LIVE UPDATES
Bota

DW: Dërgimet e tankeve gjermane shans për korrigjim gabimi

Gati një vit pas luftës në Ukrainë kjo është pjesë e taktikës së tij të goditjes. Gjermania edhe njëherë po vendoset nën presion gjithnjë e më të madh për dërgimin e më shumë armëve, në një kohë që Britania e Madhe merr iniciativën dhe si vendi i parë i NATO-s do të dërgojë tanke luftarake.

18 Janar 2023, 23:30 Nga k.m.
DW: Dërgimet e tankeve gjermane shans për korrigjim gabimi
Foto ilustruese

Gjermania nuk e pati të lehtë dërgimin e armëve në Ukrainë, pjesërisht aleatët kishin dyshime për mbështetjen gjermane. Po-ja gjermane për furnizimin me tanket Leopard 2 mund t’i hiqte përfundimisht dyshimet. Déjà-vu! Këtë e kemi parë edhe njëherë: Ukraina dhe partnerët në lindje vështrojnë me nervozitet në rritje rinformimin e trupave ruse, si në Bjellorusi dhe vrasin mendjen se ku dhe kur do të godasë Putini. Gati një vit pas luftës në Ukrainë kjo është pjesë e taktikës së tij të goditjes. Gjermania edhe njëherë po vendoset nën presion gjithnjë e më të madh për dërgimin e më shumë armëve, në një kohë që Britania e Madhe merr iniciativën dhe si vendi i parë i NATO-s do të dërgojë tanke luftarake. Kritika ndaj Berlinit është rritur, në twitter ofendimi i Gjermanisë është sërish në modë. Problemet e vjetra të Europës lindore dhe Gjermanisë kërcënojnë të rihapen sërish. Kjo të kujton gjendjen në janar shkurt 2022, kur Estonia donte të dërgonte tanke artilerie nga rezervat e RDGJ-së, kurse Berlini bllokonte, dhe vetëm pas marshimit rus në Ukrainë ra dakord.

Zhdavaritje e dyshimeve të fundit ndaj besueshmërisë së gjermanëve

Pika kryesore e debatit këtë herë është produkti më i njohur dhe më i kërkuar i industrisë gjermane të armëve, tanket Leopard 2. Ai është ndërkohë një simbol. Kievi i drejton prej muajsh lutje Berlinit për këto tanke e deri tani dëgjon përgjigje negative. Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck bëri të qartë, se Berlini nuk do të bllokonte, nëse vendet e tjera duan të dërgojnë tanke. Polonia dhe vende të tjera të NATO-s, si edhe Finlanda janë gati të dërgojnë tanket e veta Leopard 2 në Ukrainë, por kanë nevojë për këtë për miratimin e Gjermanisë, vendit ku u zhvilluan armët.

Në fillim të sulmit rus ndaj Ukrainës, Berlini u kritikua shumë për qëndrimin hezitues. Ky rezervim dhe ndërtimi i gazsjellësit Nord Stream 2 ishin gabimet më të mëdha gjermane para sulmit rus. Që nga kjo kohë Gjermania e korrigjoi kursin e saj – ajo i dha fund varësisë nga furnizimet energjitike ruse, Ukraina u furnizua me armë. Vetëm para pak javësh, Berlini bëri të ditur, se do të dërgojë tanket mbrojtës Marder dhe sistemin antiraketor Patriot në Ukrainë. Tanket Leopard 2 janë një shans të hiqen edhe dyshimet e fundit për besueshmërinë gjermane, për korrigjimin e gabimeve të shkuara dhe mbylljen e këtijn kapitulli.

Shans për ministrin e ri të Mbrojtjes, Pistorius

Berlini duhet ta japë miratimin dhe do ta japë. Presioni po rritet, shenjat për këtë po shtohen, është vetëm çështje kohe. Shtyrje të tjera pa një humbje të madhe të imazhit të Gjermanisë janë gati të pamundura. Pas njoftimit të Britanisë së Madhe, ky nuk do të ishte më veprim i veçuar, të cilin kancelari Scholz e refuzon duke respektuar dyshimet në popullsi. Në një artikull parimor për revistën “Foreign Affairs” në dhjetor, Olaf Scholz schkroi, se Gjermania është gati “të marrë përgjegjësinë si një nga garantet kryesore të sigurisë në Europë.” Ai premtoi trajnimin e forcave ukrainase të sigurisë dhe pajisjen e tyre.

Miratimi për tanket Leopard 2 do të ishte një hap i rëndësishëm në këtë drejtim: sa më shpejt, aq më mirë. Rasti tjetër do të ishte takimi i ministrave të Mbrojtjes për ndihmën ndaj Ukrainës në fund të kësaj jave në bazën amerikane në Gjermani, Rammstein. Ministri i ri i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka shansin unik të shkojë me një njoftim historik për dhënien e dritës së gjelbër për tanket Leopard. Ukraina dhe partnerët e saj nuk kanë shumë kohë, faza më brutale dhe e përgjakshme e luftës është ende përpara. Gjermania nuk mund të jetë më hezituese. /DW

tanket gjermane gjermani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë