LIVE UPDATES
Bota

"Duke u turrur të verbër drejt greminës", The Economist: Tregjet euforike po shpërfillin rreziqet politike në rritje

Por nëse këqyrni tregjet financiare, do të mendonit se nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme në botë. Duket se asnjë gjakderdhje apo zemërim politik nuk mund ta shpërqendrojë Wall Street-in nga lajmi i mirë ekonomik: se frika e recesioneve deri tani ka dalë e gabuar dhe se inflacioni ka rënë.

17 Gusht 2024, 12:26 Nga N.F
"Duke u turrur të verbër drejt greminës", The
Foto ilustruese

SHBA- Tregjet euforike po shpërfillin rreziqet politike në rritje. Fuqia e investitorëve përballë rrëmujës politike nuk ka gjasa të shpërblehet, shkruan The Economist. Viti i kaluar ka sjellë luftë në Lindjen e Mesme, përshkallëzim të konfliktit tregtar midis Perëndimit dhe Kinës dhe më 13 korrik, pati edhe një tentativë për vrasje ndaj kandidatit kryesor në garën presidenciale të Amerikës.

Por nëse këqyrni tregjet financiare, do të mendonit se nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme në botë. Duket se asnjë gjakderdhje apo zemërim politik nuk mund ta shpërqendrojë Wall Street-in nga lajmi i mirë ekonomik: se frika e recesioneve deri tani ka dalë e gabuar dhe se inflacioni ka rënë.

Për rrjedhojë, tregjet janë afër niveleve më të larta të të gjitha kohërave në Amerikë, Eurozonë dhe Japoni, dhe shumë aksione në ekonomitë në zhvillim, po lulëzojnë gjithashtu. Optimizmi është përhapur ngado. Krahasuar me fitimet e kompanive, aksionet e Amerikës kanë qenë kaq të shtrenjta vetëm gjatë dy lulëzimeve të mëparshme ekonomike.

Ndoshta përpjekja për të vrarë Donald Trump është parë si një akt i rastësishëm pa ndikime të thella politike. Në fund të fundit, Amerika ka një histori të gjatë të tentativave për vrasje ndaj politikanëve.

As tentativat e vrasjes ndaj Gerald Ford-it në vitin 1975 dhe Ronald Reagan-it në vitin 1981, nuk sollën kriza ekonomike. Sidoqoftë, fakti se ndarja e theksuar partiake ka frymëzuar një tentativë për vrasje, është reflektim i përçarjes politike të Amerikës, që po përhapet në botë, duke shkaktuar trazira globale.

Nëse zoti Trump dhe kandidati i tij i ri, J.D. Vance, hyjnë në Shtëpinë e Bardhë, atëherë do të ketë përçarje edhe më të mëdha. Siç u shpreh në fjalimin e tij në kuvend, zoti Vance përforcon instinktet izoluese të Donald Trump.

Europa mund të humbasë ombrellën e saj të sigurisë në NATO dhe mund të vuajë nga dhimbje ekonomike të shkaktuara nga proteksionizmi amerikan. Pse investitorët nuk janë të shqetësuar nga gjithë këto kërcënime? Një arsye është se ekonomia reale deri tani është përshtatur jashtëzakonisht mirë me trazirat globale.

Ndërsa lufta tregtare është ndezur, kompanitë perëndimore i kanë ripërshtatur zinxhirët e tyre të furnizimit përmes vendeve aziatike si Vietnami dhe India (shpesh duke i maskuar lidhjet me Kinën, në vend që t’i shkëpusin ato). Kur u detyrua të shkëputej papritur nga gazi rus, ekonomia gjermane u përshtat, në vend që të shembej.

Në Amerikë, dëmi i shkaktuar nga tarifat është errësuar nga lulëzimi i vendeve të punës dhe stimuli që mundësuan deficitet e mëdha. Risia, veçanërisht përparimi i Inteligjencës Artificiale gjeneruese, ka ecur me hapa të shpejtë.

Sidoqoftë, do të ishte naive po të mendohej se ekonomia globale është e paprekshme nga politika. Në fund të fundit, zhvillimi i saj varet nga themelet liberale, demokratike dhe paqësore mbi të cilat është ndërtuar kapitalizmi modern.

Këtë e tregon fakti se lajmi i mirë që po festojnë investitorët, pra ulja pa dhimbje e inflacionit, është arritur nga bankat qendrore, të cilat janë relativisht të mbrojtura nga ndërhyrjet politike. Por politikanët mund të vendosin që ta shpërfillin tabunë e ndërhyrjes në normat e interesit, ashtu siç kohët e fundit ndryshuan pikëpamje në lidhje me subvencionet dhe tarifat.

Trump për shembull, sulmoi kryetarin e Rezervës Federale, Jerome Powell, gjatë mandatit të tij të parë. Nëse Trump merr një mandat të dytë, do të jetë shumë e vështirë që Rezerva Federale të vazhdojë të ruajë pavarësinë e saj.

Vendet ku nuk vihet re një ngritje e bursës janë një shembull që tregojnë se çfarë pasojash mund të sjellin politika e keqe dhe përçarjet në tregti. Tregu i madh me ecurinë më të keqe gjatë vitit të kaluar, është ai i Kinës, që ka rënë me rreth 10% në terma dollarësh.

Pavarësisht se në Perëndim po rritet pëlqimi për kapitalizmin shtetëror kinez dhe Pekini ka vënë vazhdimisht në dukje trazirat në Amerikë, e vërteta është se rritja ekonomike e Kinës ka qenë zhgënjyese kohët e fundit.

Qeveria e saj autoritare, së cilës i mungon disiplina dhe dinamizmi që kërkon politika demokratike, nuk ka arritur të zgjidhë dot krizën e pronave apo të luftojë ngadalësimin ekonomik duke nxitur konsumin.

Nga ana tjetër, në Perëndim, tregu i aksioneve të Britanisë ka pasur ecuri jashtëzakonisht të keqe që kur vendi votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian në vitin 2016, një vendim që ka ndërprerë flukset tregtare me ortakët më të afërt.

Këtë javë, aksionet e TSMC-së dhe firmave të tjera të teknologjisë, ranë pasi Trump kërkoi që Tajvani t’i paguante Amerikës për të marrë garanci për mbrojtje.

Në disa pjesë të botës (edhe pse nuk janë vende për të cilat investitorët duan t’ia dinë shumë), ekonomia reale po vuan nga rënia e rendit të vjetër. Që nga pandemia Covid-19, vendet në zhvillim nuk janë rritur më shpejt se ato të pasurat siç u rritën gjatë lulëzimit të globalizimit pas vitit 1990.

Shumë nga vendet më të varfra janë ngarkuar me borxhe të mëdha, nga të cilat është e vështirë të shpëtojnë sepse kreditorët, duke përfshirë Kinën, nuk respektojnë statusin e veçantë të FMN-së, sepse e shohin atë si një krah të fuqisë perëndimore.

Përfundimisht, do të vijë një pikë kur përplasjet politike dhe gjeopolitike do të dëmtojnë edhe vendet e pasura. Sidoqoftë, Wall Street tani për tani është i kënaqur nga fakti se po rritet gjithnjë e më shumë besimi se rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë do të ishte një lajm i mirë për investitorët.

Ditët e fundit, ndërsa janë rritur gjasat për uljen e normave të interesit dhe fitoren e Donald Trump, janë bërë popullore aksionet me kapital të vogël.

Është e vërtetë se ulja e normës së taksës së korporatave nga 21% në 15%, një ide që e ka përmendur vazhdimisht Trump mund të rrisë mekanikisht fitimet, dhe se deficitet më të mëdha janë stimuluese për ekonominë. Por ekonomia po nxehet më shumë se ç’duhet dhe buxheti i Amerikës është shumë më i tendosur se në fillim të mandatit të parë të Trump.

Këto nënkuptojnë se ka më shumë gjasa një inflacion më i lartë se sa një rritje më e shpejtë ekonomike. Trump e ka parë prej kohësh bursën si një matës të ecurisë së tij, kështu që mund të heqë dorë nga idetë më të këqija.

Por nuk mundet që thjesht të shpresojmë se idetë më të rrezikshme ekonomike të Trump do të braktiseshin po të ushtrohej shumë trysni kundër tyre.

Një tronditje në Kinë

Dhe nëse Trump dhe Vance do të lejonin më shumë luftëra në Europë, ose nëse do të bënin hapa drejt shkëputjes së plotë nga Kina, kjo do të sillte pa dyshim kaos ekonomik. Investitorët do të goditeshin rëndë.

Një zhytje e tillë e rendit botëror në trazira do të ishte shqetësuese për investitorët, edhe nëse aksionet do të kishin çmime normale. Nëse vlerësimet e tyre do të ishin jashtëzakonisht të larta si tani, kjo do të sillte përplasje të madhe. Rreziku politik është i vështirë për t’u vlerësuar nga tregjet. Por kjo nuk do të thotë se duhet ta shpërfillin atë./ Monitor

 

rreziqe politike tregje

Sondazh

Poll
Bota 17 Gusht 2024, 08:58 N.F

Përdorimi i armëve gjermane në Rusi

Foto ilustruese GJERMANI- Ligjërisht, përdorimi i armëve gjermane në Rusi nuk është problem. Por politikisht, situata ës...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet