën e jashtëzakonshme aktuale gjeopolitike, në Evropë ka ndodhur thuajse kudo një zhvendosje e ndjeshme djathtas e elektoratit. Sipas sondazheve, grupi i nacionalistëve të djathtë ECR (European Conservatives and Reformists), mund të fitojë në zgjedhje më shumë mandate se liberalët dhe Të Gjelbrit. Te ECR bën pjesë Fratelli d'Italia, të Giorgia Melonit. Po të fitojë më shumë se të Gjelbrit ECR-ja, Partia Popullore Evropiane (EPP) mund të hyjë në koalicion me të, ECR-në, dhe me liberalët.

Ky do të ishte një hap historik: do të kishim një braktisje të qendrës nga Komisioni Evropian. Prej dekadash, BE qeveriset nga një koalicion politik i përbërë nga konservatorët, socialistët, liberalët dhe Të Gjelbrit.

Megjithë parashikimet e sondazheve: Von der Leyen tregohet shumë e kujdesshme që të mos lëndojë me deklarata as Të Gjelbrit. Shumë pika të Paktit të Gjelbër evropian, von der Leyen-i i ka pezulluar në dy vitet e fundit. Këtë e ka bërë e detyruar nga zhvillimet. Sipas kritikëve në Parlamentin Evropian dhe në partinë e saj CDU, hapat e saj të mëparshëm në politikën ambjentaliste kishin shkuar shumë larg.

Është Parlamenti Evropian që e ka fjalën e fundit për Presidenten e KE, megjithëse propozimin e bën Këshilli Evropian, pra kryeministrat dhe presidentët e shteteve.

"Në këto pesë vjet, jo vetëm që është rritur pasioni im për Evropën, por sigurisht edhe përvoja ime se sa shumë mund të arrijë kjo Evropë për popullin e saj”, tha von der Leyen të hënën (19.02.) në Berlin pas emërimit nga CDU si kandidate kryesore për zgjedhjet evropiane.

Sot, pesë vjet më vonë, ajo merr "një vendim shumë të vetëdijshëm dhe të mirëmenduar". Fjalë të përshtatshme. Herën e fundit, në Parlamentin Evropian, von der Leyen nuk e pati të lehtë: e zgjodhën me një shumicë të vogël - vetëm nëntë vota mbi shumicën e nevojshme.

ursulua con der leyen

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës