LIVE UPDATES
Bota

DW: Trump shpall "operacion të madh luftarak" kundër Iranit

Teherani reagon me kundërsulme masive ndaj Izraelit dhe të gjithë rajonit të Gjirit Persik.

28 Shkurt 2026, 14:49 Nga I.A

DW: Trump shpall "operacion të madh luftarak" kundër Iranit

IRAN- SHBA dhe Izraeli që nga mengjesi po sulmojnë Iranin. Teherani reagon me kundërsulme masive ndaj Izraelit dhe të gjithë rajonit të Gjirit Persik.

"Qëllimi ynë është, që të mbrojmë popullin amerikan, që të eliminohet kërcënimi i drejpërdrejtë nga regjimi iranian", komunikoi presidenti i SHBA-së Donald Trump në një video të publikuar në rrjetet sociale. Ka filluar një "operacion i madh luftarak". Irani zhvillon raketat me rreze të gjatë veprimi, të cilat kërcënojnë SHBA-në dhe vende të tjera."Ne do t'i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrafshojmë industrinë e tyre të raketave." SHBA gjithashtu do të garantojnë, që Irani të mos marrë bombën atomike.

Sipas një njoftimi të CNN sulmet e SHBA janë përqendruar ndaj objekteve ushtarake në Iran. Edhe sipas medias izraelite ushtria po sulmon objektiva ndaj ushtrisë së "regjimit ushtarak".

Trump bëri të qartë, se llogarit edhe me ushtarë të vrarë të SHBA-së. "Heronj të guximshëm amerikan" mund të humbasin jetën. Njëkohësisht ai i bëri thirrje gardës së revolucionitgardave të revolucionit në Iran, që të dorëzohet duke u ofruar atyre në një rast të imunitet. Opcioni tjetër është "vdekja e sigurt".

Popullsisë së IranitTrump i bëri thirrje pas fillimit të sulmeve, që të marrë pushtetin në Teheran. "Kur ne të kemi mbaruar punë, merrni qeverinë tuaj", tha ai. "Ju mund ta merrni pushtetin. Ky do të jetë ndoshta i vetmi shans i juaj në breza."

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, ka pasur shpërthime në qendër të qytetit. Dëshmitarë okularë thonë, se njerëzit janë larguar në panik. Në pikat e furnizimit me benzinë u krijuan radhë të gjata. Shumë teheranas po largohen nga qyteti. Mediet shtetërore iraniane njoftojnë, se ka pasur shpërthime edhe në qytete të tjera.

Gjendje e jashtëzakonshme në Izrael

Më parë ministri i Mbrojtjes në Izrael, Israel Katz, komunikoi, se vendi i tij ka nisur një goditje parandaluese kundër Iranit, për të shmangur rrezikun. Katz njoftoi, se ka shpallur menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi, se ka ardhur koha, që iranianët "të shkundin zgjedhën e tiranisë". "Regjimit terrrorist vrasës" të Iranit në asnjë mënyrë nuk duhet t'i lejohet të posedojë armë atomike, "me të cilat ai mund të kërcënojë të gjithë njerëzimin", tha Netanjahu në një video-mesazh.

Në mbarë Izraelin gjëmuan sirenat. U dha alarm për të paralajmëruar popullsinë nga një kundërsulm i mundshëm i Iranit. Hapësira ajrore është mbyllur për fluturimet civile. Hapësira ajrore do të lirohet për fluturimet civile "sapo ta lejojë situata e sigurisë", komunikoi autoriteti i aviacionit në Izrael.

Irani reagon me kundërsulme masive

Irani, sipas të dhënave të ushtrisë izraelite, ka nisur kundërsulm. Raketat kanë fluturuar në drejtim të Izraelit, bëhet e ditur. Garda e revolucionit bën fjalë për një "përgjigje ndaj agresionit të kundërshtarit armiqësor dhe kriminal", sikurse bëhet e ditur në komunikatën e agjencisë shtetëror etë lajmeve IRNA.

Garda e revolucionit, sipas një njoftimi të agjencisë iraniane të lajmeve Fars, kanë sulmuar edhe disa baza ushtarake të SHBA-së në Gjirin Persik. Objektivat, sipas Fars, ndodhen në Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar dhe Bahrain.

Ministria e Mbrojtjes në Katarnjoftoi, se ka qenë efikase mbrojtja ndaj disa sulmeve në territorin e vendit. Raketat iraniane nuk kanë mbërritur në Katar. Gjendja është nën kontroll, popullsisë i bëhet thirrje të ruajë qetësinë. Në Katar ndodhet ndër të tjera një nga bazat më të rëndësishme ushtarake të SHBA-së në rajonin e Lindjes së Mesme. 

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe deklaroi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve WAM, se janë kapur disa raketa iraniane. Mbetjet e raketave kanë rënë në një zonë banimi në metropolin Abu Dhabi. Si pasojë ka gjetur vdekjen një person. Situata është megjithatë nën kontroll.

Agjencia e lajmeve e Bahrainit njoftoi, se një qendër furnizimi e marinës së SHBA-së është sulmuar me reketa. Nuk ka të dhëna për dëme apo viktima. Në Bahrain është e dislokuar flota e pestë e SHBA-së./DW

donald trump

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet