LIVE UPDATES
Bota

DW: Mbi 452 milionë fëmijë viktima të luftërave

Mbi 452 milionë fëmijë jetojnë në luftë, plagosen, rekrutohen me detyrim, vriten. Rrallë ndodh që kriminelët e luftës të ndiqen penalisht dhe të dënohen për krime kundër fëmijëve.

4 Tetor 2022, 09:33 Nga I.A
DW: Mbi 452 milionë fëmijë viktima të luftërave
Foto Ilustruese

UKRAINË- Lisa katërvjeçare ishte duke shkuar me të ëmën tek logopedja. Në një video që e ëma ka publikuar në Instagram, vajza e vogël shihet e gëzuar hipur në karrocën e fëmijëve. Por në Winnyzja të Ukrainës, ku ato ndodheshin ranë raketat. Lisa u godit për vdekje. Videot, që u shpërndanë në mënyrë virale, tregojnë karrocën e fëmijëve të Lisës, e cila ka mbetur bosh, trupin e saj pa jetë dhe një arush me lesh që ndodhet aty pranë. Trupat ruse e morën në mes të muajit korrik me luftë qytetin, që ndodhet në juglindje të Ukrainës,. Gjatë sulmit për të marrë Winnyzjan u vranë 23 vetë, mes tyre tre fëmijë.

"Lufta në Ukrainë është një kujtesë e hidhur për atë, se fëmijët janë ata që preken më shumë nga lufta dhe harrohen më shumë se janë "viktima lufte ", thotë Aurélie Lamazière për DW. Në një aktivitet organizuar në Berlin me diskutime për këtë temë, ajo përfaqëson "Save the Children", organizatën më të madhe të pavarur në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve.

Sipas të dhënave të OKB në luftën e Ukrainës janë vrarë të paktën 5.827 civilë. Mes tyre të paktën 375 fëmijë. Kurrkush nuk përgjigjet për aktet e tmerrshme të bëra kundër më të dobtëve mes të dobtëve. Edhe në rastin e fëmijëve të vrarë në Winnyzja puna nuk është ndryshe.

Fëmijët harrohen shpesh në proceset penale

Krimet e luftës që bëhen kundër fëmijëve shpesh nuk dokumentohen sa duhet, nuk ndiqen dhe nuk dënohen sa duhet. Kjo ka të bëjë me atë se "fëmijët nuk janë parashikuar në juridiksion" thotë avokatja Natalie von Wistinghausen. Dhe natyrisht, sallat e gjyqit nuk janë vende ku mund të ftohen fëmijët për të dhënë dëshmi, shton Wistinghausen. 

Por faktikisht, thotë juristja, "ekziston e drejta, dhe ajo duhet vënë në jetë”.


Me këtë kihet parasysh për shembull parimi i juridiksionit universal. Sipas saj, e drejta penale kombëtare zbatohet edhe në rastet kur nuk ekziston lidhje specifike me vendin ku është kryer vepra penale. Sipas parimit të së drejtës universale, kriminelët e luftës për shembull mund të nxirren para gjyqit edhe në Gjermani. 

Zyra Federale gjermane e Kriminalistikës mbledh të dhëna për krimet e luftës të ushtarëve të ushtrisë ruse në Ukrainë. Kështu janë marrë të dhëna për një numër treshifror rastesh, shpjegoi para pak kohësh presidenti i Zyrës së Kriminalistikës, Holger Münch. Nuk është e qartë nëse mes tyre ka edhe raste të krimeve të kryera kundër fëmijëve, dhe sa është numri i tyre.

Aurélie Lamazière nga Save the Children shpreson që kësaj here të dokumentohen mjaftueshëm rastet e dhunës kundër fëmijëve.

Sipas të dhënave të organizatës që ndihmon fëmijët, aktualisht rreth 452 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte. Kjo shifër është gati dyfishi i asaj të 20 viteve më parë. Në rreth 30 vende ose territore ka luftë ose konflikte të armatosura. Krahas Ukrainës, Malit, Somalisë, Sirisë, Irakut dhe Jemenit, radhiten edhe Myanmari Lindor dhe Kashmiri. Rreth 27 milionë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të luftës. Përveç kësaj, rreth 250 mijë fëmijë në gjithë botën janë rektrutuar me detyrim nën moshën 18 vjeçare. Ata keqpërdoren si luftëtarë, spiunë, zbulues minash ose skllevër seksi. 

Gjermania "kampione" në juridiksionin ndërkombëtar 

Ka qenë dënimi i parë në gjithë botën, dhënë për një rast të tillë në një gjykatë gjermane. Në qendër të procesit është një fëmijë. Reda pesëvjeçare, që është mbajtur si skllave së bashku me të ëmën në Falluxha të Irakit të Veriut. Si e ëma dhe e bija janë nga pakica kombëtare e jesidëve. Të dyja ato u morrën zvarrë nga milicia terroriste e shtetit islamik (IS), u ketrajtuan dhe u mbajtën si skllave në shtëpinë e një anëtari të IS dhe gruas së tij gjermane. Reda i shqetësonte kur bëheshin punët e shtëpisë. Kur një ditë të nxehtë gushti të vitit 2015, ajo e bëri në krevat, u morr nga familja e terroristit dhe si dënim u lidh të qëndronte nën diellin përvëlues. 


Reda nuk u mbijetoi torturave. Por torturuesit u vunë në bankën e të akuzuarit – falë principit të së drejtës universale që përmban Kodi penal ndërkombëtar. Dënimi është i përjetshëm për luftëtarin irakian të IS dhe dhjetë vjet burgim për të shoqen gjermane, që ishte bashkuar me IS. Procesi bëri zhurmë në botë, sepse krimi nuk ishte bërë në Gjermani dhe as dorasit as viktima nuk ishin gjermanë. Dënimi i dhënë në Gjykatën e Landit në Franfkurt në nëntor 2021, u dha për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

"Gjermania tregoi se e drejta fiton. Ky vend është kampion për këtë gjë,” thotë Aurélie Lamazière. Gjermania ka marrë shumë lëvdata. Ato thonë se ky vend i merr seriozisht të drejtat e fëmijëve dhe se ka vënë për herë të parë në jetë principin e të drejtës universale.

Luise von Amtsberg i dëgjon këto gjëra me shumë vëmendje. Politikania e partisë Aleanca 90/Të gjelbërit është ngarkuar nga qeveria federale gjermane të merret me të drejtat e njeriut. "Po, ne duhet të bëjmë më shumë", thotë ajo menjëherë sa merr fjalën e hapjes së takimit. "Për këtë na duhen më shumë para dhe bashkëpunim më i ngushtë me organizatat joqeveritare”. Qeveria gjermane do që të fuqizojë të drejtat e gëmijëve, thotë Amtsberg. Këtu bën pjesë edhe kujdesi më i madh psikologjik dhe mjekësor, kur fëmijët kthehen në viktima të dhunës së luftës.

Lufta në Ukrainë duhet marrë si "shanc"?

Tingëllon pak absurde, thotë Aurélie Lamazière për Deutsche Wellen, por "mbase lufta e Rusisë në Ukrainë është shanc për të vendosur më shumë drejtësi në krimet e luftës të bëra ndaj fëmijëve.” E gjithë bota i ka kthyer sytë nga ky konflikt. Dhe asnjëherë më parë krimet e mundshme të luftës nuk janë dokumentuar nga kaq shumë organizata ndërkombëtare sa tani. "Ukraina mund të kthehet në rast prove për krimet e luftës të kryera ndaj fëmijëve.”

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi femije

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës