LIVE UPDATES
Bota

DW: Forumi Ekonomik Botëror në Davos në kohë multi-krizash

Këtë vit në qendër të takimit të Forumit Botëror Ekonomik në Davos janë diskutimet për pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë, krizën energjitike dhe një recesion të mundshëm ekonomik në botë.

16 Janar 2023, 09:16 Nga DOSJA
DW: Forumi Ekonomik Botëror në Davos në kohë multi-krizash
Forumi Ekonomik Botëror

GJERMANI- Të hënën (16.01) fillon punimet Forumi Ekonomik Botëror, në Davos si gjithmonë para një skene dimërore të mbuluar me borë. Lufta në Ukrainë dhe pasojat në ekonomi do të sundojnë edhe këtë herë takimin në alpet zvicerane.

Kohë të pasigurta

Në Davos vijnë krerë politikë nga e gjithë bota, liderë të ekonomisë, figura të njohura dhe aktivistë të klimës. Ky forum zhvillohet në një kohë kur ekonomia botërore ndodhet nën presion të madh për shkak të inflacionit të lartë, krizës së energjisë, ndërprerjeve të zinxhirëve të furnizimit si pasojë e luftës, si edhe rishpërthimit të pandemisë Covis-19 në Kinë. "Krizat ekonomike, ekologjike, sociale dhe gjeopolitike bashkohen dhe krijojnë një të ardhme ekstremisht të pasigurtë dhe të paparashikueshme", thotë Klaus Schwab, themelues i Forumit Botëror Ekonomik në Davos. "Takimi vjetor në Davos do të ndikojë që përgjegjësit të mos ngecin në mentalitetin e krizës."

Në takimin 5-ditor që zhvillohet nën moton "Bashkëpunim në një botë të fragmentuar", priten krerë nga 50 shtete të botës. Mes tyre edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez. Priten edhe presidentë të sapozgjedhur si presidenti koreano-jugor, Yoon Suk-yeol, ai kolumbian, Gustavo Petro dhe presidenti filipinas, Ferdinand Marcon Jr. Nga SHBA vjen  ngarkuari i presidentit Biden për klimën, John Kerry dhe e ngarkuara për tregtinë, Katherine Tai. Nga Rusia nuk ka asnjë pjesëmarrës. Forumi i ndërpreu marrëdhëniet pas sulmit rus mbi Ukrainë.

Frika nga recesioni

Takimi i 53-të në Davos zhvillohet para turbulencave të forta të ekonomisë botërore. Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva paralajmëron, se një e treta e të gjitha ekonomive të botës do të mund të bjerë në recesion këtë vit. Lufta në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë kanë çuar në ngushtica të mëdha të furnizimit me energji. Megjithëse inflacioni në SHBA dhe Europë duket se ka arritur pikën kulmore, ende ai gjendet në një nivel shumë të lartë. Kjo i detyron bankat e bankënotave të ndërmarrin masa të ashpra. Normat e larta të interesit çojnë sërish në kosto të larta rifinancimi në një fazë të stanjacionit ekonomik dhe shtojnë rrezikun e një krize globale të borxheve.

Në një studim të fundit të FMN-së për vlerësimin e rrezikut u vlerësuan si rreziku më i madh  i drejtpërdrejtë kostoja e lartë e jetesës shkaktuar nga pandemia dhe marshimi rus në Ukrainë. Sipas të dhënave ngushticat në furnizimin me energji dhe artikuj ushqimorë mund të zgjasin edhe dy vjet të tjera. Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende deklaroi, se "takimi i Davosit zhvillohet në sfondin e gjendjes më të komplikuar gjeopolitike dhe ekonomike. Ndodhet shumë në lojë për ekonominë botërore, që duhet të shmangë një rececion botëror, ngadalësimin e rritjes ekonomike, inflacionin e lartë dhe borxhet në rritje." Për herë të parë pas pandemisë, takimi i Davosit zhvillohet në kushte normale si konferencë me prezencë në alpet zvicerane.

Marrë nga DW

forumi ekonomik botëror

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet