Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Yoon nuk u është përgjigjur thirrjeve për t’u marrë në pyetje nga Policia dhe Zyra për Hetimin e Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë, të cilat janë duke e hetuar bashkërisht nëse shpallja e ligjit ushtarak nga ai më 3 dhjetor përbënte kryengritje.
KOREJA E JUGUT- Hetuesit në Korenë e Jugut kanë kërkuar të hënën lëshimin e një fletarrestimi për presidentin e pezulluar të vendit, Yoon Suk Yeol, në lidhje me zbatimin jetëshkurtër të ligjit ushtarak.
Yoon nuk u është përgjigjur thirrjeve për t’u marrë në pyetje nga Policia dhe Zyra për Hetimin e Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë, të cilat janë duke e hetuar bashkërisht nëse shpallja e ligjit ushtarak nga ai më 3 dhjetor përbënte kryengritje.
Policia është përpjekur por ka dështuar ta bastisë zyrën presidenciale gjatë hetimit. Një gjykatë në Seul do të vendosë tani se a të lëshojë fletarrestim për Yoon apo jo. Kryengritja është njëra prej akuzave ndaj të cilave presidenti koreanojugor nuk ka imunitet.
Yoon Kab-keun, avokati i presidentit të pezulluar, e cilësoi kërkesën për arrestim e tij si "të padrejtë" dhe deklaroi se agjencia kundër korrupsionit nuk ka autoritet për ta bërë një kërkesë të tillë.
"Ligji ushtarak emergjent është brenda kompetencave të presidentit", tha avokati për gazetarët jashtë Gjykatës së Qarkut Perëndimor të Seulit, pasi e dorëzoi një opinion me shkrim lidhur me kërkesën për fletarrestim dhe një letër për caktimin e avokatëve.
Yoon u pezullua nga të gjitha detyrat presidenciale pasi u shkarkua nga Parlamenti për shkak se vendosi përkohësisht ligjin ushtarak në vend.
Trupa të maskuara, të pajisur me pushkë, jelekë antiplumb dhe pajisje për shikim natën, u futën në Parlament ku u përballën me punonjës që i kundërshtonin me shuarës zjarri.
Ligji ushtarak zgjati vetëm disa orë, pasi Parlamenti votoi për ta rrëzuar atë dhe Yoon u tërhoq.
Ky veprim i presidentit e tronditi kombin, i cili që nga vitet ‘80-ta ka qenë demokraci, si dhe shkaktoi alarm ndërkombëtar në mesin e aleatëve si Shtetet e Bashkuara dhe partnerëve tregtarë të ekonomisë së katërt më të madhe të Azisë.
Një gjyq në Gjykatën Kushtetuese ka nisur për të vendosur nëse Yoon do të kthehet në detyrë, apo do të përjashtohet përfundimisht. Gjykata ka 180 ditë për ta marrë vendimin./REL
jimmy carter SHBA- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 100-vjeçare. Carter ...
Jimmy Carter SHBA- Ditë zie kombëtare është shpallur data 9 janar 2025 në SHBA. Kjo datë është shpallur dit&eu...
Foto ilustruese KORE- Një tjetër avion "Boeing 737-800" i Jeju Air që po udhëtont brenda Koresë së Jugut përje...
jimmy carter SHBA- Liderët botërorë kanë shprehur ngushëllimet e tyre pas vdekjes së ish-presidentit amerikan Jimmy Cart...
Aksidenti ETIOPI- 66 persona humbën jetën në një aksident rrugor në jug të Etiopisë. Lajmin e njoftoi dje...
Jimmy Carter SHBA- Jimmy Carter, i cili u ngrit nga toka bujqësore në Gjeorgji për tu bërë presidenti i 39-të i Shteteve t&eu...
Jimmy Carter SHBA- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter, vdiq të dielën në moshën 100-vjeçare. Djali i tij, Chip Carter konfirmo...
foto ilustruese GJERMANI- Një aksident ajror ka ndodhur pasditen e sotme në aeroportin e Stuttgart-it në Gjermani. Siç raportohe...
Joe Biden KOREJA E JUGUT- Presidenti amerikan Joe Biden tha se Uashingtoni është i gatshëm t'i japë ndihmë Kores&e...
IZRAEL- Zyra e kryeministrit izraelit njoftoi se ai iu nënshtrua të dielën një operacioni për heqjen e prostatës, një zhvil...