Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjermania synon të frenojë migracionin e paligjshëm dhe ta rregullojë më mirë atë, ndër të tjera përmes procedurave më të shpejta, kontrolleve më të rrepta dhe rregullave të reja për punësimin.
GJERMANI- Parlamenti gjerman, Bundestagu, miratoi një ashpërsim të ligjit të azilit si dhe lehtësime për qasjen në tregun e punës për azilkërkuesit. Me votat e koalicionit qeveritar Bundestagu përfshiu në të legjislacionin gjerman Reformën e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS).
Me GEAS-in shtetet e Bashkimit Evropian synojnë të unifikojnë sistemet e tyre të azilit. Kjo reforma më e gjerë e së drejtës evropiane të azilit deri tani dhe pritet të hyjë në fuqi më 12 qershor. Dy projektligjet e miratuara tani nga Bundestagu përmbajnë një sërë ashpërsimesh për azilkërkuesit në Gjermani.
Zbatimi i GEAS në Gjermani u mundëson ndër të tjera landeve federale të krijojnë qendra të reja azili, të ashtuquajtura qendra të migrimitsekondar, për persona që kërkojnë azil në Gjermani por për të cilët në fakt është përgjegjës një shtet tjetër anëtar i BE-së.
Nga ana tjetër në rregullat e reja për azilin parashikohet që azilkërkuesve me perspektivë qëndrimi në Gjermani t'u lejohet të fillojnë punë që pas tre muajsh. Aktualisht, në praktikë ekziston një ndalim punësimi prej gjashtë muajsh, nëse ata jetojnë në një qendër pritjeje.
Procedura në kufijtë e jashtëm dhe në vende të treta
Sipas reformës procedurat e azilit mund të kryhen edhe direkt edhe në kufi - fjala është për kufijtë e jashtëm të BE-së. Gjithashtu parashikohet që migrantët mund të dërgohen në shtete të treta, pra në vende jashtë BE-së, dhe që procedurat e azilit të kryhen atje.
Ministri federal i Punëve të Brendshëm, Alexander Dobrindt, është ndër përkrahësit kryesorë të mundësisë për t'i dërguar azilkërkuesit që kërkojë strehim në Gjermani në shtete të treta. Së fundmi BE-ja vendosi që refugjatët mund të dëbohen edhe në shtete me të cilat ata nuk kanë asnjë lidhje.
Po ashtu do të reformohet edhe sistemi i regjistrimit të personave që kërkojnë azil ne BE. si dhe do të ketë rregulla të reja për kufizimin e lirisë së lëvizjes së azilkërkuesve dhe rregulla për mundësinë e arrestimit të tyre.
Dëbim nga "qendrat e migrimit sekondar”
Modeli i ashtuquajtur "qendrat e migrimit sekondar" parashikon ngritjen e qendrave në të cilat personat që do të vendosen do të jenë të detyruar të qëndrojnë. Në këto qendra do të vendosen azilkërkues që kanë marrë status mbrojtjeje në një shtet tjetër të BE-së ose për të cilët, përgjegjës për procedurën e azilit është sipas rregullave të Dublinit, një shtet tjetër i BE-së.
Pas përfundimit të procedurës së tyre në Gjermani, personat e prekur do të dëbohen direkt nga qendrat në shtetin që është përgjegjës për ta. Ministri i Brendshëm Dobrindt do që qendra të tilla të ngrihen në të gjitha landet federale. Por sipas agjencisë së lajmeve KNA jo të gjitha landet duan të ngrenë qendra të tilla./DW
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se sulmi i Shteteve të Bashku...
Khamenei dhe Pezeshkiani IRAN- Izraeli ka nisur një operacion ushtarak të gjerë kundër Iranit, i quajtur “Operation Lion’s ...
Foto Ilustruese IZRAEL- Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës u ka bërë thirrje të gjith&eum...
Sulmet LINDJA E MESME- Lindja e Mesme po ecën në një litar të tendosur, pasi sulmet e koordinuara nga Izraeli dhe SHBA-të...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Irani ka qenë prej kohësh një çështje kyçe për kryeministrin izraelit Benjamin Netan...
Dmitry Medvedev RUSI- Reagimi i Moskës ishte i ashpër pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit, një aleat i ngushtë i Rusisë. N&eu...
Foto nga sulmet IRAN- Irani ka konfirmuar se ka nisur sulmet me raketa si kundërpërgjigje ndaj bombardimeve të përbashkëta amerika...
Komisioni Evropian BRUKSEL- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi në Bruksel se marrëveshja me Mercosurin do të...
Sulme iraniane IRAN- Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur sulmet ajrore ndaj Iranit. Pasi Forcat Mbrojtëse të Iz...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se Izraeli dhe SHBA-ja kanë kryer një operacion për të hequr kërcë...