Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shoqatat e biznesit paralajmërojnë: çdo e treta kompani nuk ka ndërmend të investojë në Gjermani. Çmimi i energjisë, kostot e larta të punës, taksat, mungesa e punëtorëve... Probleme ka shumë.
GJERMANI- "Tashmë ka filluar zhvendosja e impianteve jashtë Gjermanisë. Dhe kur kompanitë e mëdha largojnë fabrikat e tyre, kompanitë e vogla dhe furnitorët gjithashtu pësojnë dëmtime ose mbyllin dyert e tyre. Kjo është shpallja e falimentimit për hapësirën ekonomike të Gjermanisë", përmbledh presidenti i Shoqatës së Tregtisë dhe Shërbimeve me Shumicë dhe të Jashtme Gjermane (BGA), Dirk Jandura në një deklaratë për agjencinë Reuters. Para së gjithash, sektorët industrialë kanë probleme të mëdha. Nuk shoh ndonjë të ardhme të qartë në Gjermani, nuk shoh se cili është koncepti për industrinë kimike, përpunimin e metaleve dhe inxhinierinë mekanike. Shpenzimet këtu janë thjesht shumë të larta," beson Jandura.
Edhe presidentja e Shoqatës së Bizneseve Familjare, Marie-Christine Ostermann, është ngopur me këtë lloj politike ekonomike. "Nëse korniza ekonomikenuk ndryshohet menjëherë pas zgjedhjeve, edhe më shumë kompani do të shkojnë jashtë vendit", thotë një drejtuese e një kompanie për furnizimet spitalore, e themeluar nga gjyshi i saj. Ajo në radhë të parë vë në dukje problemet e kompanive në industrinë përpunuese në Gjermani, siç janë energjia shumë e shtrenjtë për prodhim, varësia nga kosumi dhe probleme të tjera.
Nuk ka rritje pa investime
Për kryetarin e Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHT) Peter Adrian, Gjermania ka arritur në një moment krize të të gjithë strukturës ekonomike. "Në vitet e fundit kompanive vendore u është dashur të durojnë shumë ngarkesa të reja dhe ndërhyrje shtetërore”, vlerëson kryetari i Dhomës. Kjo shihet më së miri nga investimet e kompanive në këtë vend: pandemia ka kaluar prej kohësh, por investimet këtë vit ishin ende 6% nën nivelin para pandemisë - investimet janë shumë më të vogla.
Sipas një sondazhi të kryer nga Dhoma mes anëtarëve të saj, një e treta e kompanive planifikojnë të reduktojnë investimet e tyre. "Këto nuk janë perspektiva të mira për rritje ekonomike”, paralajmëron Adrian, sepse nuk është shteti, por ekonomia që drejton pothuajse 90% të investimeve në Evropë. Adrian është i bindur se vetëm ndryshimi i politikës ekonomike në Berlin mund ta kthejë këtë vend në binarët e rritjes ekonomike.
Infrastruktura nga e kaluara
Politika ekonomike e shtetit është vendimtare edhe për infrastrukturën. Ndaj shoqata e sektorit të IT-së, Bitkom, kërkon një politikë tjetër dhe masa të tjera që nxisin investimet dhe mbetjen e kompanive në Gjermani. Kryetari i kësaj shoqate, Ralf Wintergerst, paralajmëron se edhe ata janë të prekur nga çmimi i lartë i energjisë elektrike. Qendrat e kontabilitetit konsumojnë shumë energji elektrike, por problem janë edhe ekspertët dhe "mentaliteti i letrës" i këtij vendi. Në këtë vend akoma mungon identiteti digjital dhe e gjithë infrastruktura digjitale ka nevojë për investime serioze. Gjermania ka nevojë për investime edhe në infrastruktura të tjera, në rrugë dhe në sigurimin e fuqisë së nevojshme punëtore. "Infrastruktura jonë nuk është infrastruktura e së ardhmes, por infrastruktura e së shkuarës", paralajmërojnë ekspertët./DW
yoon suk yeol KOREJA E JUGUT- Hetuesit në Korenë e Jugut kanë kërkuar të hënën lëshimin e një fletarrestimi p&...
jimmy carter SHBA- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 100-vjeçare. Carter ...
Jimmy Carter SHBA- Ditë zie kombëtare është shpallur data 9 janar 2025 në SHBA. Kjo datë është shpallur dit&eu...
Foto ilustruese KORE- Një tjetër avion "Boeing 737-800" i Jeju Air që po udhëtont brenda Koresë së Jugut përje...
jimmy carter SHBA- Liderët botërorë kanë shprehur ngushëllimet e tyre pas vdekjes së ish-presidentit amerikan Jimmy Cart...
Aksidenti ETIOPI- 66 persona humbën jetën në një aksident rrugor në jug të Etiopisë. Lajmin e njoftoi dje...
Jimmy Carter SHBA- Jimmy Carter, i cili u ngrit nga toka bujqësore në Gjeorgji për tu bërë presidenti i 39-të i Shteteve t&eu...
Jimmy Carter SHBA- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, vdiq të dielën në moshën 100-vjeçare. Djali i tij, Chip Carter konfirmo...
foto ilustruese GJERMANI- Një aksident ajror ka ndodhur pasditen e sotme në aeroportin e Stuttgart-it në Gjermani. Siç raportohe...
Joe Biden KOREJA E JUGUT- Presidenti amerikan Joe Biden tha se Uashingtoni është i gatshëm t'i japë ndihmë Kores&e...