LIVE UPDATES
Bota

DW: Regjim pa kuptim vizash mes Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës

Për shkak të regjimit të vizave këmbimet ekonomike, kulturore apo turistike mes dy vendeve pothuajse nuk ekzistojnë.

4 Tetor 2022, 09:23 Nga I.A
DW: Regjim pa kuptim vizash mes Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës
Foto Ilustruese

KOSOVË- Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, ndonëse dy shtete në zemër të Ballkanit, vazhdojnë të mbajnë regjimin e vizave ndaj njëra tjetrës, duke vështirësuar kështu lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Pengesa të mëdha kanë edhe turistët e këtyre dy vendeve që duan të vizitojnë qytetet, muzetë, apo të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore.

Aida Vežić, sekretare e përgjithshme në Rrjetin e Muzeve të Ballkanit, thotë se "regjimi i vizave është pengesë e madhe për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash në mes kolegëve, gjithashtu është një kërcënim serioz që vazhdon të zgjerojë hendekun midis kolegëve dhe komuniteteve duke iu vështirësuar lëvizjen e lirë.

Padrejtësi të madhe

Vežić thekson se qytetarët me kombësi boshnjake apo kosovare për udhëtim në të dy shtetet, varen nga ekzistenca e thjeshtë e regjimit të vizave dhe ata që vendosin të kalojnë nëpër procesin e marrjes së vizës, janë të irrituar nga procedurat e pakuptimta, në të dyja anët (BiH dhe RKS). 

Aida Vežić, sekretare e përgjithshme në Rrjetin e Muzeve të Ballkanit
"Përvoja ime personale ka qenë se më kanë thënë se do të merrja një vizë njëvjeçare, por kam gjetur se datat në pasaportë janë vetëm 5 ditë për gjatësinë e ngjarjes që po ndiqja në Republikën e Kosovës. Për shkak të regjimit të vizave neve na duhet qe të dërgojmë kolegë nga vende të tjera, për të ndjekur konferencat dhe workshopet në Kosovë, por jo kolegë nga Bosnja e Hercegovina dhe kjo është një padrejtësi e madhe për ta.”

Vežić tregon se dëshiron të vizitojë Kosovën, por se i duhet të bëjë kilometra të shumtë, pasi aplikimi për vizë duhet bërë në Tiranë ose Zagreb.

Barrierë për implementimin e projekteve

Aida Vežić regjimin e vizave e konsideron barrierë për implementimin e projekteve kulturore e të trashëgimisë, pasi që detyrohen të përjashtohen të dyja vendet, shkaku i pamundësisë së marrjes pjesë nga ana e pjesëmarrësve të Kosovës dhe BiH.

"Gjatë punës sime kur diskutojmë vendin e mbajtjes se një veprimtarie rajonale ne na imponohet të përjashtojmë Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën si një opsion sepse nuk do të ofronim mundësi të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit, për shkak të regjimit të vizave. Është e sigurtë se ekzistenca e regjimit të vizave ka ngadalësuar dhe rënduar bashkëpunimin midis individëve dhe institucioneve dhe është një turp që ekziston ende”, përfundon Vežić.

Rënie bashkëpunimi në të gjitha fushat

Më të shpeshta lëvizjet ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës i ka edhe udhëheqësja e zyrës për Kosovën të organizatës rajonale RYCO, Krenare Gashi-Krasniqi. Ajo thotë se regjimi i vizave ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në pamundësinë e lëvizjes së lire në mes qytetarëve të Kosovës dhe BiH. Rrjedhimisht ka ulur edhe bashkëpunimin në të gjitha fushat në pamundësi për t'u takuar dhe krijuar kontakte.

"Nga perspektiva e RYCO-së kjo barrierë në veçanti vështirëson lëvizjen e lirë të të rinjve e cila pa dyshim ndikon zhvillimin e aktiviteteve që do të rrisnin bashkëpunimin dhe përafrimin e shoqërive në fjalë. Në të gjitha thirrjet e hapura nga RYCO për mbështetje të projekteve dhe propozimeve, ne marrim shumë pak, ose fare aplikime në mes organizatave dhe shkollave në mes Kosovës dhe BiH dhe kjo është veç reflektim i realitetit se sa larg jemi nga një bashkëpunim i mirëfilltë me njëri-tjetrin”, thotë Gashi-Krasniqi.

Krenare Gashi-Krasniqi, drejtuese e zyrës për Kosovën të organizatës rajonale RYCO
Ajo tregon se procedurat e aplikimit dhe deri tek pajisja me vizave janë mjaft të komplikuara, veçanërisht ato nga Bosnja. Kjo pa dyshim sipas saj, ka ulur edhe vullnetin e qytetarëve për ta vizituar Kosovën dhe BiH. Jo rrallë edhe RYCO detyrohet që t'i shmangë Kosovën dhe BiH si vende për të mbajtur ngjarje të mëdhaKreshnik Ahmeti rajonale vetëm për shkak të barrierave të lartpërmendura.

"Andaj secila qeveri duhet të reflektojë seriozisht mbi pasojat që ka shkaktuar vendosja e regjimit të vizave dhe të gjejë vullnet e mënyra konkrete për të mundësuar lëvizje të lirë të qytetarëve të tyre. Dhe, përfundimisht ta ndryshojmë realitetin aktual ku mallrat lëvizin me lirshëm se sa njerëzit në mes Kosovës dhe BiH”, thotë Krenare Gashi-Krasniqi.

Procedura për dhënien e një vize për një qytetar të Kosovës nga Bosnja është tepër e komplikuar, për faktin që secila vizë dërgohet për aprovim individual në Këshill të Ministrave. Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, është organizata kryesore rajonale e Ballkanit Perëndimor, që e ka selinë e saj në Sarajevë.

Raportet aktuale në rrafshin politik dhe atë diplomatik

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, thotë që Kosova është e angazhuar për thellimin e raporteve të vendet e rajonit, duke përfshirë edhe Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Pasi sipas tij, popujt tanë ndajnë histori të njëjtë dhe synime të përbashkëta për të ardhmen.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti
"Bashkëpunimi i ngushtë pengohet nga qasja destruktive e përfaqësuesve të entitetit të Republikës Serbe përbrenda Federatës së Bosnjës e Hercegovinës. Për arsyen e njëjtë pamundësohet edhe vendosja formale e marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve. Megjithatë, institucionet e Republikës së Kosovës shfrytëzojnë secilën mundësi për t'i përafruar raportet me institucionet e Federatës së BiH, gjë që është vetëm formalizëm i raporteve të ngushta ekzistuese mes qytetarëve të të dyja vendeve”, thotë Ahmeti.


Ahmeti thotë se qeveria e Kosovës ka plane për lehtësimin e lëvizjes së lirë është e angazhuar brenda ‘Procesit të Berlinit' së bashku me vendet e tjera anëtare që të arrijmë marrëveshjen për qarkullimin e lirë të qytetarëve të rajonit nëpër secilin prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por sipas tij në mungesë të marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Bosnje, për shkak të entitetit të Republikës Serbe, Kosova iu mundëson qytetarëve të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës pajisjen me vizë në misionet diplomatike të rajonit, në Podgoricë, Tiranë dhe Shkup.

"Ne kemi angazhim të përhershëm që politikat dhe procedurat konsullore të jenë sa më të lehta e të shpejta. Është e qartë që sado efikase të jenë këto procedura, fakti që një qytetar duhet të pajiset me vizë paraqet pengesë. Gjithashtu, ne kemi interesim të madh që të dyja shtetet të lidhin marrëdhënie diplomatike, në mënyrë që shqetësimet e ndryshme të qytetarëve, sikurse kjo me qarkullimin e lirë, t'i zgjidhim edhe në formë bilaterale”, përfundon Ahmeti.

Problem real, i përditshëm

Edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila është me origjinë boshnjake çështjen e regjimit të vizave e ka cilësuar një problem real, i përditshëm dhe shumë negativ si për Kosovën ashtu edhe për BiH.

"Regjimi i vizave është krijuar si rezultat i reciprocitetit dhe krijon çdo ditë probleme të mëdha burokratike. Kemi një numër të madh personash që preken drejtpërdrejt nga regjimi i vizave nga të dyja palët, udhëtimet e njerëzve, mallrave, shkëmbimet kulturore janë vonuar”, thotë Balje.

Deputetja ka rikujtuar iniciativën përmes së cilës është synuar zgjidhje konkrete, por që nuk ka gjetur mbështetje nga autoritetet në BiH.

"Unë isha iniciatore e hapjes së Zyrës për Marrëdhënie në Sarajevë dhe Prishtinë, njësoj si në Greqi, e cila nuk na njohu si shtet të pavarur apo si ai i Beogradit. Iu shkrova të gjithë faktorëve relevantë në Bosnje dhe zoti Millorad Dodik, doli publikisht dhe e refuzoi kërkesën. Zyra e ndërlidhjes është një nga zgjidhjet më konkrete në situatën në të cilën ndodhemi, por nuk kemi gjetur mirëkuptim” thotë Balje. Por  çfarë është bërë nga qeveritë e kaluara dhe pse nuk është rregulluar çështja e lëvizjes së lirë ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

Marrëdhëniet ekonomike pothuajse inekzistente

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, thotë se paradoksi më i madh është fakti që liria e lëvizjes dhe qarkullimi ekonomik midis Kosovës dhe vetë Serbisë ka module praktike, ka frymë më liberale, ndërkaq BiH është më rigide dhe maksimalisht më refuzuese.

"Për shkak të këtij regjimi marrëdhëniet ekonomike në mes te dyja vendeve janë pothuajse inekzistente. Në aspektin kulturor edhe pse në kohën sa Kosova dhe BiH kishin qenë pjesë integrale e Jugosllavisë kishte raporte kulturore në mes të dyja vendeve, ndoshta edhe më të theksuara sesa me shtetet tjera anëtare të Federatës, tani këto raporte pothuajse janë zhdukur në tërësi. Gjithashtu, institucionet e sigurisë nuk kanë ndonjë bashkëpunim të ndërsjellët në mes vete, edhe atëherë kur kërkohet ndonjë veprim i përbashkët duhet të involvohen partnerët ndërkombëtarë për të lehtësuar këtë bashkëpunim”, ka shtuar Çollaku.

Madje, sipas Çollakut, viktimë kryesore e këtij regjimi janë qytetarët boshnjakë të BiH dhe qytetarët kosovarë. Kurse, në anën tjetër qytetarët serbë nga BiH pothuajse të gjithë kanë shtetësi të dyfishtë duke u pajisur edhe me dokumente të shtetit serb gjë e cila ju lehtëson dukshëm lëvizjen edhe në Kosovë, ngjashëm me qytetarët serb të BiH janë edhe qytetarët kroat duke pasur shtetësi të dyfishtë.

Çollaku, mendon që rezultatet përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi, do të ndikojnë edhe në raportet ndërmjet Kosovës dhe BiH.

"Rezultatet e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë do të kenë gjithashtu efekt edhe në raportet në mes të Kosovës dhe BiH në të ardhmen, gjithashtu edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës në raport me BE-në do te rrisë dukshëm presionin e arritjes së një marrëveshje edhe në mes te Kosovës dhe BiH për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve si ndër vlerat më të theksuar te BE-së ", ka përfunduar Çollaku.

Autoritet kosovare disa herë u kanë bërë thirrje autoriteteve të Federatës boshnjake që të hiqet regjimi i vizave me Kosovën, ndonëse vet Kosova aplikon reciprocitet në këtë drejtim. Sipas tyre, heqja e vizave ka interes të ndërsjellë, në realizimin e qëllimeve të përbashkëta e që është integrimit evropian.

Marrë nga DW

regjimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës