LIVE UPDATES
Bota

DW: Rizgjedhja e Erdoganit varet nga Damasku dhe Moska

Zgjedhjet turke do të zhvillohen në qershor. Për presidentin turk Erdogan, perspektiva nuk është e mirë. Një ndryshim në politikën siriane mund ta ndihmojë atë - dhe të favorizojë presidentin rus Putin.

16 Janar 2023, 09:12 Nga DOSJA
DW: Rizgjedhja e Erdoganit varet nga Damasku dhe Moska
Rexhep Tajip Erdogan dhe Bashar Asad

Nuk kalon asnjë ditë që mediat turke të mos publikojnë rezultatet e fundit të sondazhit mbi sjelljen e pritshme elektorale. Qeveria ende heziton të shpallë datën e saktë të zgjedhjeve dhe për arsye taktike opozita nuk e tregon emrin e kundërshtarit të saj të përbashkët. Ndërkohë, sondazhet e kryera nga institutet e votimit janë larg së ngjalluri gëzim në kampin e qeverisë. Rexhep Tajip Erdogan, prej 20 vitesh në pushtet, ndodhet me shpatulla pas muri dhe skenarët e një disfate të mundshme elektorale po shumohen.

Presidenti dhe qeveria e tij po e kundërshtojnë këtë prirje me një mori iniciativash. Ky aktivizim politik nuk është i pazakontë në prag të zgjedhjeve të rëndësishme. Nuk bëhet fjalë vetëm për politikën ekonomike, e cila është në qendër të fushatës elektorale duke pasur parasysh evoluimin e krizës në vitet e fundit.

Politika e jashtme duket gjithashtu me rëndësi në luftën për favoret e votuesve: Presidenti Erdogan ka zotëruar artin e instrumentalizimit të politikës së jashtme për qëllime politike të brendshme. Krahas paraqitjeve në skenën e diplomacisë ndërkombëtare, të organizuara me bujë të madhe, si për shembull si ndërmjetëse mes palëve ndërluftuese në Ukrainë, politika siriane ka avancuar gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes turke javët e fundit.

Përmbysja e politikës ndaj Sirisë

Kjo nuk është hera e parë që lideri turk ndërmerr iniciativa ndaj fqinjit të tij arab për arsye të brendshme politike. "Siria zë një vend unik në strategjinë e mbijetesës politike të Erdoganit," shkruan Gönül Tol në një libër të botuar së fundmi me titull "Erdogans Krieg. Lufta e një njeriu të pushtetit brenda vendit dhe në Siri", në të cilin autori shpjegon në mbi 300 faqe se si politika siriane e Erdoganit përcaktohet në mënyrë vendimtare nga interesat e tij politike të brendshme.

Prej disa javësh, ka pasur shenja në rritje të një ndryshimi që mund të cilësohet vetëm si radikale në qëndrimin turk ndaj regjimit në Damask. Në fillim të vitit, Presidenti Erdogan ngriti edhe një herë - dhe më qartë se më parë - mundësinë e një takimi të drejtpërdrejtë me diktatorin sirian Bashar al Assad. Një samit turko-sirian do të ishte kulmi i një procesi të zhvilluar me muaj në prapaskenë nga Moska dhe që duhet të çojë në normalizimin e marrëdhënieve midis Ankarasë dhe Damaskut.

Ky proces ka avancuar dukshëm: pak para fundit të vitit, në kryeqytetin rus u zhvillua një takim i ministrave të mbrojtjes turke, siriane dhe ruse. Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu njoftoi se në shkurt do të pasonte një takim i tre ministrave të Jashtëm, gjatë të cilit do të vendoseshin bazat për samitin e dëshiruar mes Asadit dhe Erdoganit.

Putini përkrah Asadit

Drama diplomatike e një takimi kokë më kokë në nivelin më të lartë do të ishte e konsiderueshme. Pas luftës siriane që ka më shumë se dhjetë vjet, marrëdhëniet turko-siriane janë acaruar plotësisht. Nën udhëheqjen e Erdoganit, Turqia është bërë mbështetja kryesore e opozitës dhe përkohësisht zona kryesore e vendosjes së kundërshtarëve të armatosur të Asadit. Nga ana tjetër, Rusia e Putinit ka qenë dhe mbetet mbështetja kryesore e Asadit. Vetëm kjo rrethanë mund të shpjegojë interesin e veçantë të Moskës për një pajtim siriano-turk.

Një takim i nivelit të lartë midis Asadit dhe Erdoganit do të ishte një triumf politik për Vladimir Putinin - dhe një humbje për amerikanët.

Uashingtoni, i cili po lufton në Siri kundër "Shtetit Islamik" duke u bashkuar me milicitë kurde, për pakënaqësinë e madhe të Turqisë, nuk e ka fshehur refuzimin e tij për të normalizuar marrëdhëniet me regjimin e Asadit: "Ne nuk mbështesim një normalizim", u tha si reagim ndaj zhvillimeve aktuale në trekëndëshin e veprimit Moskë - Ankara - Damask.

Paralajmërimi i SHBA-së padyshim që nuk pati shumë efekt te Erdogani: Në politikën siriane, presidenti turk këto ditë dëgjon Putinin dhe jo Joe Biden-in, kjo është e sigurtë.

Një lloj i veçantë shkëmbimi

Sipas mediave, baza politike e një marrëveshjeje turko-siriane është një shkëmbim i një lloji të veçantë: në këmbim të njohjes nga Ankaraja të Asadit si udhëheqës i Sirisë dhe normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha nivelet, Damasku thuhet se është angazhuar për shpërbërjen e strukturave kurde në Sirinë veriore dhe për të siguruar që këto të mos luajnë asnjë rol në negociatat e ardhshme të paqes.

Udhëheqësi sirian mund të jetë çelësi i suksesit në votime. Sondazhet tregojnë se pas krizës ekonomike, rreth katër milionë refugjatët sirianë që ikin nga lufta në Turqi janë tema më e rëndësishme për njerëzit. Në Anadoll, nuk ka mbetur shumë nga "kultura mikpritëse" e fillimit, një shumicë e madhe e turqve do të preferonin të shihnin sirianët të largohen sot dhe jo nesër. Një sondazh sapo ka treguar këtë qëndrim refuzimi. Edicioni i fundit i "Syrians Barometr", një studim i vazhdueshëm nga politologu Murat Erdogan, i cili rregullisht përmbledh njohuritë më të fundit për sirianët në Turqi, tregon gjithashtu se pothuajse 70 për qind e të anketuarve janë të pakënaqur me politikën e qeverisë në Turqi ndaj sirianëve.

Një marrëveshje politike me Asadin që do të përmbajë kërkesën turke për riatdhesimin e refugjatëve, si dhe një traktat që do të vuloste fundin e milicive kurde në zonën kufitare siriane, do të përbënte një dhuratë politike për Erdoganin në prag të zgjedhjeve.

Marrë nga DW

recep tayip erdogan bashar asad

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet