LIVE UPDATES
Bota

Gjykata e Lartë kërkon shkarkimin e ministrit të qeverisë Netanjahu

Vendimi për udhëheqësin e partisë Shas, Aryeh Deri duket se do të nxisë më tej tensionet midis kabinetit dhe Gjykatës së Lartë të Izraelit lidhur me planet e qeverisë për reformim të gjykatës që synojnë ta dobësojnë atë.

18 Janar 2023, 21:02 Nga A.B
Gjykata e Lartë kërkon shkarkimin e ministrit të qeverisë
Benjamin Netanjahu

IZRAEL- Gjykata e Lartë e Izraelit urdhëroi kryeministrin Benjamin Netanjahu të mërkurën të shkarkojë një nga ministrat e tij për shkak të një dënimi të kaluar për mashtrim me taksat, një pengesë për qeverinë e re të koalicionit të krahut të djathtë.

Vendimi për udhëheqësin e partisë Shas, Aryeh Deri duket se do të nxisë më tej tensionet midis kabinetit dhe Gjykatës së Lartë të Izraelit lidhur me planet e qeverisë për reformim të gjykatës që synojnë ta dobësojnë atë.

“Shumica e gjyqtarëve arriti në përfundimin se emërimi ishte jashtëzakonisht i paarsyeshëm dhe si rrjedhim kryeministri duhet ta shkarkojë ministrin Deri nga detyra,” thuhet në një përmbledhje të vendimit të gjykatës.

Zoti Deri, i cili aktualisht është ministër i brendshëm dhe i shëndetësisë, ishte parashikuar të bëhej ministër financash, në pjesën e dytë të mandatit, sipas një marrëveshjeje për rotacion. Ai pranoi fajësinë për mashtrime me taksa vitin e kaluar, në një marrëveshje për të mos vuajtur denim në burg.

Disa nga gjyqtarët në vendimin e tyre përmendën gjithashtu faktin që zoti Deri i kishte thënë më parë gjykatës që u mor me çështjen e tij për taksat, se do të tërhiqej nga politika.

Nuk ka pasur ende reagim ndaj vendimit nga kryeministri Netanjahu, i cili u kthye në detyrë në dhjetor në krye të një qeverie të djathtë. Por ministri i Drejtësisë dhe anëtari i partisë së tij Likud, Yariv Levin tha se Gjykata kishte zgjedhur të mos respektonte zgjedhjen e popullit.

“Unë do të bëj gjithçka që është e nevojshme për të ndrequr plotësisht këtë padrejtësi të dukshme që i është bërë rabinit Aryeh Deri, lëvizjes Shas dhe demokracisë izraelite,” tha zoti Levin në një deklaratë.

Reforma e ministrit Levin do të rriste ndikimin e qeverisë mbi emërimet gjyqësore, ndërkohë që do të kufizonte kompetencat e Gjykatës së Lartë për të rrëzuar ligje ose për të vendosur kundër veprimeve të ekzekutivit.

Reforma, për të cilën qeveria thotë se është e nevojshme për të frenuar tejkalimin e kompetencave nga gjyqtarët e njëanshëm elitarë, ka shkaktuar zemërim midis kritikëve, të cilët thonë se kjo do të minonte pavarësinë e gjyqësorit dhe do të dobësonte kontrollet dhe balancat demokratike në themel të sundimit të ligjit.

Plani për reformë mbështetet nga zoti Netanjahu, i cili është në gjyq për akuzat për korrupsion të cilat ai i ka mohuar.

Partia Shas, që e merr mbështetjen nga hebrenjtë fetarë me origjinë nga Lindja e Mesme, fitoi 11 nga 120 vendet e Knesset-it në zgjedhjet e 1 nëntorit. Ajo tha se vendimi ishte politik. “Gjykata vendosi sot se zgjedhjet nuk kanë vlerë.”

Organizatat që ndjekin zhvillimet politike kishin apeluar në Gjykatën e Lartë për të urdhëruar zotin Netanjahu ta kthente mbrapsht emërimin e zotit Deri, duke pasur parasysh dënimin e tij të fundit, si dhe shkeljet e mëparshme. Në vitin 1999, ai ishte dënuar me tre vjet burg për marrje ryshfeti./VOA

benjamin netanjahu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet