LIVE UPDATES
Bota

Çfarë mund të ndodhë pas aneksimit nga Rusia?

Me aneksimet në juglindje të Ukrainës duke shkelur të drejtën ndërkombëtare, presidenti rus, Putin ka ndryshuar fatin e miliona njerëzve. Ata ndodhen para zgjedhjes: pranim ose rezistencë.

4 Tetor 2022, 09:26 Nga I.A
Çfarë mund të ndodhë pas aneksimit nga Rusia?
Luhanskc

RUSI- Për mua nuk kanë rëndësi kufijtë dhe territoret e shtetit por fati i njerëzve". Ky është një citat i presidentit rus në një intervistë me gazetën gjermane "Bild" në janar 2016. Atëherë bëhej fjalë për aneksimin e Krimesë. Këto ditë sërish kreu i Kremlinit ndryshoi me dhunë kufijtë dhe ankesoi pjesë të Luhanskut, Donjeckut, Khersonit dhe Zaporishjas.

Pas gjashtë muajsh pushtimi vjen bashkimi me Federatën Ruse. Moska kërcënon të përdorë të gjitha llojet e armëve, përfshirë edhe armët atomike për të mbrojtur pjesë të tjera të vendit. Ukraina dhe shumica e vendeve kanë deklaruar, se nuk do të njohin as aneksimin, dhe as "referendumet" ku gjoja shumica i ka thënë "po" bashkimit me Rusinë. Po kush janë këta miliona ukrainas që jetojnë në anën tjetër të frontit dhe çfarë do të ndryshojë tani për ta?

Ku ndryshon atmosfera në Donjeck dhe Kherson?

Ende nuk dihet numri i saktë i personave që jetonin në këto zona në kohën e aneksimit, por bëhet fjalë për miliona vetë. Megjithëse aneksimi ishte i njëkohshëm për këto zona, rajonet janë shumë të ndryshme. Në Donbas që nga viti 2014 ka pasur një selektim të detyruar: qindra mijëra vetë, shumica të rinj janë larguar nga "Republikat" e vetëshpallura, kanë shkuar në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga Kievi. Ata që kanë mbetur janë shumica të moshuar, ose njerëz që e mbështesin separatizmin. Për disa do të jetë realizimi i asaj që gjithmonë dëshironin. Ka ende pjesë të popullatës që bashkëpunojnë", thotë Andreas Umland, ekspert në Qendrën e Stokholmit për Studimet Europianolindore, Stockholm Centre for Eastern European Studies (SCEEUS). Duket se në lindje ka më shumë syresh se në jug, por shifra të sakta nuk ka.

Përgatitje për aneksimin në Moskë

Ka njerëz në Donbas që e kanë mbështetur aneksimin nga frika, se pas kthimit të pushtetit ukrainas, disa do të përgjigjeshin para gjyqit, thotë Serhij Harmash, i lindur në Donjeck, kryeredaktor i gazetës "Ostrov" dhe anëtar i grupit trilateral të kontaktit për zbatimin e Marrëveshjeve të Minksut. "Këta njerëz do të thonin "po", sepse nëse Ukraina rikthehet, ata duhet të arratiseshin diku, sigurisht në Rusi", por se sa të tillë ka, nuk dihet.

Në këto gjashtë muaj zonat e pushtuara në Donbas dhe në jug të Ukrainës si edhe pjesë të Khersonit dhe Zaporishjas kanë pësuar ndryshime shoqërore. Qindra mijëra vetë janë arratisur, por edhe mes atyre që kanë qëndruar, ka shumë që mbështesin Kievin. Këtë e tregojnë protestat me flamurin ukrainas, që u zhvilluan në muajt e parë pas pushtimit. "Në Kherson dhe Zaporishja ka shumë vetë që e urrejnë Rusinë, dhe në Donjeck dhe Luhansk në tetë vitet e fundit njerëzit kanë qenë në breshëri të propagandës", thotë Harmash. Ndryshe nga Krimeja, ku në fillim të aneksimit në vitin 2014 dy të tretat ishin rusë etnikë, numri i tyre në lindje dhe jug të Ukrainës është më pak se gjysma. Në një regjistrim të popullsisë në Kherson dhe Zaporishja në vitin 2001, kjo shifë ishte respekttivisht 25% dhe 15%.

Mbështetje financare e zonave të aneksuara

Në vështrim të parë aneksimi formal i këtyre zonave nuk do të ndryshojë gjë, por përvoja në Krime të tregon, se si do të jenë zhvillimet: një përzierje e kërbaçit për ata që mendojnë ndryshe dhe bukë për ata që janë besnikë. Rrogat dhe pensionet do të rriten, dhe Rusia do të përpiqet të rindërtojë infrastrukturën. Zëvendëspërfaqësuesi i administratës së Kremlinit, Sergej Kirijenko më 29 shtator përmendi shifra: sipas tij 3,3 miliardë rubla, 58 milionë euro do të jepen për "projekte mbështetëse" në zonat e pushtuara. Gjithçka që ka të bëjë me Ukrainën do të zëvendësohet - ligjet, valuta, ofruesit e telekomunikacionit, gjuha, arsimi. Qëllimi është rusifikimi i rajoneve që Kremlini i sheh si historikisht të tijat.

Lëvizje partizane?

Banorët e zonave të aneskuara do duhet të vendosin. Ose të pranojnë ndryshimet ose të bëjnë rezistencë me rrezik jete. "Këto janë vendime të vështira, shumë do të jenë të dëshpëruar, se nuk do ta dinë se si do të jenë zhvillimet", thotë eksperti Andreas Umland. Nuk dihet sa do të qëndrojë Rusia, dhe sa shpejt do të rimerren këto zona nga Ukraina. Që tani ka raportime për represione, për arrestime dhe tortura të atyre që kanë simpati për Kievin. Meshkujt merren nën lupë, sepse ata do të thirren në luftë si pjesë e ushtrisë ruse. Me këtë Kremlini ndoshta do të ulë rrezikun e një lufte partizanie. Në jug kjo lëvizje është prezente që tani, me disa atentate ndaj personave që kanë bashkëpunuar me pushtuesit. Serhij Harmash beson, se pas kësaj gjenden shërbimet sekrete ukrainase. Por ai nuk pret ndonjë lëvizje partizane të fortë në tokën ukrainase, si në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Ajo që shohim është më shumë puna e grupeve të organizuara, që drejtohen nga shërbimet sekrete, thotë ai.

E hapur mbetet se kush mund të ndërtojë një fuqi shtetërore rajonale tek këto zona. A do të drejtojnë ukrainasit zonat e pushtuara apo funksionarët e dërguar nga Rusia? Deri tani pushtuesit rusë kanë zgjedhur të vendosin në poste vendasit, ish anëtarë të partisë proruse të "Partia e Rajoneve" të Viktor Janukoviçit të arratisur në Rusi në vitin 2014. A do të kthehet ai apo kryeministri i tij, Mykola Asarov e tjerë apo përfaqësues të elitës së atëhershme në Donbas? Ekspertët nuk e përjashtojnë këtë, por nuk besojnë, se kjo është e mundur. Ndërkohë janë krijuar elita të reja, thotë Harmash.Ndoshta udhëheqja e këtyre rajoneve do të kalojë në dorë të funksionarëve rusë. Një zhvillim të tillë e ka përshkruar ndërkohë shtypi rus. E në disa nivele ai ka filluar.

Marrë nga DW

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale