LIVE UPDATES
Bota

Vdes John Lansing, ish-drejtori ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Media Globale

Nuk u bë menjëherë i ditur shkaku i vdekjes së tij. John Lansing mori detyrën e drejtorit ekezekutiv të Agjencisë Amerikane për Media Globale, USAGM, në vitin 2015. Si drejtor ekzekutiv, ai udhëhoqi të gjitha organet amerikane të medias për transmetime ndërkombëtare që financohen nga qeveria. Zëri i Amerikës është agjencia më e madhe në këtë grup, ku bëjnë pjesë edhe Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, Radio Azia e Lirë, Rrjeti i Transmetimeve për Lindjen e Mesme dhe Radio-Televizioni Marti.

17 Gusht 2024, 07:37 Nga N.F
Vdes John Lansing, ish-drejtori ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për
John Lansing

SHBA- John Lansing, i cili shërbeu në postin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Amerikane për Mediat Globale, vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij buzë liqenit në Viskonsin në moshën 67-vjeçare. Nuk u bë menjëherë i ditur shkaku i vdekjes së tij. John Lansing mori detyrën e drejtorit ekezekutiv të Agjencisë Amerikane për Media Globale, USAGM, në vitin 2015. Si drejtor ekzekutiv, ai udhëhoqi të gjitha organet amerikane të medias për transmetime ndërkombëtare që financohen nga qeveria. Zëri i Amerikës është agjencia më e madhe në këtë grup, ku bëjnë pjesë edhe Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, Radio Azia e Lirë, Rrjeti i Transmetimeve për Lindjen e Mesme dhe Radio-Televizioni Marti.

Në një deklaratë me shkrim, drejtorja ekzekutive e Agjencisë Amerikane për Media Globale, Amanda Bennett e quajti ish shefin e agjencisë "një mbështetës të fortë të lirisë së shtypit, sigurisë së gazetarëve dhe lidhjes së njerëzve në mbarë botën në mbështetje të lirisë dhe demokracisë".

Në kohën kur ai ishte shef i Agjencisë Amerikane për Media Globale, ai krijoi një komitet të përbërë nga krerët e secilit prej organeve të agjencisë "kështu që ne mund të bisedonim rregullisht për gjendjen në botë së bashku", tha zonja Bennett.

“John-i bëri shumë për të modernizuar këtë agjenci. Nga miratimi i strategjisë për t’i dhënë përparësi kryesore pranisë në platformat dixhitale, tek shtimi e nismave për lirinë e internetit dhe riemërtimi i agjencisë nga Bordi i Guvernatorëve të Transmetimeve Ndërkombëtare në Agjencinë Amerikane për Media Globale, vizioni i tij ishte transformues", vuri në dukje zonja Bennett.

Gjatë mandatit të tij, rrjetet e Agjencisë Amerikane të Medias Globale rritën audiencën e tyre javore globale me më shumë se 100 milionë njerëz. Ai zgjeroi gjithashtu përdorimin e platformave të agjencisë, duke përfshirë fillimin e transmetimit të drejtpërdrejtë të emisioneve të koduara në radio me valë të shkurtra për të depërtuar në vendet, që bllokojnë apo ndalojnë programet amerikane. Gjatë udhëheqjes së tij, Agjencia Amerikane për Media Globale në 2017 filloi emsionin televiziv “Current Time TV” në gjuhën ruse të udhëhequr nga Radio Evropa e Lirë në partneritet me Zërin e Amerikës. John Lansing dha dorëheqjen nga posti i drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Amerikane për Media Globale në vitin 2019.

Pas largimit nga Agjencia Amerikane për Media Globale, John Lansing mori postin e drejtorit ekzekutiv të Radios Publike Kombëtare, NPR, ku shërbeu deri në fillim të këtij viti. Në një deklaratë, pasuesja e tij në NPR, drejtorja ekzekutive Katherine Maher, tha se ai e kuptonte rëndësinë e rolit të radios NPR në mbështetje të demokracisë amerikane.

John Lansing filloi në gazetari kur ishte 17 vjeç në një stacion televiziv lokal në Kentaki. Më vonë gjatë karrierës së tij, ai shërbeu për nëntë vjet si president i kompanisë Scripps Networks, e cili mbikëqyr kanalet televizive Food Network dhe Travel Channel. Më pas ai u bë president dhe drejtor ekzekutiv i grupit “Cable & Telecommunications for Marketing”, që përfshin 90 kompani televizioni amerikane dhe kanadeze. Ai la pas gruan e tij Jean dhe katër fëmijët e tyre, Alex, Jackson, Nicholas dhe Jennifer./ VOA

john lansing usagm

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet